Wednesday, June 3, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

VIDEO/ Shqipëria më dobët se kurrë, mposhtet pastër nga Kili në miqësore

Editor by Editor
March 22, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, Sport
0
VIDEO/ Shqipëria më dobët se kurrë, mposhtet pastër nga Kili në miqësore
0
SHARES
30
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pretendimet ishin të mëdha, mirëpo fusha e blertë tregoi komplet një anë tjetër. Kombëtarja e Kilit bindi të gjithë se është më lart se Shqipëria modeste, pavarësisht se arriti jo me pak vështirësi, një fitore të thellë, 0 me 3, në “Ennio Tardini” të Parmës, duke i dhënë një “goditje” të fortë “Kuqezinjve”, në nisje të “testeve” miqësore, para Euro 2024.

Eduardo Vargas, në të 21’-tën, Marcos Bolados, në të 83’-tën e Victor Davila, në të 92’-tën mjaftuan për t’i dhënë djemve të teknikut, Sylvinho goditjen e “knock out”, të cilët jo në pak raste kërcënuan portën kundërshtare, por më kot, rezultati mbeti në 0 me 2, duke mos lumturuar në asnjë moment tifozët “Kuqezinj”, që kishin mbushur tribunat e stadiumit italian.

Në fushë u hodhën të gjithë, të paktën sa i përket repartit ofensiv, teka në fillim gjithçka nisi me treshen Seferi-Manaj-Asani, me këta dy të fundit, që qëndruar në hije, duke mos prodhuar shumë. Në pjesën e dytë tekniku Sylvinho hodhi në fushë Brojën, Muçolli, Arbër Hoxhën e Muçin, por sërish rezultati nuk ndryshoi e ishte pikërisht momenti kur Kili na ndëshkoi me gola të shpejtë, në kundërsulm.

Tashmë, Kombëtares i duhet të “hedhë pas krahëve” këtë humbje katastrofike në Parma, teksa vetëm tre ditë më vonë do të përballen me një tjetër përfaqësuese me histori në futbollin evropian e botëror, teksa mbrëmjen e 25 marsit do të sfidojnë në “Friends Arena” të Stokholmit, përfaqësuesen e Suedisë. 

SHIKONI GOLAT: 

Goli i Eduardo Vargas, 0-1

Goli i Marcos Bolados, 0-2

Goli i Victor Davila, 0-3

Rastet e ndeshjes:
90+4′ Përfundon ndeshja.
90+2′ Davila shënon të tretin për Kilin. (VIDEO)
83′ Vjen goli i dytë nga Kili. (VIDEO)
79′ Arbër Hoxha merr vendin e Taulant Seferit. (VIDEO)
75′ Armando Broja pranë golit. (VIDEO)
72′ Vjen edhe momenti i Muçit që zë vendin e Bajramit.
68′ Kombëtarja në kërkim të golit, Armando Broja ‘zbarkon’ në fushë. (VIDEO)
63′ Sylvinho largon Asanin, Muçolli merr vendin e shkupjanit.
58′ Kili pranë golit të dytë. (VIDEO)
57′ Zëvendësimi i parë për tanët. Laçi zë vendin e Ramadanit.
46′ Starton pjesa e dytë.
45′ Mbyllet pjesa e parë.
19′ Kili kalon në avantazh. (VIDEO)

Previous Post

“Nisën të qëllonin me armë këdo”, rrëfimi dramatik i rojës së sigurisë në sallën e koncerteve në Moskë: Si mbijetuam

Next Post

Nga Elsa Lila te Albano Bogdo/ Zbulohen zyrtarisht 16 personazhet e “Ferma VIP”

Next Post
Nga Elsa Lila te Albano Bogdo/ Zbulohen zyrtarisht 16 personazhet e “Ferma VIP”

Nga Elsa Lila te Albano Bogdo/ Zbulohen zyrtarisht 16 personazhet e “Ferma VIP”

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al