Thursday, June 19, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Incidenti me gazetaren Ambrozia Meta, mediat italiane: Rama i vendosi dorën në fytyrë dhe nuk kërkoi falje

Editor by Editor
March 21, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
Incidenti me gazetaren Ambrozia Meta, mediat italiane: Rama i vendosi dorën në fytyrë dhe nuk kërkoi falje
0
SHARES
15
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANA- Veprimi i kryeministrit shqiptar Edi Rama ndaj gazetares Ambrozia Meta ka bërë jehonë në mediat italian. Në mesin e mediave të vendit fqinj, veprimi është konsideruar si një gafë e kryeministrit “të bezdisur nga pyetjet” për projektin e dhëndrit të ish-Presidentit Trump.

“Il Fatto Quotidiano” shkruan se Edi Rama ka shtyrë një gazetare duke i vendosur dorën në fytyrë, në fund të një konference për shtyp. 

“Kryeministri shqiptar nuk kërkoi falje. Gazetarja e komentoi ngjarjen duke thënë se ishte “një gjest i ulët dhe i turpshëm, i papranueshëm. Por kryeministri me sjelljen e tij fyese nuk më tremb”, shkruan “Il Fatto Quotidiano”.

“Kryeministri shqiptar, Edi Rama, nuk ka marrë përgjegjësinë për akuzën se ka frikësuar fizikisht një gazetare që e ka pytur për një projekt investimi të dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner”, shkruan “La Repubblica”.

“Corriere della Sera” shkruan se Rama e ka frikësuar fizikisht gazetaren Ambrozia Meta, duke i vendosur dorën në fytyrë.

“Furtunë në Shqipëri për kryeministrin Edi Rama, i cili gjatë një përballjeje me disa gazetarë shtyu një gazetare pas një pyetjeje për një projekt investimi të lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e Donald Trump. Rama e ka frikësuar fizikisht gazetaren Ambrozia Meta, duke i vendosur dorën në fytyrë. Videoja ka bërë xhiro në rrjetet sociale, duke u bërë virale”, shkruan Corriere.

“LA7” shkruan se ndër akuzat e ngritura ndaj kryeministrit Rama është ajo e favorizimit të dhëndrit të ish-presidentit dhe kandidatit republikan për president Donald Trump, Jared Kushner, për sjelljen e “investimeve” në Shqipëri, të financuara pjesërisht nga fondet publike nga Arabia Saudite.

“Sipas të njëjtave burime, investitori i vërtetë është një oligark i Katarit, i cili dyshohet se ka përdorur Bjellorusinë për të pastruar para dhe tani dyshohet se po bashkëpunon me liderin serb Aleksandar Vuçiç, i lidhur me Kremlinin. Kundërshtarët e Ramës kujtojnë kohën kur ishte kryebashkiak i Tiranës dhe i kishte cilësuar në përgjithësi gazetaret femra me epitete shumë të ashpra”, shkruan La7.

“La Stampa” shkruan se Rama prek fytyrën e gazetares. Media italiane citon edhe rrjetin SafeJournalists, një organizatë që mbron të drejtat e shtypit në Ballkanin Perëndimor dhe “WomenInJournalism” që kanë mbajtur një qëndrim të qartë kundër kryeministrit dhe këtij gjesti të dhunshëm.

“Shtytja ndezi një stuhi polemikash në Shqipëri, edhe për shkak se mungesa e përgjigjes gjeneroi akuza të mëtejshme për raundin e investimeve dhe favorizime të mundshme ndaj pasardhësve të dinastisë së pasurive të paluajtshme Kushner, bashkëshortit të Ivanka Trump. Kryeministri shqiptar ka refuzuar të kërkojë falje pasi u akuzua se kishte frikësuar fizikisht gazetaren. Ka nga ata që kujtojnë se marrëdhëniet e këqija me median e kanë vënë kryeministrin edhe në të kaluarën. Në disa raste ai ndaloi mediat të merrin pjesë në konferenca për shtyp”, shkruan La Stampa.

Previous Post

Mbi 100 veprime bankare nga llogaria e “DAAM.shpk”/ Evis Berberi i ARRSH-së tërhoqi para edhe kur ishte në Turqi

Next Post

Bardhi: Mazhoranca ta harrojë kohën kur opozita digjte mandatet, do na keni përballë

Next Post
Bardhi: Mazhoranca ta harrojë kohën kur opozita digjte mandatet, do na keni përballë

Bardhi: Mazhoranca ta harrojë kohën kur opozita digjte mandatet, do na keni përballë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Berisha: Kalova një gjendje gripale, por unë jam transparent, nuk jam si ai tjetri që shkarkon Komandatin e Gardës

Berisha: Kalova një gjendje gripale, por unë jam transparent, nuk jam si ai tjetri që shkarkon Komandatin e Gardës

June 19, 2025
Berisha: Kompanitë e kartelit të Troplinëve vazhdojnë punën pa u shqetësuar! PD nuk do e njohë kurrë këtë farsë

Berisha: Kompanitë e kartelit të Troplinëve vazhdojnë punën pa u shqetësuar! PD nuk do e njohë kurrë këtë farsë

June 19, 2025
Berisha denoncon skandalin: Deputeti Arkend Balla u punësua në kompaninë e kartelit të Troplinëve

Berisha denoncon skandalin: Deputeti Arkend Balla u punësua në kompaninë e kartelit të Troplinëve

June 19, 2025
Zjarr në pyllin e Sodës në Vlorë/ Pushuesit largohen nga plazhi i Zvërnecit, katër zjarrfikëse në vendin e ngjarjes

AKTUALITET

Berisha: Kalova një gjendje gripale, por unë jam transparent, nuk jam si ai tjetri që shkarkon Komandatin e Gardës

by Editor
June 19, 2025
0

Berisha deklaroi: Është e vërtetë, por unë jam transparent. Nuk bëj si ai tjetri që të shkarkojë Komandantin e Gardës...

Read moreDetails
Berisha: Kompanitë e kartelit të Troplinëve vazhdojnë punën pa u shqetësuar! PD nuk do e njohë kurrë këtë farsë

Berisha: Kompanitë e kartelit të Troplinëve vazhdojnë punën pa u shqetësuar! PD nuk do e njohë kurrë këtë farsë

June 19, 2025
Berisha denoncon skandalin: Deputeti Arkend Balla u punësua në kompaninë e kartelit të Troplinëve

Berisha denoncon skandalin: Deputeti Arkend Balla u punësua në kompaninë e kartelit të Troplinëve

June 19, 2025
Zjarr në pyllin e Sodës në Vlorë/ Pushuesit largohen nga plazhi i Zvërnecit, katër zjarrfikëse në vendin e ngjarjes

Zjarr në pyllin e Sodës në Vlorë/ Pushuesit largohen nga plazhi i Zvërnecit, katër zjarrfikëse në vendin e ngjarjes

June 19, 2025
Veliaj vijon me postimet ironizuese në “Tik Tok”: Vërtet mendoni se jam kaq i rrezikshëm? Viti 2025 më bëri të ndihem si një kërcënim…

Veliaj vijon me postimet ironizuese në “Tik Tok”: Vërtet mendoni se jam kaq i rrezikshëm? Viti 2025 më bëri të ndihem si një kërcënim…

June 19, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Berisha: Kalova një gjendje gripale, por unë jam transparent, nuk jam si ai tjetri që shkarkon Komandatin e Gardës

Berisha: Kalova një gjendje gripale, por unë jam transparent, nuk jam si ai tjetri që shkarkon Komandatin e Gardës

June 19, 2025
Berisha: Kompanitë e kartelit të Troplinëve vazhdojnë punën pa u shqetësuar! PD nuk do e njohë kurrë këtë farsë

Berisha: Kompanitë e kartelit të Troplinëve vazhdojnë punën pa u shqetësuar! PD nuk do e njohë kurrë këtë farsë

June 19, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al