Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Protesta propalestineze, arrestohen dhjetëra studentë në SHBA

Editor by Editor
May 1, 2024
in AKTUALITET, BOTË, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
Protesta propalestineze, arrestohen dhjetëra studentë në SHBA
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

SHBA- Policia e Nju Jorkut arrestoi dhjetëra protestues propalestinezë që ishin izoluar brenda një ndërtese në kampusin e Universitetit të Kolumbias në orët e vona të 30 prillit. Pas arrestimeve, policia arriti t’i shpërndajë protestuesit, gjë që të cilët udhëheqësia e universitetit kishte tentuar të bëjë që gati dy javë.

Menjëherë pasi policia hyri brenda ndërtesës ku protestuesit po rrinin, presidentja e Universitetit të Kolumbisë, Minouche Shafik, publikoi një letër në të cilën i kërkoi policisë të qëndronte në kampus deri të paktën më 17 maj, dy ditë pas ceremonisë së diplomimit, “për të ruajtur rendin dhe për të siguruar që kampet të mos rivendosen”.

Brenda tre orëve, protestuesit u larguan nga kampusi, tha një zëdhënës i policisë, duke shtuar se u bënë “dhjetëra” arrestime.

“Kolumbia do të jetë krenare për këta studentë pas pesë vjetësh”, tha Sueda Polat, studentet e Universitetit të Kolumbisë, që mori pjesë në koalicionin e grupeve studentore për organizimin e protestave.

Ajo tha se studentët nuk përbëjnë rrezik dhe i bëri thirrje policisë që të tërhiqej, në një intervistë të dhënë gjatë kohës sa policët i bërtisnin asaj dhe të tjerëve që të tërhiqeshin ose të largoheshin nga kampusi. Protestuesit kishin tre kërkesa për Universitetin e Kolumbisë: tërheqje nga bashkëpunimi me kompanitë që mbështesin qeverinë izraelite, transparencë më të madhe për financat e universiteteve dhe amnisti për studentët dhe fakultetet e ndëshkuar me masa disiplinore gjatë protestave.

Presidentja Shafik ka thënë se Kolumbia nuk do të heqë dorë nga të ardhurat financiare nga Izraeli. Në vend të kësaj, ajo ofroi të investonte në shëndetësi dhe arsim në Gazë dhe t’i bënte më transparente investimet e Kolumbisë. Në letrën e saj të publikuar më 30 prill, Shafik tha se protestuesit kishin vandalizuar pronën e Universitetit dhe se ata janë pezulluar nga universiteti.

Izolimi brenda ndërtesës së fakultetit filloi gjatë natës kur protestuesit thyen xhamat, hynë brenda dhe shpalosën një pankartë ku shkruhej “Hind’s Hall”, si shenjë se ata donin ta riemërtonin ndërtesën në nder të një fëmijë 6-vjeçar palestinez të vrarë në Gazë nga ushtria izraelite. Sulmi i 7 tetorit në jug të Izraelit nga militantët e Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – dhe ofensiva izraelite që pasoi kanë shkaktuar protestat më të mëdha studentore në SHBA që nga protestat kundër racizmit të vitit 2020.

Protestuesit propalestinezë u mblodhën gjithashtu në City College të Një Jorkut, me universitetin që i urdhëroi ata të largoheshin nga kampusi, tha zëvendëskomisioneri i Departamentit të Policisë së Nju Jorkut, Kaz Daughtry. Dhjetra protestues u arrestuan, raportoi Neë York Times. Daughtry tha gjithashtu se universiteti kishte kërkuar praninë e policisë për të ndihmuar në shpërndarjen e protestuesve. Shumë nga protestat nëpër SHBA janë pritur me kundërprotesta që i akuzojnë ata për nxitje të anti-semitizmit.

Pala propalestineze, përfshirë hebrenjtë që kundërshtojnë veprimet izraelite në Gazq, thonë se ata janë duke u cilësuar padrejtësisht si antisemitë për kritikat ndaj qeverisë së Izraelit dhe shprehjen e mbështetjes për të drejtat e njeriut. Çështja ka marrë ngjyrime politike në prag të zgjedhjeve presidenciale në SHBA në nëntor, me republikanët që akuzojnë disa administratorë të universiteteve për mbylljen e syve ndaj retorikës anti-semitike. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, të martën e quajti hyrjen me forcë brenda ndërtesave të kampusit “qasje të gabuar”./ REL

Previous Post

EMRAT/ Operacioni “Flakë në det”, arrestohen 3 persona me urdhër të SPAK

Next Post

FOTOLAJM/ “Nëse mund të lexosh këtë falëndero një mësues”, 1 Maji/ Mësuesit në protestë

Next Post
FOTOLAJM/ “Nëse mund të lexosh këtë falëndero një mësues”, 1 Maji/ Mësuesit në protestë

FOTOLAJM/ “Nëse mund të lexosh këtë falëndero një mësues”, 1 Maji/ Mësuesit në protestë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Fotot e Epstein tregojnë apartamentin e tij në Paris, ndërsa Stephen Hawking shfaqet mes grave me bikini.

Tavolinë masazhi dhe imazhe të grave të zhveshura në mure/ Fotot nga Epstein zbulojnë apartamentin e tij në Paris, Stephen Hawking mes femrave me bikini

February 25, 2026

Leigh-Anne Pinnock propozon ndalimin e rrjeteve sociale për të rinjtë nën 16 vjeç! “Toksiciteti është bërë i papërmbajtshëm”

Leigh-Anne Pinnock propozon ndalimin e rrjeteve sociale për të rinjtë nën 16 vjeç! “Toksiciteti është bërë i papërmbajtshëm”

February 25, 2026
Shqipëria tashti përballet me mjegull, duke krijuar pengesa në qarkullimin e automjeteve.

KRYESORE

Tavolinë masazhi dhe imazhe të grave të zhveshura në mure/ Fotot nga Epstein zbulojnë apartamentin e tij në Paris, Stephen Hawking mes femrave me bikini

by timoni.al
February 25, 2026
0

Fotot e reja të Stephen Hawking dhe apartamentit të Jeffrey Epstein në Paris kanë bërë bujë të madhe në media....

Read moreDetails
Fotot e Epstein tregojnë apartamentin e tij në Paris, ndërsa Stephen Hawking shfaqet mes grave me bikini.

Fotot e Epstein tregojnë apartamentin e tij në Paris, ndërsa Stephen Hawking shfaqet mes grave me bikini.

February 25, 2026
Leigh-Anne Pinnock propozon ndalimin e rrjeteve sociale për të rinjtë nën 16 vjeç! “Toksiciteti është bërë i papërmbajtshëm”

Leigh-Anne Pinnock propozon ndalimin e rrjeteve sociale për të rinjtë nën 16 vjeç! “Toksiciteti është bërë i papërmbajtshëm”

February 25, 2026
Shqipëria tashti përballet me mjegull, duke krijuar pengesa në qarkullimin e automjeteve.

Shqipëria tashti përballet me mjegull, duke krijuar pengesa në qarkullimin e automjeteve.

February 25, 2026
Video/ "Po i vrisni amerikanët", reagimi i një kongresmene demokrate ndërsa Trumpi flet

Video/ “Po i vrisni amerikanët”, reagimi i një kongresmene demokrate ndërsa Trumpi flet

February 25, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Fotot e Epstein tregojnë apartamentin e tij në Paris, ndërsa Stephen Hawking shfaqet mes grave me bikini.

Tavolinë masazhi dhe imazhe të grave të zhveshura në mure/ Fotot nga Epstein zbulojnë apartamentin e tij në Paris, Stephen Hawking mes femrave me bikini

February 25, 2026
Fotot e Epstein tregojnë apartamentin e tij në Paris, ndërsa Stephen Hawking shfaqet mes grave me bikini.

Fotot e Epstein tregojnë apartamentin e tij në Paris, ndërsa Stephen Hawking shfaqet mes grave me bikini.

February 25, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al