SHBA-“Arma sekrete” e Donald Trump për të gjetur financues, por edhe për të bindur votuesit e pavendosur se duhet ta mbështesin atë në zgjedhjet e nëntorit, është në krah të tij. Siç raporton New York Post, ‘asi i fshehur në mëngë’ të ish-presidentit amerikan është gruaja e tij e tretë, Melania Trump. Ajo merr pjesë me bashkëshortin e saj në ngjarje të ndryshme për të mbledhur para për t’i përdorur në fushatën e tij zgjedhore.
Melania, si një ish “Zonja e Parë” e SHBA-së, është një “figurë më e butë dhe më e moderuar” dhe për këtë arsye mund të ndihmojë ndjeshëm fushatën zgjedhore të Trump. Donald Trump synon të ketë në qendër të vëmendjes gruan e tij, Melania, si kundërpeshë ndaj stilit të tij të guximshëm. Për gazetën amerikane, “qytetarët amerikanë e pëlqejnë shumë Melaninë, ajo është një person miqësor dhe ky është një avantazh i madh për fushatën dhe mbledhjen e fondeve”.
Roli kyç i këshilltarit të ngushtë të Trump
Një tjetër këshilltar i ngushtë i Trump, ish-ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell, mund të ndihmojë gjithashtu ndjeshëm Melanian në punën e saj. Grenell gjithashtu do të veprojë si një magnet për anëtarët e komunitetit transgjinor LOATKI+ dhe ka të ngjarë të bindë disa që të mbështesin financiarisht fushatën e Trump. Melania po zhvillon një mbledhje fondesh në Mar a Lago, Florida më 20 prill, me qëllim të mbledhjes së parave për republikanët e Log Cabin, një grup i fokusuar në shtrirjen e anëtarëve të komunitetit LGBTQI+.