Wednesday, May 14, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Dënohet me 22 vite burg 35-vjeçari në Shkodër, autor i vrasjes së Petrit Vuksanit!

Editor by Editor
April 7, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
Dënohet me 22 vite burg 35-vjeçari në Shkodër, autor i vrasjes së Petrit Vuksanit!
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka dënuar me 22 vite burg shtetasin Lekë Vuksani, autor i vrasjes së Petrit Vuksanit, ngjarje e ndodhur më 2 maj të vitit 2023.

Para togave të zeza prokuroria paraqiti provat që e implikojnë 35 vjeçarin në krimin e ndodhur në rrugën “Tom Kola” në Shkodër.

Gjatë një hetimi afro 1 vjeçar prokuroria thotë se Petrit Vuksani, 52 vjeç i cili ishte emigrant në Angli ia ka lënë banesën e tij autorit kundrejt një pagesë mujore.

Viktima përpara se të ndodhte vrasja  kishte rreth një muaj që ishe kthyer nga Anglia.

Shkak i kësaj ngjarje të rëndë u bë pikërisht fakti se viktima i kërkoi 35 vjeçarit Lekë Vuksani që të lironte shtëpinë që i kishte lënë me qira gjatë kohës që nuk ndodhej në Shqipëri.

Autori i krimit  nuk ka rënë dakord dhe mendohet se situata ka agravuar deri në vrasjen e 52 vjeçarit Petrit Vuksani.

Ngjarja duket të ketë qenë e paramenduar, pasi Lekë Vuksani në momentin kur ka shkuar në banesë ka qënë i armatosur dhe ka hapur zjarr ndaj viktimës.

Raportohet po ashtu se autori i dyshuar nuk njihej si person problematik dhe rezulton pa precedentë penalë.

Nga ana tjetër viktima dhe autori nuk kishin lidhje me njëri tjetrin pavarësisht se mbanin mbiemrin e njëjtë.

Muajt e fundit përpara ngjarjes viktima dhe autori janë konfliktuar disa herë për qiranë, pagesat e ujit dhe të energjisë elektrike të cilat pronari Petrit Vuksani që mbeti i vrarë ka pretenduar se nuk janë paguar nga qiramarrësi Lekë Vuksani.

“Me Petritin jemi njohur sepse edhe ai është nga Dukagjini. I kam marrë shtëpinë me qira duke qenë se ndodhej në Angli. Muajt e fundit kemi patur disa debate për qiranë e shtëpisë por edhe për pagesat e ujit dhe të energjisë elektrike. Atë ditë kur ndodhi vrasja Petriti erdhi dhe më nxori nga shtëpia. Unë u ktheva dhe e gjeta vetëm. Aty kemi debatuar dhe në debat e sipër gjeta një automatik që nuk është i imi por i Petritit. Në debat e sipër kam marrë armën dhe e kam qëlluar”, mësohet të ketë thënë autori i vrasjes.

Pavarësisht pretendimit se arma e krimit është e viktimës, policia dhe prokuroria kanë prova se armën e solli autori me vete dhe se ishte e tij.

Një dëshmi ka dhënë edhe gruaja në të cilën shkoi pas vrasjes shtetasi Lekë Vuksani për t’u fshehur.

Autori i dyshuar i vrasjes e njihte atë zonë sepse më përpara në një shtëpi përballë kishte qëndruar me qira vëllai i tij.

35 vjeçari sipas dëshmisë së gruas pasi është futur në banesë me armë në dorë i ka thënë se nuk të bëj asgjë.

Autori u arrestua në këtë banesë pas 21 orësh kërkime intensive ndërsa aty iu gjet edhe arma e krimit.

Pavarësisht se avokati mbrotjës i autorit në senacën për masën e sigurisë ka kërkuar vlerësim psikologjik një gjë e tillë është refuzuar nga gjykata duke e cilësuar autorin si person pa probleme të shëndetit mendor dhe duke e dënuar me 22 vite burg.

Previous Post

Sekuestrohen 16 tonë kokainë e kamufluar si peleta për ngrohje në Spanjë, arrestohen pesë persona, mes tyre edhe shqiptarë

Next Post

Koha t’i japim një mesazh Izraelit!”, Stoltenberg: Duhet bërë më shumë për të mbrojtur civilët dhe…

Mbyllet numërimi i preferencialeve në Elbasan, PS merr 10 mandate, ja emrat e kandidatëve më të votuar
AKTUALITET

Mbyllet numërimi i preferencialeve në Elbasan, PS merr 10 mandate, ja emrat e kandidatëve më të votuar

by Editor
May 14, 2025
0

ELBASAN- Në Elbasan ka përfunduar numërimi i votave preferenciale, nga ku Partia Socialiste do të çojë në Kuvend edhe pesë deputetë...

Read moreDetails
Goli i Albion Rrahmanit nuk mjafton, Sparta e Pragës humbet finalen e Kupës

Goli i Albion Rrahmanit nuk mjafton, Sparta e Pragës humbet finalen e Kupës

May 14, 2025
Starmer nesër në Tiranë, zbulohet marrëveshja që do të nënshkruhet mes Ramës dhe kryeministrit britanik

Starmer nesër në Tiranë, zbulohet marrëveshja që do të nënshkruhet mes Ramës dhe kryeministrit britanik

May 14, 2025
Rrufeja bie mbi kopshtin zoologjik, 13 të plagosur në Francë

Rrufeja bie mbi kopshtin zoologjik, 13 të plagosur në Francë

May 14, 2025
“10 mijë euro vota për të gjithë fisin”- Humbja e PD, Flamur Noka: E gjitha administrata në shërbim të votuesve

“10 mijë euro vota për të gjithë fisin”- Humbja e PD, Flamur Noka: E gjitha administrata në shërbim të votuesve

May 14, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Mbyllet numërimi i preferencialeve në Elbasan, PS merr 10 mandate, ja emrat e kandidatëve më të votuar

Mbyllet numërimi i preferencialeve në Elbasan, PS merr 10 mandate, ja emrat e kandidatëve më të votuar

May 14, 2025
Goli i Albion Rrahmanit nuk mjafton, Sparta e Pragës humbet finalen e Kupës

Goli i Albion Rrahmanit nuk mjafton, Sparta e Pragës humbet finalen e Kupës

May 14, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al