Wednesday, November 12, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Konflikti Iran-Izrael/ “Bota në alarm”, Macron, Cameron dhe Zelensky thirrje për Lindjen e Mesme: Të shmanget përshkallëzimi, Teherani ka dështuar

Editor by Editor
April 15, 2024
in AKTUALITET, BOTË, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
Konflikti Iran-Izrael/ “Bota në alarm”, Macron, Cameron dhe Zelensky thirrje për Lindjen e Mesme: Të shmanget përshkallëzimi, Teherani ka dështuar
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

NEW YORK- Ambasadori i Iranit në OKB, Amir Saeid Iravani, pas takimit urgjent të Këshillit të Sigurimit tha se Izraeli e di se cila do të ishte hakmarrja e dytë nëse vendos të kundërpërgjigjet. Mbrëmjen e 13 prillit, Irani lëshoi më shumë se 300 dronë dhe raketa drejt Izraelit, si hakmarrje për sulmin në Damask nga i cili mbetën të vdekur dy gjeneralë iranian.

Izraeli ka diskutuar për një hakmarrje të mundshme kundër Iranit, gjë që u cilësua si një kërcënim nga Iravani. Por, ai tha se besonte se ishte arritur një përfundim ku nuk duhet të ketë asnjë përgjigje ushtarake nga Izraeli. I pyetur nëse veprimet e vendit të tij kanë rrezikuar fillimin e një lufte edhe më të madhe, Iravani tha se ishte e drejta e tyre legjitime të përgjigjeshin sepse ata filluan agresionin kundër ambienteve të tyre diplomatike.

Izraeli ka arritur të shkatërrojë pjesën më të madhe të raketave me ndihmën e sistemit Iron Dome dhe aleatëve si SHBA-ja, Britania e Madhe, Jordania dhe Franca. Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Yoav Gallant, ka paralajmëruar se Irani do të vendosë eksplozivë bërthamorë në raketa për t’iu kundërpërgjigjur sulmit iranian, gjë që është mohuar nga Irani. Kundër përshkallëzimit të mëtejshëm në Lindjen e Mesme janë shprehur edhe OKB-ja dhe SHBA-ja e cila tha se do të vazhdojë të mbrojë Izraelin.

Tensionet në Lindjen e Mesme, Kabineti izraelit i luftës akoma asnjë vendim pas konsultimeve për reagimin ndaj Iranit

Konflikti Iran-Izrael/ "Bota në alarm", Macron, Cameron dhe

Foto ilustruese

IZRAEL- Kabineti izraelit i luftës pas konsultimesh të gjata nuk mori një vendim për reagimin e mundshëm pas sulmit të Iranit në fundjavë. Presidenti, Biden e këshilloi kryeministrin, Netanjahu të mendohej mirë për pasojat. Në bisedimet e kabinetit qeveritar izraelit pas sulmit të Iranit, nuk është arritur asnjë rezultat, njoftuan mediat izraelite. Zëdhënësi i ushtrisë, Daniel Hagari nuk donte të shprehej direkt për një aksion të mundshëm si kundërpërgjigje.

“Ne jemi në të gjitha frontet në gatishmëri alarmi”, tha ai. Më parë Benny Gantz, anëtar i kabinetit të luftës dhe ish-ministër i Mbrojtjes, kishte bërë të ditur një aksion hakmarrës, por pa dhënë një afat kohor. “Ne do të krijojmë një koalicion rajonal dhe ta vëmë Iranin para përgjegjësisë, në kohën e dhur, dhe ashtu siç e duhur për ne.”  “Times of Israel” kishte bërë të ditur se “kabineti i luftës duket të jetë i gatshëm të godasë Irani, por pa ujdi për atë se kur dhe si do të ndodhë kjo”.

Biden këshillon Netanjahun për maturi

Presidenti amerikan, Joe Biden e këshilloi ndërkohë kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu të mendohej mirë për pasojat në rast një sulmi të mundhsëm kundër Iranit. Në një telefonatë të zhvilluar mes Biden dhe Netanjahu, Biden bëri “shumë të qartë”, se “duhet të menduar me shumë kujdes dhe në mënyrë strategjike për rreziqet e një shkallëzimi të mundshëm”, tha një zëdhënës i qeverisë amerikane të dielën.

Kurse kancelari gjerman, Olaf Scholz, i cili kishtë dënuar më parë ashpër sulmin e Iranit kundër Izraelit paralajmëroi Iranin nga sulme të mëtejshme. “Nuk duhet të vazhdohet me këtë rrugë”, tha Scholz që ndodhet për një vizitë në Kinë. “Ne do të bëjmë gjithçka që të mos ketë shkallëzim të mëtejshëm.”

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock ka paralajmëruar po ashtu nga një shkallëzim i mëtejshhëm i gjendjes. “I bëj thirrje të gjithë aktorëve në rajon të reagojnë me maturi”, tha politikanja e gjelbër. “Spiralja e shkallëzimit duhet të ndërpritet. Ne duhet të arrijmë së bashku tek fundi i dhunës.” Më tej Baerbock theksoi, se “miliona gra, burra e fëmijë në Izrael, në Iran dhe në të gjithë rajonin që nuk mund të flinin natën e djeshme, ata të gjithë nuk e duan këtë shkallëzim. Po e shohim me shumë vvëmendje gjendjen në rajon dhe jemi në koordinim të ngushtë me partnerë të ndryshëm”, theksoi Baerbock që i bëri thirrje Iranit të mos kryejë sulme të tjera as përmes palëve përfaqësuese.

Sulmet iraniane, Izraeli nuk heq dorë, zotohet se do të vazhdojë ofensivën në Gaza

Konflikti Iran-Izrael/ "Bota në alarm", Macron, Cameron dhe

Foto ilustruese

LINDJE E MESME- Izraeli ka kryer dhjetëra sulme ajrore në Gazë gjatë natës, tha Hamasi, grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, më 15 prill, përderisa ushtria izraelite tha se nuk do të shpërqendrohet nga lufta pas sulmit të paprecedent të Iranit që ka rritur frikën për një konflikt më të gjerë. Fuqitë botërore kanë bërë thirrje për përmbajtje pasi Irani më 13 prill lëshoi mbi 300 dronë dhe raketa ndaj Izraelit, edhe pse ushtria izraelite tha se shumica e tyre janë shkatërruar.

Sulmi i parë direkt i Teheranit ndaj Izraelit, në kundërpërgjigje ndaj një sulmi vdekjeprurës në Damask më herët gjatë këtij muaji, pas muajsh të dhunës në mbarë rajonin ku janë përfshirë bashkëpunëtorët e Iranit, të cilët kanë thënë se po veprojnë në mbështetje të palestinezëve për shkak të luftës Izrael-Hamas në Rripin e Gazës.

“Edhe nën sulmin nga Irani, ne nuk jemi shpërqendruar për asnjë moment nga misioni ynë thelbësor në Gazë për të shpëtuar pengjet tanë nga duart e bashkëpunëtorit të Iranit, Hamasit”, tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite, admirali Daniel Hagari.

Përderisa ndërmjetësit po synojnë të arrijnë një marrëveshje për ndaljen e luftimeve, që u nxitën nga sulmi i Hamasit më 7 tetor ndaj Izraelit, ky i fundit po planifikon të dërgojë trupat në Rafah, në jug të Gazës, ku është strehuar shumica e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh e Gazës.

“Hamasi ende po mban pengjet tona në Gazë”, tha Hagari, duke shtuar se janë afër 130 persona, përfshirë 34 pengje që besohet se kanë vdekur. Izraeli sërish u zotua se do të kthejë të gjitha pengjet në shtëpi.

Si pasojë e sulmit të Hamasit në Izrael janë vrarë afër 1.200 persona, shumica civilë. Ndërkaq, nga ofensiva ajrore dhe tokësore e Izraelit në Gazë janë vrarë më shumë se 33.000 persona, shumica gra dhe fëmijë, sipas autoriteteve lokale shëndetësore./ REL

Previous Post

Naço të enjten interpelancë në Kuvend me Niko Peleshin, Çuçi mbledh grupin e PS

Next Post

FOTO/ 7.500m2 tokë të shitura, ky është ish-kryetari i komunës që Prokuroria do në burg

Next Post
FOTO/ 7.500m2 tokë të shitura, ky është ish-kryetari i komunës që Prokuroria do në burg

FOTO/ 7.500m2 tokë të shitura, ky është ish-kryetari i komunës që Prokuroria do në burg

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Franca, Mbappé dhe Deschamps: Në fushë për të nderuar të rënët e Bataclanit

Franca, Mbappé dhe Deschamps: Në fushë për të nderuar të rënët e Bataclanit

November 12, 2025
Detaje të reja nga atentati ndaj Gilmando Danit, lëvizjet e autorëve dhe tentativa për të humbur gjurmët

Ekzekutimi i Gilmando Danit zgjati vetëm 60 SEKONDA! Dalin PAMJET e atentatit mafioz në Rinas: Autori me uniformë policie zbret dhe qëllon me breshëri ndaj mikut të Emiljano Shullazit

November 12, 2025
Ish-deputeti i PD kritikon Berishën për dorëzimin e 5 bashkive mazhorancës: Çfarë funksioni ka opozita nëse konkurron me kandidatë të pavarur?

Ish-deputeti i PD kritikon Berishën për dorëzimin e 5 bashkive mazhorancës: Çfarë funksioni ka opozita nëse konkurron me kandidatë të pavarur?

November 12, 2025
“Opozita pse nuk reagon ndaj puçit të Sokol Sadushit në Gjykatën e Lartë dhe vjedhjes së votave për Gjykatësit Kushtetues?”

KRYESORE

Franca, Mbappé dhe Deschamps: Në fushë për të nderuar të rënët e Bataclanit

by timoni.al
November 12, 2025
0

Në përkujtim të 10-vjetorit të atentateve në Bataclan, Kylian Mbappé dhe Didier Deschamps shprehën ndjenja të forta gjatë një konference...

Read moreDetails
Detaje të reja nga atentati ndaj Gilmando Danit, lëvizjet e autorëve dhe tentativa për të humbur gjurmët

Ekzekutimi i Gilmando Danit zgjati vetëm 60 SEKONDA! Dalin PAMJET e atentatit mafioz në Rinas: Autori me uniformë policie zbret dhe qëllon me breshëri ndaj mikut të Emiljano Shullazit

November 12, 2025
Ish-deputeti i PD kritikon Berishën për dorëzimin e 5 bashkive mazhorancës: Çfarë funksioni ka opozita nëse konkurron me kandidatë të pavarur?

Ish-deputeti i PD kritikon Berishën për dorëzimin e 5 bashkive mazhorancës: Çfarë funksioni ka opozita nëse konkurron me kandidatë të pavarur?

November 12, 2025
“Opozita pse nuk reagon ndaj puçit të Sokol Sadushit në Gjykatën e Lartë dhe vjedhjes së votave për Gjykatësit Kushtetues?”

“Opozita pse nuk reagon ndaj puçit të Sokol Sadushit në Gjykatën e Lartë dhe vjedhjes së votave për Gjykatësit Kushtetues?”

November 12, 2025
Ish-deputeti i PS merr postin e zëvendësministërit të Brendshëm

Ish-deputeti i PS merr postin e zëvendësministërit të Brendshëm

November 12, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Franca, Mbappé dhe Deschamps: Në fushë për të nderuar të rënët e Bataclanit

Franca, Mbappé dhe Deschamps: Në fushë për të nderuar të rënët e Bataclanit

November 12, 2025
Detaje të reja nga atentati ndaj Gilmando Danit, lëvizjet e autorëve dhe tentativa për të humbur gjurmët

Ekzekutimi i Gilmando Danit zgjati vetëm 60 SEKONDA! Dalin PAMJET e atentatit mafioz në Rinas: Autori me uniformë policie zbret dhe qëllon me breshëri ndaj mikut të Emiljano Shullazit

November 12, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al