Sunday, November 16, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Qeveria braktis Veriun, buxheti shikon vetëm nga Jugu

Editor by Editor
April 8, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
Qeveria braktis Veriun, buxheti shikon vetëm nga Jugu
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Që kur mori mandantin e tretë, në prill të vitit 2021, qeveria ka tenderuar përmes Autoritetit Rrugor Shqiptar rreth 58.5 miliardë lekë ose afro 570 milionë euro për ndërtim rrugësh në rang vendi. Nga këto mbi 55 miliardë lekë janë investuar në akse rrugore që shtrihen nga Tirana e poshtë. Ndërsa vetëm 3.5 miliardë lekë kanë shkuar në veri.

Analiza e të dhënave mbi investimet publike në infrastrukturën rrugor tregon një Shqipëri, të cilën buxheti e ka ndarë thuajse me thikë. Fondet shkojnë në Jug, ndërsa Veriu duket i lënë pas dore në mëshirën e koncesioneve private apo projekteve hekurudhore që duhet ende të tenderohen.

Investimet

Nga buxheti i parë i mandatit të tretë, që ishte ai i vitit 2022, e deri më sot, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka lidhur kontratat ose ka shpallur 22 tendera të mëdhenj për ndërtim rrugësh. Nga këto, vetëm 3 akse shtrihen në rajonin e Veriut të Shqipërisë. Madje edhe ato janë në funksion të koncesionit për rrugën e Arbrit.

Bëhet fjalë për rrugën Qafa e Buallit-Martanesh, aksin Ura e Cerenecit-Peshkopi si dhe rivitalizimin e skarpatave në Shkallën e Tujanit. Fati i dibranëve, që janë nën juridiksionin politik të ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku. Nëse Edi Rama nuk do ta kishte deleguar Ballukun në Dibër, ndoshta i gjithë veriu mund ta mbyllte mandatin e tretë të socialistëve me zero investime publike në rrugë.

Përtej këtyre tre investimeveve, të cilat kanë një kosto totale 3.4 miliardë lekë ose rreth 33 milionë euro, të gjitha projektet e tjera zbresin nga Tirana e poshtë deri në kufirin Jugor të Vendit.

Që nga tenderat gjigandë për Tunelin e Llogarasë apo zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë, deri ato të Superstradës Tiranë-Durrës, aksi Korçë-Ersekë dhe Berat-Ballaban, pjesa e dërrmuese e buxhetit të shtetit ka shkuar për investime në gjysmën e poshtme të Shqipërisë.

Edhe pse aktualisht rajoni me infrastrukturën më të dobët rrugore dhe ai me trafikun më të rënduar në Shqipëri është Veriu, paratë publike nuk shkojnë atje. Pothuajse i gjithë veriu i vendit është në kaps. Por qeveria ka vendosur që akset rrugore sipër Tiranës të ndërtohen me koncesion kundrejt pagesës.

I pari, ai i segmentit Thumanë-Kashar pritet të përfundojë pas dy muajsh. Por veriu do të vazhdojë të mbetet i mbërthyer nga trafiku i rënduar, teksa vazhdimi i Korridorit Blu qëndron në kalendat greke. Segmenti tjetër ai nga Miloti në Balldrenë mbetet ende në sirtarët e qeverisë, edhe pse ministrja e Infrastrukturës pati premtuar tenderimin e tij brenda vitit që lamë pas.

Previous Post

Moment tmerri gjatë një seance gjyqësore, djali qëllon me armë vrasësin e babait të tij

Next Post

50 mln lekë, SPAK dërgon për gjykim 3 zyrtarët e Tropojës

Next Post
SPAK mbyll hetimet për Muhamet Manollarin, dërgon për gjykim çështjen në GJKKO

50 mln lekë, SPAK dërgon për gjykim 3 zyrtarët e Tropojës

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Policia jep njoftim për ngjarjen në Shkodër, një 42-vjeçar shkon në spital
Shkodër / Informacion paraprak Rreth orës 19:30, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër është paraqitur E. T., 42 vjeç, banues në Bericë, i cili ka pësuar dëmtime në kokë dhe trup, të dyshuara të shkaktuara nga sende të forta. 42-vjeçari ka qenë përfshirë në një konflikt, që dyshohet se ka pasur motive të dobëta, dhe është goditur në hyrje të qytetit të Koplikut.

Dy vëllezër në Malësi të Madhe arrestohen pas dhunimit dhe plagosjes me armë të një burri 42-vjeçar, ndërsa nipi i tyre është në kërkim.

November 16, 2025
"Italia, mbështetje për Shqipërinë në Bashkimin Evropian" — Rama në një intervistë për Corriere: Jemi duke pritur një marrëveshje të re evropiane për emigracionin. Meloni e ka avancuar çështjen në një tjetër nivel…

“Italia, mbështetje për Shqipërinë në Bashkimin Evropian” — Rama në një intervistë për Corriere: Jemi duke pritur një marrëveshje të re evropiane për emigracionin. Meloni e ka avancuar çështjen në një tjetër nivel…

November 16, 2025
Lufta në Ukrainë, presidenti Zelensky kërkon rritjen e mbrojtjes ajrore.

Përse Rusia po sulmon trenat? Sulmet në infrastrukturën hekurudhore trefishohen për të bllokuar Ukrainën.

Lajmi Fundit

by timoni.al
November 16, 2025
0

Policia e Shkodrës ka identifikuar dhe arrestuar autorët e ngjarjes së mbrëmshme ku 42-vjeçari Edison Tirana u qëllua me armë...

Read moreDetails
"Italia, mbështetje për Shqipërinë në Bashkimin Evropian" — Rama në një intervistë për Corriere: Jemi duke pritur një marrëveshje të re evropiane për emigracionin. Meloni e ka avancuar çështjen në një tjetër nivel…

“Italia, mbështetje për Shqipërinë në Bashkimin Evropian” — Rama në një intervistë për Corriere: Jemi duke pritur një marrëveshje të re evropiane për emigracionin. Meloni e ka avancuar çështjen në një tjetër nivel…

November 16, 2025
Lufta në Ukrainë, presidenti Zelensky kërkon rritjen e mbrojtjes ajrore.

Lufta në Ukrainë, presidenti Zelensky kërkon rritjen e mbrojtjes ajrore.

November 16, 2025
Përse Rusia po sulmon trenat? Sulmet në infrastrukturën hekurudhore trefishohen për të bllokuar Ukrainën.

Përse Rusia po sulmon trenat? Sulmet në infrastrukturën hekurudhore trefishohen për të bllokuar Ukrainën.

November 16, 2025
Konflikt i fortë mes Trump dhe aleates së tij të vjetër, Marjorie Taylor Greene

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Policia jep njoftim për ngjarjen në Shkodër, një 42-vjeçar shkon në spital
Shkodër / Informacion paraprak Rreth orës 19:30, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër është paraqitur E. T., 42 vjeç, banues në Bericë, i cili ka pësuar dëmtime në kokë dhe trup, të dyshuara të shkaktuara nga sende të forta. 42-vjeçari ka qenë përfshirë në një konflikt, që dyshohet se ka pasur motive të dobëta, dhe është goditur në hyrje të qytetit të Koplikut.

Dy vëllezër në Malësi të Madhe arrestohen pas dhunimit dhe plagosjes me armë të një burri 42-vjeçar, ndërsa nipi i tyre është në kërkim.

November 16, 2025
"Italia, mbështetje për Shqipërinë në Bashkimin Evropian" — Rama në një intervistë për Corriere: Jemi duke pritur një marrëveshje të re evropiane për emigracionin. Meloni e ka avancuar çështjen në një tjetër nivel…

“Italia, mbështetje për Shqipërinë në Bashkimin Evropian” — Rama në një intervistë për Corriere: Jemi duke pritur një marrëveshje të re evropiane për emigracionin. Meloni e ka avancuar çështjen në një tjetër nivel…

November 16, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al