Wednesday, June 17, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Alibeaj: Rama-Berisha dhe bishtat janë bërë bashkë kundër SPAK-ut

Editor by Editor
April 6, 2024
in AKTUALITET, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Alibeaj: Rama-Berisha dhe bishtat janë bërë bashkë kundër SPAK-ut
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj nga Mallakastra sulmoi edhe një tjetër marrëveshjen Rama-Berisha duke deklaruar para demokratëve se u bënë bashkë për amnistinë për t’i dhënë një sinjal të fortë SPAK-ut.

“Vetëm në këto tre javë është parë pazari më i madh që është bërë në fakt midis atyre hallexhinjve. Ne kishim një ofertë shumë të mirë dhe besoj atë që shqiptarët duan për zgjedhjet. Garë, lista të hapura, të gjithë në garë në mënyrë të barabartë. Kush e meriton votën të dalë kandidat dhe të jetë përfaqësues i shqiptarëve në Kuvend. Kjo ishte kërkesa e parë. E dyta, të votojnë të gjithë shqiptarët që janë larguar, janë dëbuar në këto 10 vite. Kjo ishte oferta jonë.

Çfarë bëri mazhoranca, nuk kam asnjë iluzion nga Rama. Strategjia e tij është fare e qartë, të dëbojë shqiptarët, i rrënoi ekonomikisht, rrënoi shpresën. Ajo që nuk prisja ishte që nga ana e tyre që e quajmë koleg të votuar nga demokratët, shkuan bashkë me të. E çfarë është kjo? Asgjë më shumë e asgjë më pakë, frikë nga shqiptarët. Se mos të pranosh çështjen e listave të hapura, pra të japësh llogari para shqiptarëve, është vetëm frikë nga gjykimi i shqiptarëve. E kjo është e para gjë që tregon se kush bën pazar e kush jo. Kush do kacaviret tek ajo karrigia e Parlamenti, e t’i fshihet përballjes me shqiptarët, e kush është ballëlartë.

Po kaloj tek pjesa tjetër, ajo që para 2 ditësh kaloi, amnistia. Po a kishte turp më të madh për deputetët që dolën nga listat e Partisë Demokratike, që ngritën kartonin dhe e bashkuan kartonin me Edi Ramën dhe me Ulsi Manjën që t’i lënë protestuesit në burg? Ata protestues i kemi thirrur ne, i kanë thirrur ata. Ne të gjithë bashkë jemi deputetë edhe për shkak të atyre protestuesve që rrinë burgjeve, e gjykatave, e prokurorive, e policive. Erdhi rasti që të paktën me amnistinë t’ua hiqnim këtë hall, i bashkuan votat me Edi Ramën.

I bashkuan votat me atë që urdhëroi policinë të hidhte gaz në Astir, në Shkozë, në Bregun e Lumit, tek Teatri, tek protestat tona. Kjo aleancë pazari  ka vetëm frikën që i ka mbledhur bashkë. E para është frika nga shqiptarët, e dyta është frika nga drejtësia. Secili ka të njëjtin hall. Ramës i shkojnë nga e hëna në të shtunë shkojnë në SPAK. Dhe si mendoi ju është kjo një situatë komode për ta? Këta situata çfarë bëjnë, i thërrasin njëri-tjetrit për të bërë një aleancë. Dhe amnistia ishte një sinjal për t’i çuar SPAK-ut” tha ai.

Previous Post

VIDEO/ +18/ Ilnisa dhe Meritoni nuk përmbahen, kryejnë marrëdhënie në dyshemenë e dhomës së bardhë

Next Post

“Me breshëri arme”, Marsi Pojani tregon personazhin e Big Brother që e rrahën pesë burra para syve të saj

Next Post
“Me breshëri arme”, Marsi Pojani tregon personazhin e Big Brother që e rrahën pesë burra para syve të saj

“Me breshëri arme”, Marsi Pojani tregon personazhin e Big Brother që e rrahën pesë burra para syve të saj

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al