Monday, June 15, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Pasi “goditi” grupin e Kryemadhit, Meta prezanton ekipin e tij në PL

Editor by Editor
April 16, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
Pasi “goditi” grupin e Kryemadhit, Meta prezanton ekipin e tij në PL
0
SHARES
47
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pasi shkarkoi Endrit Braillmarin nga dy postet që mbante në Partinë e Lirisë, kryetari i kësaj force politike, Ilir Meta ka prezantuar ekipin e ri të punës.

Ditën e djeshme, gjatë mbledhjes së kryesisë Meta shkarkoi Braimllarin nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm të PL-së dhe nga posti i sekretarit politik në Korçë e Tiranë.

Sot, 16 prill, ai ka ndarë një foto në rrjetin e tij social Facebook, ku vihet re mungesa e grupit të Kryemadhit.

“Puna sot nisi me debatet për ndryshimet në program sipas 5 prioriteteve për 4 milion shqiptarë plus. Falenderoj z.Haxhinasto dhe të gjithë kolegët që punojnë me shumë përgjegjësi!”, shkruan Meta krahas fotos. 

Ai shfaqet në tryezë me Tedi Blushin, Paskal Milon, Edmond Haxhinaston, Miranda Rirën, Edmond Panaritin dhe disa anëtarë të tjerë të partisë.

Gjatë mbledhjes së sotme, ka munguar sërish Monika Kryemadhi.

Ditën e djeshme, në mbledhjen e kryesisë ku mungonte bashkëshortja e tij, njëherësh anëtarja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, Meta deklaroi se partia nuk do të ketë dy drejtues.

“Kjo nuk mund të jetë një forcë me dy shoferë. Dualizmi ishte shkatërrimtar për PD, pale kur futet ndonjë dorë e tretë në timon dhe askush nuk mban përgjegjësi për fatin e autobusit”, deklaroi ai.

Meta gjithashtu paralajmëroi rithemelimin e partisë që drejton, në Konventën që do të mbahet më 27 prill.

Meta i bëri thirrje kujtdo që dëshron të drejtojë Partinë e Lirisë që të kandidojë në Konventën e 27 prillit.

“Ftoj këdo që ka dëshirë të drejtojë më mirë PL të kandidojë në konventën që vjen. Ftoj cilindo që ka një platformë më të mirë, ta paraqesë. Kjo nuk mund të jetë një forcë me dy shoferë. Dualizmi ishte shkatërrimtar për PD, pale kur futet ndonjë dorë e tretë në timon dhe askush nuk mban përgjegjësi për fatinë autobusit.

Ilir Meta përgjatë javëve të fundit ka shtuar mesazhet për tradhtarë brenda radhëve të Partisë së Lirisë. Vetëm disa ditë më parë ai tha se ka larguar gardistin duke e quajtur patronazhist të Erion Veliajt, ndërsa nuk kanë munguar as akuzat se figura të PL janë shitur te Edi Rama.

Previous Post

EMRAT/ Zbulohet në Yzberisht kompania që falsifikonte dokumentet, tre në pranga

Next Post

Deklaroi se është e dashuruar jashtë BBV3, Ronaldo Sharka zbulon të dashurin e Eglës

Next Post
Deklaroi se është e dashuruar jashtë BBV3, Ronaldo Sharka zbulon të dashurin e Eglës

Deklaroi se është e dashuruar jashtë BBV3, Ronaldo Sharka zbulon të dashurin e Eglës

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al