Saturday, December 6, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

‘Thirrje’/ Anila Hoxha publikon letrën e gruas së divorcuar: Kam menduar vetëvrasjen…

Editor by Editor
May 7, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, SOCIALE
0
‘Thirrje’/ Anila Hoxha publikon letrën e gruas së divorcuar: Kam menduar vetëvrasjen…
0
SHARES
29
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetarja Anila Hoxha ka publikuar në rrjetet e saj sociale letrën e një gruaje që i ka ardhur në mesazhet e saj private, marrë shkak nga ngjarja e rëndë ndodhur në Shkodër ku Alma Arrazi i dha fund jetës bashkë me tre fëmijët e mitur.

Ajo ka treguar historinë e saj ku pas dhunës dhe problemeve në martesë, mori divorcin duke tentuar të rrisë e vetme fëmijën e saj. Në këtë letër ajo tregon se për shkak të vështirësive, ka menduar t’i japë fund jetës, por nuk e ka bërë duke menduar se duhet të rrisë fëmijën.

Hoxha e ka ndarë këtë letër, pasi e quan si një “thirrje!”.

Postimi i plotë i Anila Hoxhës:

Nje thirrje per ndihme, leter e gruas pa emer!

Jam menduar naten e kaluar ta botoj apo dhe vendosa qe ta ndaj sepse ja ku ESHTE nje thirrje. Per ti qendruar besnike hoqa shume fraza, te cilat mund ta identifikojne.

“Anilë, të pashë sot tek Juli dhe ende nuk i ndal dot lotët.

Ti më njeh por mua, më vjen turp të të them se kush jam, sepse nuk do doja që këtë mesazh ta ndaje me dikë tjetër. The që nuk jemi vetëm, por duhet të flasim.

Jemi vetëm!

Kam dalë nga një martesë, nga e cila u dhunova dhe me shumë sakrifica u përpoqa të vazhdoja jetën time dhe rritjen e fëmijës.

Nga jashtë duket sikur jam mirë.

Më kanë mbajtur me orë të tëra në punë kur unë duhej të shkoja pranë fëmijës tim, jam detyruar ta rris por nuk e kam marre pagën. 3 muaj pa paguar detyrimet, qiraxhiu po bëhet gati të më nxjerrë nga shtëpia dhe fëmijën e kam dërguar tek i ati.

Ndersa mua më qan shpirti, sepse nuk kam as një lek për ta ushqyer. Ai nga ana e tij po më bën presione indirekte se do ma marë kujdestarinë, sepse nuk kam financat e duhura.

Qeraja, fëmijët për tu rritur, me jetë për të përballuar, duken shumë.

Por nuk dalin kur ti e ke mësuar evlatin tënd duke mos i munguar asgjë. Dhe sot dhuna vazhdon, psikologjike, financiare, emocionale dhe kjo  bëhet zinxhir.

Alma dhe shumë si ajo nuk kanë rrugëdalje.

Unë luftova, por ndonjëherë mendoj më mirë të kisha qëndruar në atë martesë jo të shëndetshme, sesa të jem në kushtet e mbijetesës.

Dhe po, nuk kanë qenë të pakëta herët që e kam menduar vetëvrasjen, por nuk e bëj dot sepse më duhet të rris e të edukoj qënien më të rëndësishme të jetës time.

Aq sa e dua, aq e shoh atë si burgun tim. Më ka dënuar që të përballoj jetën në këtë vend të qelbur, me këta njerëz të kalbur, dhe realisht, nuk ka asnjë derë ku mund të trokasësh. Të gjithë duan të të mbështesin në teori, por në praktikë, edhe nëse e bëjnë, duan vetëm të të shkelin.

Ky është realiteti.

Na vrasin besimin tek drejtësia, tek e vërteta, tek dinjiteti, na vrasin ëndrrat dhe ti duhet thjeshtë të mbijetosh, ose të lejosh të të shkelin që të ia dalësh, sepse pa asnjë mbështetje, është e pamundur.

Te lutem, mos trego. E vetmja ndihmë që mund të japim të gjithë bashkë është të tregojmë të vërtetën. E vetme, jeta e asnjërës nuk ka vlerë.

Ky është realiteti. Po mundohem të ndihmoj veten. Po mendoj të iki nga Shqipëria, duke kërkuar alternativa. Thjeshtë mos flasim më për mbështetje, për polici, për politika sociale.

Nuk ekzistojnë, janë selektive “!

Previous Post

Tragjedia në Shkodër, del para gjykatës sot Erdgys Arrazi

Next Post

LIVE-Rama: PS s’e ka fituar ende imunitetin ndaj korrupsionit

Next Post
LIVE-Rama: PS s’e ka fituar ende imunitetin ndaj korrupsionit

LIVE-Rama: PS s’e ka fituar ende imunitetin ndaj korrupsionit

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
300 kriminelë, përfshirë vrasës dhe përdhunues, lirohen gabimisht në Angli. Shtypi: Problema të mëdha në administrimin e burgjeve.

300 kriminelë, përfshirë vrasës dhe përdhunues, lirohen gabimisht në Angli. Shtypi: Problema të mëdha në administrimin e burgjeve.

December 6, 2025
Furnizimi me ujë për mijëra banorë në Mirditë ndërpritet për shkak të dëmtimit të linjës së ujësjellësit.

Furnizimi me ujë për mijëra banorë në Mirditë ndërpritet për shkak të dëmtimit të linjës së ujësjellësit.

December 6, 2025
“Vlerësoni përveçse falë zotësive tuaja”, SHBA i vendos Evropës një afat: Deri në vitin 2027 për..

“Vlerësoni përveçse falë zotësive tuaja”, SHBA i vendos Evropës një afat: Deri në vitin 2027 për..

December 6, 2025
Trump shpall Strategjinë e Sigurisë Kombëtare, përfshirë çështjet e ushtrisë, kufijve, luftës kundër drogës dhe “triumfit kulturor me Evropën”, duke e theksuar Kosovën.

AKTUALITET

300 kriminelë, përfshirë vrasës dhe përdhunues, lirohen gabimisht në Angli. Shtypi: Problema të mëdha në administrimin e burgjeve.

by timoni.al
December 6, 2025
0

Në Angli, situata e lirimit të të burgosurve ka marrë një vëmendje shqetësuese. Siç raporton Daily Mail, që nga kur...

Read moreDetails
Furnizimi me ujë për mijëra banorë në Mirditë ndërpritet për shkak të dëmtimit të linjës së ujësjellësit.

Furnizimi me ujë për mijëra banorë në Mirditë ndërpritet për shkak të dëmtimit të linjës së ujësjellësit.

December 6, 2025
“Vlerësoni përveçse falë zotësive tuaja”, SHBA i vendos Evropës një afat: Deri në vitin 2027 për..

“Vlerësoni përveçse falë zotësive tuaja”, SHBA i vendos Evropës një afat: Deri në vitin 2027 për..

December 6, 2025
Trump shpall Strategjinë e Sigurisë Kombëtare, përfshirë çështjet e ushtrisë, kufijve, luftës kundër drogës dhe “triumfit kulturor me Evropën”, duke e theksuar Kosovën.

Trump shpall Strategjinë e Sigurisë Kombëtare, përfshirë çështjet e ushtrisë, kufijve, luftës kundër drogës dhe “triumfit kulturor me Evropën”, duke e theksuar Kosovën.

December 6, 2025
14:11

Fundjava fillon me fluks të madh trafiku, pjesërisht e bllokuar rruga Tiranë-Elbasan

Me fillimin e fundjavës, shumë qytetarë po udhëtojnë drejt juglindjes së Shqipërisë për të kaluar pushimet, çka ka sjellë një rritje të konsiderueshme të trafikut.

14:11 Fundjava fillon me fluks të madh trafiku, pjesërisht e bllokuar rruga Tiranë-Elbasan Me fillimin e fundjavës, shumë qytetarë po udhëtojnë drejt juglindjes së Shqipërisë për të kaluar pushimet, çka ka sjellë një rritje të konsiderueshme të trafikut.

December 6, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

300 kriminelë, përfshirë vrasës dhe përdhunues, lirohen gabimisht në Angli. Shtypi: Problema të mëdha në administrimin e burgjeve.

300 kriminelë, përfshirë vrasës dhe përdhunues, lirohen gabimisht në Angli. Shtypi: Problema të mëdha në administrimin e burgjeve.

December 6, 2025
Furnizimi me ujë për mijëra banorë në Mirditë ndërpritet për shkak të dëmtimit të linjës së ujësjellësit.

Furnizimi me ujë për mijëra banorë në Mirditë ndërpritet për shkak të dëmtimit të linjës së ujësjellësit.

December 6, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al