Saturday, June 13, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Me pistoletë nën jastëk/ 85-vjeçari italian plagos grabitësin shqiptar

Editor by Editor
April 29, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
Me pistoletë nën jastëk/ 85-vjeçari italian plagos grabitësin shqiptar
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një ish-financier 85-vjeçar u përball me një grabitje në shtëpinë e tij në Bergamo, duke plagosur me armë zjarri një prej krimineleve. Ngjarja, sipas mediave italiane, ndodhi rreth orës 21:30 të së shtunës, në lagjen periferike të Longuelo.

Hajduti i plagosur është një 26-vjeçar shqiptar, i cili mori një plumb në qafë, por nuk është në gjendje të rëndë. Pas ngjarjes, ai u arrestua nga policia në afërsi të banesës së pensionistit. E pasi iu dha ndihma e nevojshme në spital u transferua në qeli.

Bashkëpunëtori i të plagosurit, edhe ai një shqiptar 26-vjeçar, u kap nga policia pak orë pas ngjarjes. Të dy janë tashmë pas hekurave e akuzohen jo vetëm për grabitje të agravuar, por edhe për rezistencë ndaj policisë. Dyshja u fut në vilën e pensionistit nga një dritare, nga ana e pasme e shtëpisë duke përdorur një levë.

Në momentin kur hynë në banesë, pensionisti ndodhej në shtrat duke parë televizor, ndërsa bashkëshortja ishte një kat më lart. Sipas dëshmive, ish-financieri kishte një pistoletë të fshehur nën jastëk dhe nuk hezitoi ta përdorte për t’u mbrojtur duke qëlluar një herë në drejtim të autorëve, aq sa dhe mjaftoi që ata të largoheshin me vrap nga shtëpia. Me vete arritën të merrnin çantën e të moshuarit.

Ngjarja shkaktoi alarm në komunitet dhe tani autoritetet italiane po vlerësojnë situatën e 85-vjeçarit, nëse e kishte me leje armën e zjarrit që përdori.

Previous Post

“Bëhuni gati” – Alfred Cako: Do na zhdukin me bomba me neutron, që të bëjnë të vdesësh brenda pak kohësh

Next Post

Rama: Deri në 2030-tën Shqipëria mund të arrijë në 30 milionë turistë

Next Post
Rama: Deri në 2030-tën Shqipëria mund të arrijë në 30 milionë turistë

Rama: Deri në 2030-tën Shqipëria mund të arrijë në 30 milionë turistë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al