Wednesday, April 22, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Pasuritë e krimit, sekuestrohen pronat e rivalit të Aldo Bares! Kush është Saimir Taullau, i ka shpëtuar edhe një atentati

Editor by Editor
April 12, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
0
SHARES
29
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pesë pasuri me vlerë qindra mijëra euro janë sekuestruar në Lushnjë nga prokuroria. Bëhet fjalë për prona të një emri të njohur prej më shumë se dy dekadash në vendin tonë, i cili u bë më herët edhe objekt i OFL-së.

Ai e dorëzoi aso kohe formularin e vetëdeklarimit, por pak muaj më vonë u vu në pranga në Maqedoni e për pasojë hetimet ndaj tij dhe pasurive të tij vijuan. Bëhet fjalë për Saimir Taullaun, që bashkë me vëllezërit e tij është bërë i njohur nga ajo përballje e përgjakshme me rivalët e tyre të bandës së Lushnjës. Madje edhe vetë Taullau ka rënë në prita të organizuara disa herë por ka mundur t‘iu shpëtojë.

Tashmë, Prokuroria e Fierit ka urdhëruar policinë e Lushnjës të kyçë 5 prona, të cilat janë të regjistruara në emër të familjarëve të Taullaut. Sipas një njoftimi të shpërndarë për media nga ana e Prokurorisë së Fierit u bë me dije se u sekuestruan pasuritë e biznesmenit Saimir Taullau dhe të afërmve të tij që i menaxhonin këto prona fiktivisht, po që zotëroheshin në mënyrë të tërthortë nga ai.

Në Lushnjë familja Taullau njihet si rivale e bandës së Aldo Bares ndërsa Saimir Taullau i shpëtoi një atentat mbrëmjen e 24 nëntorit të vitit 2018, pasi dy persona të maskuar qëlluan me breshëri kallashnikovi drejt lokalit, te rrethrrotullimi i Plugut. Ndër të tjera bëhet fjalë dhe për 2 pika karburanti një në lagjen “18 Tetori”, lagjen “Loni Dhamo’ të Lushnjës.

PROKURORIA

Prokuroria e Fierit bëri me dije zyrtarisht se mbi bazën e ligjit 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar, ka regjistruar dhe po kryen hetime për procedimin pasuror penal nr.1, viti 2024, që bën fjalë për pasuritë në zotërim të shtetasit Saimir Taullau, si dhe të afërmve të tij dhe personat fizikë, konkretisht shtetasve A.T., F. T, M.T., E.T. dhe K.T, për të cilët ka të dhëna të mjaftueshme se pasuritë e tyre zotërohen në mënyrë të tërthortë nga shtetasi Saimir Taullau. Dyshohet se këto pasuri e kanë prejardhjen nga veprimtaria kriminale e shtetasit Saimir Taullau, konkretisht nga veprat penale të parashikuar nga nenet 283 dhe 283/a të Kodit Penal.

Në zbatim të vendimit gjyqësor dhe nenit 14 e vijues të ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar, është nxjerrë nga prokurori urdhri i ekzekutimit, i cili u është dërguar menjëherë për ekzekutim shërbimeve e policisë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara pranë Ministrisë së Financave, Tiranë, si dhe Agjencisë Shtetëror të Kadastrës, Drejtoria Rajonale Lushnjë.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, në zbatim të rekomandimeve të Kuvendit të Shqipërisë dhe rekomandimeve prioritare të Këshillit të Ministrave, ka në një vëmendje të shtuar në drejtim të veprave penale që lidhen me pastrimin e produkteve të veprës penale dhe të pasurimit të padrejtë, duke përdorur të gjitha mjetet procedurale me qëllim sekuestrimin, konfiskimin dhe kalimin e tyre në favor të shtetit.

PASURITË E SEKUESTRUARA

’Pasuria lloji “truall”, me përshkrimin “Godinë ekonomike 2 kate, karburant dhe ambiente shërbimi”, ndodhur në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, në bashkëpronësi të shtetasve F.T, M.T, E.T dhe K. T.

Pasuria e llojit “truall”, e ndodhur në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë. -Objekti i ndërtuar plotësisht në të me vlerë 9.724.582 Lekë, në bashkëpronësi të shtetasve F.T, M.T., E. T. dhe K. T.

Pasuria me sipërfaqe totale ndërtimi 306 m2 me përshkrimin “Godinë ekonomike 1 kt + bodrum”, ndodhur në Plug, Lushnjë, në emër të shtetases R. T.

Pasuria e llojit “truall”, me përshkrim të veçantë, shtuar “njësi shërbimi 3 kate + rikonstruksion karburanti ekzistues + pikë gazi. –Ndërtim i murit rrethues e ndodhur në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnjë, në bashkëpronësi të shtetasve M.T, E.T dhe K.T’- thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Previous Post

Nuk do ta besoni, Elvana bën ndryshimin drastik në pamje

Next Post

Aksident tragjik në një kantier ndërtimi, humb jetën shqiptari në Itali

Next Post
Aksident tragjik në një kantier ndërtimi, humb jetën shqiptari në Itali

Aksident tragjik në një kantier ndërtimi, humb jetën shqiptari në Itali

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Skandali i fondeve bujqësore: Parlamenti grek i heq imunitetin 13 deputetëve

Skandali i fondeve bujqësore: Parlamenti grek i heq imunitetin 13 deputetëve

April 22, 2026
Aksident në zinxhir në autostradën Elbasan-Tiranë, përplasje mes 8 automjeteve në dalje të tunelit/ Informacione të para

Aksident në Laç pranë bashkisë: përplasja e automjeteve, dy të plagosur

April 22, 2026
SHBA-ja planifikon të zhvendosë në Kongo mbi një mijë afganë që ndihmuan forcat amerikane në Afganistan

SHBA-ja planifikon të zhvendosë në Kongo mbi një mijë afganë që ndihmuan forcat amerikane në Afganistan

April 22, 2026
Irani jep mesazh të qartë: negociata me Uashingtonin në Pakistan vetëm nëse hiqet bllokada amerikane

Irani jep mesazh të qartë: negociata me Uashingtonin në Pakistan vetëm nëse hiqet bllokada amerikane

April 22, 2026
Skandali i fondeve bujqësore: Parlamenti grek i heq imunitetin 13 deputetëve
KRYESORE

Skandali i fondeve bujqësore: Parlamenti grek i heq imunitetin 13 deputetëve

by timoni.al
April 22, 2026
0

Parlamenti grek miratoi me shumicë të gjerë dhe pa ndarje partiake kërkesën për heqjen e imunitetit të 13 deputetëve lidhur...

Read moreDetails
Aksident në zinxhir në autostradën Elbasan-Tiranë, përplasje mes 8 automjeteve në dalje të tunelit/ Informacione të para

Aksident në Laç pranë bashkisë: përplasja e automjeteve, dy të plagosur

April 22, 2026
SHBA-ja planifikon të zhvendosë në Kongo mbi një mijë afganë që ndihmuan forcat amerikane në Afganistan

SHBA-ja planifikon të zhvendosë në Kongo mbi një mijë afganë që ndihmuan forcat amerikane në Afganistan

April 22, 2026
Irani jep mesazh të qartë: negociata me Uashingtonin në Pakistan vetëm nëse hiqet bllokada amerikane

Irani jep mesazh të qartë: negociata me Uashingtonin në Pakistan vetëm nëse hiqet bllokada amerikane

April 22, 2026
SHBA: Pas vizitës së Whitaker në Kosovë po avancojmë interesat e përbashkëta të sigurisë

SHBA: Pas vizitës së Whitaker në Kosovë po avancojmë interesat e përbashkëta të sigurisë

April 22, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Skandali i fondeve bujqësore: Parlamenti grek i heq imunitetin 13 deputetëve

Skandali i fondeve bujqësore: Parlamenti grek i heq imunitetin 13 deputetëve

April 22, 2026
Aksident në zinxhir në autostradën Elbasan-Tiranë, përplasje mes 8 automjeteve në dalje të tunelit/ Informacione të para

Aksident në Laç pranë bashkisë: përplasja e automjeteve, dy të plagosur

April 22, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al