Sunday, May 11, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

I dhanë vetes 11 tendera miliona euro, dalin në gjyq tre drejtorët e bashkisë Tiranë

Editor by Editor
March 30, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
I dhanë vetes 11 tendera miliona euro, dalin në gjyq tre drejtorët e bashkisë Tiranë
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e sotme do të dalin përpara gjykatës së Posaçme për t’u njohur me masën e sigurisë tetë zyrtarë të Bashkisë së Tiranës që akuzohen nga SPAK se kanë lehtësuar një skemë korrupsioni që ka mundësuar përfitimin e dhjetëra tenderave publikë nga një kompani private, që dyshohet se zotërohet “de facto” nga Redi Molla dhe Mariglen Qato, i pari ish-drejtor i Ujësjellësit të Tiranës dhe i dyti ish-drejtues i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, aktualisht administrator i ndërmarrjes së Bashkisë, Tirana DC.

Qato dhe Molla u arrestuan pasi Gjykata e Posaçme caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tyre, ndërsa 5 zyrtarë të tjerë u lanë në masën e arrestit “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Gjykata ka vendosur gjithashtu arrest me burg edhe për Taulant Tushën, një tjetër ish-drejtues i rëndësishëm i Bashkisë së kryeqytetit që ndodhet aktualisht në qeli për çështjen e inceneratorit të Tiranës.

Kompania “5D Konstruksion” e cila kontrollohej nga Qato dhe Molla është është regjistruar në pronësinë e Nestor Muhametllarit. Kompania 5D Konstruksion u themelua në vitin 2016 me emrin “Igor Elektrik” dhe e ndryshoi më pas emrin në vitin 2019 në V.A.S. Konstruksion dhe në vitin 2021 në 5D Konstruksion. Të dhënat e bilanceve të kompanisë të depozituara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, tregojnë se të ardhurat e saj ishin në masën 2.2 miliardë lekë [rreth 20 milionë euro] për periudhën nga viti 2016 kur u themelua deri në vitin 2022.

Nga të dhënat e prokurimeve publike, kompania ka fituar 29 kontrata me vlerë të përgjithshme prej 1.8 miliardë lekësh. Kompania ka fituar tenderë të tjerë përpos këtyre në formën e bashkimit të operatorëve. Tenderi më i madh është fituar në vitin 2022 me objekt “Rehabilitimi i Qendrës së Kinostudios” me vlerë kontrate 414 milionë lekë. Sipas SPAK, Qato dhe Molla e kishin fshehur pronësinë mbi kompaninë 5D Konstruksion përmes ortakëve fiktivë në aktet e regjistrimit.

Nga hetimet e kryera është provuar fakti se në periudhën 2016-2020, gjatë kohës që Redi Molla ka ushtruar funksionin e drejtorit të përgjithshëm të shoqërisë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a, shoqëria “5D Konstruksion” sh.p.k e zotëruar prej tij, ka marrë pjesë dhe është shpallur fituese në shkelje të rregullave të prokurimit publik në 7 procedura prokurimi, të realizuara nga autoriteti kontraktor “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a. Kur Mariglen Qato ka ushtruar funksionin e Drejtorit të Departamentit Mbështetës në shoqërinë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a, kompania e zotëruar prej tij ka marrë pjesë dhe ka fituar në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik katër procedura prokurimi.

Previous Post

Kursi i këmbimit/ Euro dhe Dollari e mbyllin javën ‘gropë’

Next Post

Djali brenda, babai lau makinën me benzinë dhe i vuri flakën

Next Post
Djali brenda, babai lau makinën me benzinë dhe i vuri flakën

Djali brenda, babai lau makinën me benzinë dhe i vuri flakën

Vota e Diasporës, tensione te Parku Olimpik në Tiranë! PD konteston votat e ardhura nga Greqia
AKTUALITET

Vota e Diasporës, tensione te Parku Olimpik në Tiranë! PD konteston votat e ardhura nga Greqia

by Editor
May 11, 2025
0

Tensione raportohen te Parku Olimpik në Tiranë, aty ku janë votat e diasporës. PD ka ndryshuar numëruesin. Numëruesit e PD...

Read moreDetails
Nis numërimi i votave të diasporës te Parku Olimpik, hapen të parat kutitë për qarkun e Korçës

Nis numërimi i votave të diasporës te Parku Olimpik, hapen të parat kutitë për qarkun e Korçës

May 11, 2025
KQZ publikon shifrën e orës 19:00 të pjesëmarrjes në zgjedhje

KQZ publikon shifrën e orës 19:00 të pjesëmarrjes në zgjedhje

May 11, 2025
KQZ publikon shifrat: Sa është pjesëmarrja e votuesve nga diaspora

KQZ publikon shifrat: Sa është pjesëmarrja e votuesve nga diaspora

May 11, 2025
Numërohen 14 kutitë e para në Vorë, ja kush kryeson

Numërohen 14 kutitë e para në Vorë, ja kush kryeson

May 11, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Vota e Diasporës, tensione te Parku Olimpik në Tiranë! PD konteston votat e ardhura nga Greqia

Vota e Diasporës, tensione te Parku Olimpik në Tiranë! PD konteston votat e ardhura nga Greqia

May 11, 2025
Nis numërimi i votave të diasporës te Parku Olimpik, hapen të parat kutitë për qarkun e Korçës

Nis numërimi i votave të diasporës te Parku Olimpik, hapen të parat kutitë për qarkun e Korçës

May 11, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al