Wednesday, May 20, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ndërtimi i një termocentrali në zonën bujqësore të Roskovecit/ Reagon Tedi Blushi: Kriminale dhe e pabesë, teci në një tokë të punueshme që e ndalon ligji

Editor by Editor
April 18, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
Po u “hanë” kafshatën edhe jetimëve/ Tedi Blushi reagon për raportin e KLSH tek “Zyber Hallulli”
0
SHARES
2.2k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka denoncuar me dokumenta ndërtimin e një termocentrali në Roskovec, e cila është një zonë bujqësore. Blushi në statusin e tij e quan kriminale dhe të pabesë ndërtimin e një teci në këtë zonë që njihet si zonë prodhuese me 700 hektar sera.

Sipas Blushit qytetarët e Roskovecit kërkojnë transparencë lidhur me projektin në fjalë pasi nuk janë vënë në dijeni.

Blushi deklaron se Partia e Lirisë e kundërshton me forcë këtë projekt dhe mbështet plotësisht shqetësimin e drejtë të komunitetit të Roskovecit.

 Statusi i plotë i Tedi Blushit:

Kriminale dhe e pabesë (siç di vetëm “Rilindja”) tentativa e Bashkisë së Roskovecit për t’i hapur rrugën ndërtimit të një termocentrali në zonën bujqësore të fshatit Suk dhe rrethinave të tij, duke u çuar “vdekjen” te dera e shtëpisë, një komuniteti të mrekullueshëm dhe punëtor, që aq shumë ka vuajtur nga ndotja dramatike e puseve të naftës.

Zona e Roskovecit është një zonë bujqësore e suksesshme, e mbjellë deri në 700 hektar me sera, që duhet të mbështetet fuqimisht me subvencione dhe jo të asgjësohet përfundimisht me të tilla projekte shkatërrimtare, korruptive dhe me pasoja tepër të rënda për shëndetin dhe jetën e qytetarëve, por edhe për pronat e tyre.

Qytetarët e nderuar të Roskovecit meritojnë urgjentisht transparencë:

❌ Pse nuk janë vënë në dijeni të projektit dhe pse nuk janë thirrur kurrë në dëgjesa publike?

❌ Kush është investitori privat dhe kush përfiton financiarisht nga ky projekt, qartazi në dëm të banorëve, dhe sidomos të fermerëve?

❌ Pse TEC-i do ndërtohet në një tokë të punueshme, që ligji e ndalon?

❌ A është ndërtimi i TEC-it të Roskovecit një skemë kriminale e ngjashme me inceneratorët?

Kundërshtojmë me forcë këtë projekt dhe mbështetim plotësisht shqetësimin e drejtë të komunitetit të dashur të Roskovecit.

Previous Post

“Në dyert e spitalit kuptova vlerën e jetës”, Erjola Doçi rrëfen dhunën që ka përjetuar nga ish-partneri

Next Post

VIDEO/ Shtyhet seanca ndaj gazetarit Koka, avokati: Vendim skandaloz shtyrja e seancës

Next Post
VIDEO/ Shtyhet seanca ndaj gazetarit Koka, avokati: Vendim skandaloz shtyrja e seancës

VIDEO/ Shtyhet seanca ndaj gazetarit Koka, avokati: Vendim skandaloz shtyrja e seancës

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al