Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Debate në Kuvend, opozita kërkon raportin e PS për mandatin e Olta Xhaçkës, Bardhi: Të ndërpritet seanca

Editor by Editor
April 11, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
Debate në Kuvend, opozita kërkon raportin e PS për mandatin e Olta Xhaçkës, Bardhi: Të ndërpritet seanca
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sot Kuvendi i Shqipërisë do të votojë për dërgimin në Kushtetuese të pr.vendimit për mandatin e Olta Xhaçkës.

Seanca ka nisur me debate, pasi opozita kërkon që të diskutohet  në kuvend raporti i PS-së për mandatin e Olta Xhaçkës.

Kryetari i Grupit Parlamentar i PD, Gazment  Bardhi kerkoi ndërprerje të seancës. Ai tha se deri më tani nuk kanë një raport dhe kërkoi vendosjen e këtij raporti të PS-së në dispozicion të opozitës.

“ Sot keni nisur seancën plenare dhe nuk dimë akoma kush është qëndrimi juaj, dhe se çfarë do të votojnë deputetë e mazhorancës dhe opozitës.Duhet të ndërprisni seancë, të na vendosi në dispozicion raportin që të njihemi me qëndrimin tuaj dhe nuk mund të fshiheni gjatë sepse do të votoni pas disa orësh na vendosi në dispozicion afatin e shumicës”, tha Bardhi.

Në replikën e tij ndaj Bradhit, Bledi Çuçi tha se PS e ka perfunduar raportin dhe se parlamenti  do të votojë një projektvendim për të dërguar ccështjen në Gjykatën Kushtetuese”.

“Raportin ne e kemi përfunduar… Ne e kemi zbatuar vendimin e GJK që në momentin e parë kur kemi thënë shfuqizohen të dy vendimet nga Parlamenti lidhur me papajtueshmërinë e deputetes Xhaçka. Nuk është e vërtetë që nuk dolëm në konkluzion se ne do ta çojmë çështjen apo vendimmarrjen në Kuvend për të marrë një vendim për dërgimin në Kushtetuese sipas një procedure që ka rrjedhur deri tani. Sot do të votojmë një projektvendim për të dërguar ccështjen në Gjykatën Kushtetuese”, tha Çuçi.

Sot e enjte (11 prill)  parlamenti do të vendosë për fatin e mandatit të deputetes Olta Xhaçka. Ajo që mbeti e paqartë nga vendimi i marrë në Këshillin për Mandatet është qëndrimi i shumicës socialiste ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Në vendimin e saj për çështjen “Xhaçka” thuhet se kur e 1/10 e deputetëve ngrejnë një mocion për papajtueshmërinë e mandatit të një deputeti, kuvendi është i detyruar ta dërgojë çështjen për shqyrtim në themel në “Kushtetuese”.

Në mungesë të një qëndrimi nëse shumica socialiste do ta çojë ose jo për shqyrtim mandatin e Olta Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese, ajo tha se deri të mërkurën do të përgatisë një raport ku do të rendisë argumentet e saj ligjore ndaj vendimit të “Kushtetueses”. Të njëjtin qëndrim pati edhe Enkelejd Alibeaj, i grupimit tjetër të Partisë Demokratike, raporton gazetarja e Vizion Plus, Enkelejda Mema.

Në qershorin e 2022-it opozita dërgoi në kuvend mocionin që kërkonte që papajtueshmëria e mandatit të Olta Xhaçka të shqyrtohej nga Gjykata Kushtetuese.

Sipas opozitës ish Ministres së Jashtme duhet t’i hiqet mandati i deputetes pasi është në konflikt interesi me shpalljen nga qeveria të bashkëshortit të saj Artan Gaçi investitor strategjik.

Pas ankimimit në janarin e një viti më parë “Kushtetuesja” ia njohu këtë të drejtë opozitës dhe kërkoi që mandati i Olta Xhaçkës të shqyrtohet nga kjo gjykatë pasi të votohet në parlament.

Më shumë se një vit nga ky vendim i “Kushtetueses” që detyron kuvendin të miratojë kërkesën e opozitës do të përcaktohet te enjten nëse fati i mandatit të Xhaçkës do të shqyrtohet ose jo në themel nga Gjykata Kushtetuese.

Previous Post

Arrestohet për drogë vëllai i deputetit të partisë socialiste

Next Post

Boksieri Kristian Prenga shembull suksesi, renditet i pari në “BoxRec”

Next Post

Boksieri Kristian Prenga shembull suksesi, renditet i pari në "BoxRec"

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Këto janë shenjat që tregojnë prani të toksicitetit në marrëdhënie.

Këto janë shenjat që tregojnë prani të toksicitetit në marrëdhënie.

December 31, 2025
Nora Gjakova, kampionia olimpike e Kosovës, shpall tërheqjen nga sporti: Kam arritur gjithçka që dëshiroja.

Nora Gjakova, kampionia olimpike e Kosovës, shpall tërheqjen nga sporti: Kam arritur gjithçka që dëshiroja.

December 31, 2025
Peshkaqeni i madh Mesdheut në rrezik, shkencëtarët paralajmërojnë për situatën alarmante

Peshkaqeni i madh Mesdheut në rrezik, shkencëtarët paralajmërojnë për situatën alarmante

December 31, 2025
Pesë filmat më të njohur të vitit 2025 dhe vlerat e tyre financiare

Pesë filmat më të njohur të vitit 2025 dhe vlerat e tyre financiare

December 31, 2025
Këto janë shenjat që tregojnë prani të toksicitetit në marrëdhënie.
KRYESORE

Këto janë shenjat që tregojnë prani të toksicitetit në marrëdhënie.

by timoni.al
December 31, 2025
0

Të përfshihesh në një marrëdhënie toksike është një situatë e vështirë, dhe shumë njerëz zgjedhin të qëndrojnë, përkundër ndikimeve negative...

Read moreDetails
Nora Gjakova, kampionia olimpike e Kosovës, shpall tërheqjen nga sporti: Kam arritur gjithçka që dëshiroja.

Nora Gjakova, kampionia olimpike e Kosovës, shpall tërheqjen nga sporti: Kam arritur gjithçka që dëshiroja.

December 31, 2025
Peshkaqeni i madh Mesdheut në rrezik, shkencëtarët paralajmërojnë për situatën alarmante

Peshkaqeni i madh Mesdheut në rrezik, shkencëtarët paralajmërojnë për situatën alarmante

December 31, 2025
Pesë filmat më të njohur të vitit 2025 dhe vlerat e tyre financiare

Pesë filmat më të njohur të vitit 2025 dhe vlerat e tyre financiare

December 31, 2025
Informacione të rëndësishme për udhëtimet kombëtare dhe ndërkombëtare në vitin 2026

Informacione të rëndësishme për udhëtimet kombëtare dhe ndërkombëtare në vitin 2026

December 31, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Këto janë shenjat që tregojnë prani të toksicitetit në marrëdhënie.

Këto janë shenjat që tregojnë prani të toksicitetit në marrëdhënie.

December 31, 2025
Nora Gjakova, kampionia olimpike e Kosovës, shpall tërheqjen nga sporti: Kam arritur gjithçka që dëshiroja.

Nora Gjakova, kampionia olimpike e Kosovës, shpall tërheqjen nga sporti: Kam arritur gjithçka që dëshiroja.

December 31, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al