Friday, November 7, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Tjetërsimi i tokave në Durrës/ Rastet e Kërtushës: Një pronë në emrin e të vdekuri, një tjetër pronar padjeni

Editor by Editor
April 13, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
Tjetërsimi i tokave në Durrës/ Rastet e Kërtushës: Një pronë në emrin e të vdekuri, një tjetër pronar padjeni
0
SHARES
32
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pesë persona janë vendosur në prangat e Policisë së Durrësit, pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tjetërsuar gati 500 mijë m2 tokë në disa zona të Durrësit. Mes tyre ish-kandidati i Partisë Socialiste në Durrës, Ardit Kërtusha. 33-vjeçari, ish-kryetar i FRESSH, i cili ka dhe rolin kyç me ndërhyrjen e tij. Në dosjen hetimore rezulton se Kërtusha ndërhyn në dy raste për përfitimin e tokës me dokumente false.

Konkretisht në rastin e parë bëhet fjalë për tokën me sipërfaqe 75 mijë metër katror, e cila rezultoi në pronësi të Lirim Xhametës, në fakt nuk ishte e tija, pasi vetë ai pas marrjes në pyetje deklaroi se asnjëherë nuk ka pasur dijeni të jetë përfitues i kësaj sipërfaqe pranë Universitetit të Durrësit. Në rastin e dytë një tokë tjetër 76 mijë metër katror, u regjistruara në emër të një personi të vdekur ne vitin 2003, Dilaver Taulla.

Si u regjistruan fillimisht këto prona në emër të Lirim Xhametës?

Akti i marrjes së tokës në pronësi në emër të Xhametës rezulton që në qershor 1999 dhe dyshohet se është tërësisht i falsifikuar pasi vetë Lirim Xhameta nuk ka asnjë dijeni se ka përfituar tokën si ish-pronar dhe aq më tepër në sipërfaqe kaq të madhe. Regjistrimi i kësaj toke është futur arbitrarisht në arkivën e Kadastrës së Durrësit në vitin 2019, në numër reference të vitit 2010. Nga verifikimi rezulton se faqet e shtuara nuk kanë linjë kronologjike me ato paraardhëse dhe pasardhëse dhe 2 të pyeturit, Shpresa Kaloshi, plotësuese e inventarit dhe kryeregjistruesi Bedri Luku mohojnë të kenë nënshkruar në këto faqe. Po ashtu janë falsifikuar edhe rivlerësimet e pronave që kapin vlerën totale prej 270 milionë lekësh, thuhet në dosjen e siguruar nga Report.tv. Për të regjistruar të katër pasuritë në emër të Lirim Xhametës, Gjovalin Ndoci ka dorëzuar fillimisht te noteri dhe më pas në ASHK certifikata pronësie dhe harta treguese të falsifikuara si të jenë të vitit 2010 dhe kartela pasurie në emër të Lirim Xhametës, por pa datë regjistrimi. Këto janë bërë nga juristi Mikel Zako dhe hartografi Malvino Turku, të ngarkuar nga përgjegjësia e zonës Albana Gjoni dhe të gjitha veprimet në ASHK janë bërë në një ose dy ditë. Të gjitha veprimet e para në maj 2019 janë bërë nga ish-juristja në ASHK Durrës, Aida Kila.

Për të kryer këtë manovër, mes familjes Xhameta dhe Gjovalin Ndocit është nënshkruar një prokurë te noteri, përmes së cilës në fakt autorizohet Ndoci që të vijojë me shitjen e pronave 75 mijë metër katror, por në fakt Xhametët nuk kishin asnjë ide të tillë. Familja dha firma në këmbim të 200 mijë lekëve, të cilat iu dhanë nga “Diti”, emrin e të cilit Lirimi nuk e di, por që ishte ai u kërkoi ta nënshkruajnë dokumentin te noteri. Pas kësaj, Gjovalin Ndoci shiti në subjekte të ndryshme pasurinë në 4 pjesë me një vlerë totale 17 milionë lekë brenda vetëm 20 ditëve.

Si u regjistruara toka në emër të një personi të vdekur ne vitin 2003

Për këtë, Krenar Karati kontaktoi djalin e Taullës, Dashnor Taullën, të cilit i tha se njihte një person që mund t’i rregullonte dokumentet për të përfituar tokë, Ardit Kërtushën! E gjitha familja ka firmosur te noteri, pa e ditur saktësisht çfarë do të përfitojnë. Muaj më vonë Dashnori u ka kërkuar llogari se çfarë po ndodhte, dhe ka debatuar me Ardit Kërtushën, por Krenari i ka garantuar se çdo gjë është në rregull. Pas nisjes së hetimeve Dashnor Taulla është pyetur në prokurori dhe pas kësaj ka takuar Arditin dhe Krenarin, por Arditi i ka thënë se marrëveshjen e ka pasur me Krenarin dhe jo me Dashnorin.

Në prokurori Kërtusha ka mohuar të njihet me familjen Taulla. Hetuesit sekuestruan te noteri dokumentin ku familja Taulla kishte firmosur se ishte pronare e 76 mijë metrave katror tokë dhe në lidhje me to i japin tagër të plotë tjetërsimit të saj Oliver Xhamuçës. Aktet në Kadastrën e Durrësit janë tërësisht të falsifikuara pasi Dilaver Taulla ka vdekur në vitin 2003 dhe sipas familjarëve nuk kanë pasur asnjë dijeni se në 2010-ën atij i takonte tokë në Spitallë si ish-pronar. Edhe në këtë rast faqet e shtuara nuk kanë linjë kronologjike dhe po ashtu kryeregjistruesi mohon të ketë nënshkruar dhe aq më pak te ketë lëshuar certifikatat për këto prona. Po ashtu rivlerësimet e këtyre pasurive janë të falsifikuara dhe kapin vlerën e 273 milionë e 600 mijë lekëve. Për të gjitha këto manovra, Oliver Xhamuça u tha hetuesve se nuk njihte asnjë prej anëtarëve të familjes Taulla, por kishte firmosur disa dokumente te noteri pasi ia kishte kërkuar Ardit Kërtusha, që do përfitonte tokë dhe i kishte premtuar para. Të gjithën sipas tij e ka bërë për nder të “Ditit” dhe më pas nuk kishte asnjë dijeni se çfarë është bërë.

Previous Post

Ekskluzive/ Saimir Tahiri ndërton vilë disa milion euro në Baldushk, burimi i parave ngelet enigmë

Next Post

Në koma prej ditësh/ Ndërron jetë tek “Trauma” 24-vjeçarja që u plagos rëndë nga shoferi i dehur

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Europa League: PAOK arrin një fitore mbresëlënëse, ndërsa Roma dhe Aston Villa vazhdojnë të tregojnë formën e tyre të shkëlqyer

Europa League: PAOK arrin një fitore mbresëlënëse, ndërsa Roma dhe Aston Villa vazhdojnë të tregojnë formën e tyre të shkëlqyer

November 6, 2025
Video/ Shkëndija humb në minutat e fundit përballë polakëve, duke i shpëtuar fitorja nga duar.

Video/ Shkëndija humb në minutat e fundit përballë polakëve, duke i shpëtuar fitorja nga duar.

November 6, 2025
Fluturimet në aeroportin e dytë më të madh të Suedisë pezullohen për shkak të pranisë së dronëve.

Fluturimet në aeroportin e dytë më të madh të Suedisë pezullohen për shkak të pranisë së dronëve.

November 6, 2025
Simone Biles ka ndërprerë aktivitetin e saj, por ka kryer 3 ndërhyrje estetike.

LAJME

Europa League: PAOK arrin një fitore mbresëlënëse, ndërsa Roma dhe Aston Villa vazhdojnë të tregojnë formën e tyre të shkëlqyer

by timoni.al
November 6, 2025
0

Në mbrëmjen e ndeshjeve të fazës së grupit të Ligës së Europës, emocionet ishin të shumta, përmbysjet befasuese dhe disa...

Read moreDetails
Video/ Shkëndija humb në minutat e fundit përballë polakëve, duke i shpëtuar fitorja nga duar.

Video/ Shkëndija humb në minutat e fundit përballë polakëve, duke i shpëtuar fitorja nga duar.

November 6, 2025
Fluturimet në aeroportin e dytë më të madh të Suedisë pezullohen për shkak të pranisë së dronëve.

Fluturimet në aeroportin e dytë më të madh të Suedisë pezullohen për shkak të pranisë së dronëve.

November 6, 2025
Simone Biles ka ndërprerë aktivitetin e saj, por ka kryer 3 ndërhyrje estetike.

Simone Biles ka ndërprerë aktivitetin e saj, por ka kryer 3 ndërhyrje estetike.

November 6, 2025
Titulli Alternativ: Kryefjala/ Procesi ndaj Belinda Ballukut, Gjokutaj deklaron se SPAK nuk ekziston, ndërsa Grida Duma thotë: Por ky SPAK e ka nisur hetimin.

Titulli Alternativ: Kryefjala/ Procesi ndaj Belinda Ballukut, Gjokutaj deklaron se SPAK nuk ekziston, ndërsa Grida Duma thotë: Por ky SPAK e ka nisur hetimin.

November 6, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Europa League: PAOK arrin një fitore mbresëlënëse, ndërsa Roma dhe Aston Villa vazhdojnë të tregojnë formën e tyre të shkëlqyer

Europa League: PAOK arrin një fitore mbresëlënëse, ndërsa Roma dhe Aston Villa vazhdojnë të tregojnë formën e tyre të shkëlqyer

November 6, 2025
Video/ Shkëndija humb në minutat e fundit përballë polakëve, duke i shpëtuar fitorja nga duar.

Video/ Shkëndija humb në minutat e fundit përballë polakëve, duke i shpëtuar fitorja nga duar.

November 6, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al