Tuesday, December 16, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Komisioni i Senatit miraton kandidaturën e David J. Kostelancik në postin e ambasadorit të SHBA në Shqipëri

Editor by Editor
April 17, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
Komisioni i Senatit miraton kandidaturën e David J. Kostelancik në postin e ambasadorit të SHBA në Shqipëri
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit amerikan miratoi të martën kandidaturën e diplomatit David J. Kostelancik në postin e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.

Shtëpia e Bardhë e riemëroi zotin Kostelancik këtë vit si ambasador në Shqipëri, duke rifilluar kështu procesin për shqyrtimin e kandidaturës, pasi në përfundim të kalendarit legjislativ të vitit të kaluar, së bashku me dhjetëra emërime të tjera, ajo nuk u fut në rendin e ditës të Senatit për votim. Emërimet ishin bllokuar nga disa senatorë republikanë, një praktikë e zakonshme kjo e betejave politike në Uashington.

Për emërimet që i ridërgohen Senatit, zakonisht nuk zhvillohen seanca të dyta dëgjimore.

Ende nuk dihet nëse Senati do ta marrë në shqyrtim në kalendarin e tanishëm legjislativ votimin e kandidaturës së tij dhe se kur mund të ndodhë.

Vitin e kaluar, më 30 mars, gjatë seancës dëgjimore për miratimin e kandidaturës së tij në Komisionin për Marrëdhëniet me Jashtë, zoti Kostelancik pati parashtruar përparësitë e tij si ambasador i ardhshëm në Shqipëri.

“Nëse konfirmohem në këtë detyrë do të bashkëpunoj me Shqipërinë për të forcuar institucionet demokratike dhe institucionet e drejtësisë. Presidenti Joe Biden e ka përcaktuar luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar si pjesë të strategjisë sonë kombëtare. Kjo është një sfidë kryesore për vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha zoti Kostelancik, duke theksuar se përparimi i reformës në drejtësi do të ndihmojë përparimin e Shqipërisë drejt integrimit evropian.

Zoti Kostelancik është diplomat karriere i Shërbimit të Jashtëm të Shteteve të Bashkuara dhe ka shërbyer në Shqipëri edhe më herët, në periudhën 1992-1994, si përfaqësuesi i parë për çështjet politike dhe ekonomike në ambasadën e porsahapur në Tiranë. Përpara emërimit për ambasador në Shqipëri, ai shërbente si këshilltar për politikën e jashtme i shefit të shtabit të ushtrisë amerikane, gjeneralit Mark Milley. Gjatë karrierës së tij diplomatike 30-vjeçare, zoti Kostelancik ka shërbyer ndër të tjera edhe si drejtor i zyrës për Evropën Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit. Ai ka shërbyer dy herë në ambasadën amerikane në Moskë, në misionet amerikane në OSBE dhe NATO, si dhe në Ankara të Turqisë. Me origjinë nga shteti Illinoi, zoti Kostelancik është diplomuar në Universitetin Northëestern të këtij shteti dhe flet gjuhët rusisht, hungarisht, shqip dhe turqisht. /VOA/

Previous Post

Iu gjetën 2000 fara kanabisi, arrestohet 47-vjeçari në Vaun e Dejës

Next Post

EMRI/ Në kërkim nga Italia, arrestohet në Kavajë 46-vjeçari

Next Post
EMRI/ Në kërkim nga Italia, arrestohet në Kavajë 46-vjeçari

EMRI/ Në kërkim nga Italia, arrestohet në Kavajë 46-vjeçari

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Reagimi i Ramës ndaj kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut: Këtë herë do e shprehim mendimin tonë para shqiptarëve që na besuan 83 mandate.

Reagimi i Ramës ndaj kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut: Këtë herë do e shprehim mendimin tonë para shqiptarëve që na besuan 83 mandate.

December 16, 2025
SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut

SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut

December 16, 2025
Autori i plagosjes me armë zjarri në Tiranë mbrëmë është identifikuar dhe shpallet në kërkim.

SPAK ka kërkuar nga Kuvendi heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministrit, reagon Rama.

December 16, 2025
Tragjedia në Greqi: Një individ humb jetën pasi digjet brenda automjetit, ndërsa shtëpia e tij përfshihet nga flakët.

AKTUALITET

Reagimi i Ramës ndaj kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut: Këtë herë do e shprehim mendimin tonë para shqiptarëve që na besuan 83 mandate.

by timoni.al
December 16, 2025
0

SPAK ka kërkuar heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku, duke ngjallur reagimin e kryeministrit Edi Rama. Në një postim...

Read moreDetails
SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut

SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut

December 16, 2025
Autori i plagosjes me armë zjarri në Tiranë mbrëmë është identifikuar dhe shpallet në kërkim.

SPAK ka kërkuar nga Kuvendi heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministrit, reagon Rama.

December 16, 2025
Tragjedia në Greqi: Një individ humb jetën pasi digjet brenda automjetit, ndërsa shtëpia e tij përfshihet nga flakët.

Tragjedia në Greqi: Një individ humb jetën pasi digjet brenda automjetit, ndërsa shtëpia e tij përfshihet nga flakët.

December 16, 2025
Autori i plagosjes me armë zjarri në Tiranë mbrëmë është identifikuar dhe shpallet në kërkim.

Videolajm/ Deputetët e Ukrainës përplasen në seancën plenare mbi kërkesat për dorëheqjen e komandantit të Forcave të Armatosura.

December 16, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Reagimi i Ramës ndaj kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut: Këtë herë do e shprehim mendimin tonë para shqiptarëve që na besuan 83 mandate.

Reagimi i Ramës ndaj kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut: Këtë herë do e shprehim mendimin tonë para shqiptarëve që na besuan 83 mandate.

December 16, 2025
SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut

SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut

December 16, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al