Tuesday, May 5, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Nga dhuna ndaj nënës tek kontrabandimi i automjeteve, arrestohet një person dhe procedohen në gjendje të lirë katër të tjerë në Fier

Editor by Editor
April 3, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Nga dhuna ndaj nënës tek kontrabandimi i automjeteve, arrestohet një person dhe procedohen në gjendje të lirë katër të tjerë në Fier
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

FIER- Arrestohet një person dhe procedohen në gjendje të lirë katër të tjerë në Fier për vepra të ndryshme penale. Mësohet se një 53-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi dhunoi nënën e tij, ku kjo e fundit është pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Katër persona janë proceduar në gjendje të lirë për veprat penale kontrabandimi i automjeteve, tentativë për vjedhje banese si dhe konfliktimi fizik. Gjithashtu një grua me inicialet E.B ka denoncuar largimin nga banesa të djalit të saj 16-vjeçar.

Njoftimi i Policisë:

Fier/Arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 4 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Roskovec arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 53 vjeç, banues në Roskovec, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. S., 39 vjeç, banues në Patos, pasi nga kontrollet në servisin e tij, në Fier, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 5 automjete dhe pjesë për këmbim, që dyshohet se janë të kontrabanduara.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. M., 31 vjeç dhe F. T., 51 vjeç, të dy banues në Fier, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 14-vjeçar, pasi ka tentuar të vjedhë në një banesë në fshatin Kolonjë.

Paraditen e djeshme, në Komisariatin e Policisë Fier, ka kallëzuar shtetasja E. B., se më datë 01.04.2024, është larguar nga banesa, djali i saj 16-vjeç. Punohet për gjetjen e të miturit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Previous Post

Bujqësia merr pikiatën, rënia në 2023-shin, më e forta që nga 1997-ta

Next Post

Nikolla zbulon datën kur do të shqyrtohet mandati i Olta Xhaçkës

Next Post
Nikolla zbulon datën kur do të shqyrtohet mandati i Olta Xhaçkës

Nikolla zbulon datën kur do të shqyrtohet mandati i Olta Xhaçkës

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al