Friday, May 23, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Duke pritur Komisionin e Medias…/6 pyetje për Kim Jong Pezën dhe 1 për Kryetarin e Këshillit të Budistëve

Editor by Editor
April 28, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, Media
0
Duke pritur Komisionin e Medias…/6 pyetje për Kim Jong Pezën dhe 1 për Kryetarin e Këshillit të Budistëve
0
SHARES
336
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shkroi: Jane Doe

Ditën e hënë, 29 prill, ora 11:00, Drejtori i Tempullit Shaolin, Kim Jong Peza, bashkë me Kryetarin e Murgjve, Lek Bixhën, do të raportojnë para Komisionit të Medias për ecurinë e punës në RTSH.

Komisioni, pjesë e të cilit është deputetja e opozitës Ina Zhupa (e vetmja që e ka vënë ujin në zjarr për fatin e TV publik, që me zgjedhjen e paligjshme të Maniakut të Don Boskos), pritet t’i kërkojë llogari Bixhës dhe Maniakut për raportimin vjetor dhe mbarëvajtjen e punës në RTSH gjatë periudhës gati-1-vjeçare që Alfred Baba po e drejton institucionin bashkë me 40 hajdutët.

Me shumë gjasa (pavarësisht se shpresoj të kundërtën), ky komision do të mbahet si shumë të tjerë dhe pas përfundimit të tij çdo gjë do të kthehet në mankthin e mëparshëm. Kim Jong Peza do të shpalosë transformimet rrënjësore që i ka sjellë RTSH-së, ndoshta duke ilustruar dhe me foto dhe grafika alla-Hosteni, kurse Bixha do të bëjë një “siesta”, dhe kur t’i vijë radha për ndonjë pyetje, do thotë “unë nuk marr vesh nga këto punë, pyesni këtë”. Në përfundim, të gjithë do i japin dorën njëri-tjetrit dhe do pinë kafet e nishanet e radhës.

Në një realitet tjetër, aty ku ligji fiton mbi Maliqin dhe komisionet nuk bëhen sa për të larë gojën, anëtarët e këtij komisioni duhet ta vënë me shpatulla për muri këtë xhepist ordiner e kriminel të pashpirt. Po, po, kriminel! Sepse është krim të vjedhësh, të shkatërrosh, të pushosh masivisht nga puna, të ushtrosh dhunë psikike dhe të denigrosh figurën e kujtdo punonjësi. Lista është pambarim!

5 petjet që i duhen bërë në komision #atijqënukiathemdotemrin:

  1. Si e justifikoni pushimin masiv nga puna të mbi 140 punjonjësve dhe dorëheqjen nën presion të dhjetëra të tjerëve? Kush do i paguajë gjyqet e tyre që do fitohen masivisht?
  2. Pse nuk bëni transparencë në faqet zyrtare të RTSH-së për tabelat financiare dhe për vendimet e Këshillit Drejtues? KD ka për detyrë të publikojë çdo vendim online për gjithë veprimtarinë e RTSH-së.
  3. Pse në Njësinë e Programeve, Njësinë e Emisioneve Tematike, Lajmeve dhe Sportit Njësinë Teknike, Drejtorinë e Prodhimit, Shërbimet Mbështetëse, etj, keni vendosur drejtorë të pamiratuar nga Këshilli Drejtues? Pse nuk hapet konkurs i drejtë për ta? Si keni guxuar të ndryshoni kriteret e tyre të punës dhe të masakroni statusin profesional që duhet të ketë secili prej tyre konform ligjit?
  4. Pse kanalet RTSH Plus, Agro dhe RTSH 3 vijojnë transmetimet, megjithëse me vendim të Këshillit Drejtues të RTSH-së janë hequr nga lista e kanaleve të platformës?
  5. Pse disa drejtues departamentesh, si rasti i Shërbimeve Mbështetëse bëjnë dhe punë të dytë si rasti i gazetares Albana Qiriako, e cila përveçse drejtore e këtij departamenti është edhe Kr.redaktore e kanalit RTSH 3 (i mbyllur me letra). Pse zonja në fjalë bën dhe programe të dedikuara për llogari të këtij kanali? Ku është baza ligjore për punësimin e saj?
  6. Ku shkuan paratë e Fondit të vjetshëm të Prodhimit të Pavarur për serialin “Njerëz dhe Fate”, ku producenti Arben Derhemi fitoi konkursin konform gjithë rregullave të pranimit?
  7. Pse nuk i kryeni në mënyrë zyrtare me mail komunikimet dhe urdhërat intimiduese që ju dhe stafi juaj i afërt u bëni punonjësve të RTSH-së? Pse nuk i lejoni të përdorin telefonat e tyre në mbledhje, duke shkelur haptazi lirinë e tyre? Pse i keni detyruar punonjësit me telefon të blinin bileta për Festivalin e RTSH-së për të mbushur karriget bosh të sallës? Pse detyroni dhe ushtroni presion për zbatimin e 8-orarëshit, në një OSHMA, ku puna nuk matet me orë, por me krijimtari?

1 pyetje për Lek Bixhën: Si t’ka vllai?

Post Scriptum 1: Të kam kursyer Halfredo! 6 pyetje janë shumë pak për një PARVENU si ty (vjen nga frëngjishtja; e di vetë ku duhet të futesh).

Post Scriptum 2: Po kënaqem me kanalin e ri të RTSH-së në Spotify. Se ç’është një emision “Të qajmë seriozisht” që ka për personazh Kujtim Gjuzin dhe ca emra të tjerë ekzotikë, të denjë për një rrjet publik… Më kujtojnë “Mezzanotte e Dintorni” të Marzullo-s në Rai Uno. I njëjti klas, elegancë. Bravo! Ia dole edhe në Spotify. Po për Netflix-in, kur do e nxjerrësh Bojken Lakon të flasë?

Vijon…

Previous Post

Juventusi ndan pikët me Milanin, nuk shënohet asnjë gol

Next Post

VIDEO/ Lëvizte i armatosur, arrestohet 43-vjeçari në Vorë

Next Post
VIDEO/ Lëvizte i armatosur, arrestohet 43-vjeçari në Vorë

VIDEO/ Lëvizte i armatosur, arrestohet 43-vjeçari në Vorë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
“Akili” shqiptar që u shpëtoi 5 atentateve/ U arrestua në megaoperacionin në Durrës, kush është Xhevdet Plaku

“Akili” shqiptar që u shpëtoi 5 atentateve/ U arrestua në megaoperacionin në Durrës, kush është Xhevdet Plaku

May 23, 2025
Kapo shqiptar i drogës me 25 identitete, arrestohet Xhevdet Plaku në Durrës

Kapo shqiptar i drogës me 25 identitete, arrestohet Xhevdet Plaku në Durrës

May 23, 2025
E vrau mos të merrej vesh se kishte mashtruar për provimet? Mark Samson krijoi llogari të rreme në Universitetin e Sapienzas, Ilaria e zbuloi

E vrau mos të merrej vesh se kishte mashtruar për provimet? Mark Samson krijoi llogari të rreme në Universitetin e Sapienzas, Ilaria e zbuloi

May 23, 2025
Netanyahu me akuza të ashpra ndaj Starmer, Macron dhe Carney: Po mbështesin Hamasin, janë në anën e gabuar të njerëzimit dhe historisë

AKTUALITET

“Akili” shqiptar që u shpëtoi 5 atentateve/ U arrestua në megaoperacionin në Durrës, kush është Xhevdet Plaku

by Editor
May 23, 2025
0

Xhevdet Plaku është një ndër personat e arrestuar në megaoperacionin e zhvilluar mëngjesin e së premtes, nga forcat RENEA dhe...

Read moreDetails
Kapo shqiptar i drogës me 25 identitete, arrestohet Xhevdet Plaku në Durrës

Kapo shqiptar i drogës me 25 identitete, arrestohet Xhevdet Plaku në Durrës

May 23, 2025
E vrau mos të merrej vesh se kishte mashtruar për provimet? Mark Samson krijoi llogari të rreme në Universitetin e Sapienzas, Ilaria e zbuloi

E vrau mos të merrej vesh se kishte mashtruar për provimet? Mark Samson krijoi llogari të rreme në Universitetin e Sapienzas, Ilaria e zbuloi

May 23, 2025
Netanyahu me akuza të ashpra ndaj Starmer, Macron dhe Carney: Po mbështesin Hamasin, janë në anën e gabuar të njerëzimit dhe historisë

Netanyahu me akuza të ashpra ndaj Starmer, Macron dhe Carney: Po mbështesin Hamasin, janë në anën e gabuar të njerëzimit dhe historisë

May 23, 2025
Panik në ajër/ Çahet xhami në kabinë, avioni i linjës Tiranë–Oslo bën ulje emergjente në Kroaci

Panik në ajër/ Çahet xhami në kabinë, avioni i linjës Tiranë–Oslo bën ulje emergjente në Kroaci

May 23, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Akili” shqiptar që u shpëtoi 5 atentateve/ U arrestua në megaoperacionin në Durrës, kush është Xhevdet Plaku

“Akili” shqiptar që u shpëtoi 5 atentateve/ U arrestua në megaoperacionin në Durrës, kush është Xhevdet Plaku

May 23, 2025
Kapo shqiptar i drogës me 25 identitete, arrestohet Xhevdet Plaku në Durrës

Kapo shqiptar i drogës me 25 identitete, arrestohet Xhevdet Plaku në Durrës

May 23, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al