Thursday, July 3, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Gjykata e Lartë zbardh vendimin për vulën e PD

Editor by Editor
March 18, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
Gjykata e Lartë zbardh vendimin për vulën e PD
0
SHARES
144
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Lartë ka zbardhur vendimin që ka marrë për të ridërguar në Gjykatën e Apelit çështjen për vulën e PD-së, e cila do të gjykohet nga një trupër tjetër gjyqësore. Vendimi për logon e PD u shqyrtua nga Artur Kalaja si kryesues, Ervin Pupe dhe Darjel Sina si anëtarë. Zbardhja e vendimit i hap rrugën nisjes së procesit në Gjykatën e Apelit.

VENDIMI

Në arsyetimin e vendimit të saj, Gjykata e Apelit ka arritur në konkluzionin se z.Lulzim Basha vijon të jetë kryetar i PDSH, duke e kufizuar arsyetimin e saj ligjor në faktin se,  kërkesa për heqje dorë nga funksioni i Kryetarit të PDSH nga ana e z.Lulzim Basha nuk është formalizuar me shkrim, si dhe nuk është depozituar në regjistrin e partive politike. Megjithatë, kjo gjykatë nuk ka vlerësuar dhe nuk ka marrë në analizë të detajuar faktin nëse ndryshimet statutore të miratuara nga Kuvendi Kombëtar i datës 17.07.2021, në të cilin z.Lulzim Basha është rizgjedhur Kryetar i PDSH janë regjistruar në regjistrin e partive politike apo jo, si dhe nëse kanë prodhuar efekte juridike këto ndryshime.

Gjithashtu, gjykata e apelit nuk ka vlerësuar dhe nuk ka konkluduar nga pikëpamja e faktit dhe e ligjit se, çfarë efekti ligjor dhe rëndësie nga pikëpamja juridike ka mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Kombëtar të PDSH, si dhe vendimet e marra në këtë Kuvend, ku disa prej këtyre vendimeve kanë të bëjnë me shkarkimin e organeve drejtuese të PDSH (një prej të cilëve Kryetari i PDSH z. Lulëzim Basha) dhe krijimin e organeve të reja drejtuese, sikurse është edhe Komisioni i Rithemelimit”, thuhet në vendim.

Kolegji vlerëson se, në kushtet kur gjykata e apelit ka legjitimuar dhe ka pranuar të marrë në shqyrtim ankimin e paraqitur nga PDSH e përfaqësuar nga deputeti Enkelejd Alibeaj sipas autorizimit të lëshuar nga kryetari z.Lulzim Basha, nuk ka pasur asnjë shkak të arsyeshëm ligjor që të kthente shqyrtimin e çështjes për rigjykim, duke i lënë detyrë gjykatës së shkallës së parë që të verifikojë dhe të konkludojë se kush e përfaqëson ligjërisht subjektin politik PDSH. Me disponimin e kthimit të çështjes për rigjykim në shkallë të parë, si dhe me detyrat e lëna për zbatim, gjykata e apelit ka ndryshuar natyrën (ritin) e gjykimit të mosmarrëveshjes, pra nga një gjykim gracioz me palë kërkuese, në një gjykim kontencioz me palë kundërshtare. Në këtë rast, gjykata ka krijuar një çështje të re, e cila, nga pikëpamja procedurale ka devijuar tërësisht nga çështja që është shqyrtuar në Shkallë të Parë.

Kolegji vlerëson se, në arritjen e konkluzionit se kush është organi kompetent që përfaqëson në këtë rast PDSH, gjykata e apelit nuk duhet ta kufizonte dhe ngushtonte shqyrtimin gjyqësor, duke vlerësuar faktin nëse dorëheqja e kryetarit të PDSH z. Lulzim Basha është kryer në formën shkresore dhe a ka gjetur pasqyrim në regjistrin e partive politike. Për të pasur një gjykim të drejtë dhe të gjithëanshëm të çështjes, si dhe për të kuptuar drejtë natyrën e  këtij gjykimi, Gjykata e Apelit duhet të merrte në shqyrtim dhe të analizonte nga pikëpamja e ligjit dhe e faktit se, çfarë vlere provueshmërie dhe juridike kanë:

(i) aktet e miratuara në Kuvendin Kombëtar të PDSH në datën 11.12.2021 në lidhje me organet drejtuese të PDSH, për të cilat kërkohet regjistrimi në regjistrin e partive politike; (ii) aktet e prodhuara nga organet zgjedhore KQZ dhe KAS për aq sa ato mund të konsiderohen se ndikojnë në mosmarrëveshjen objekt shqyrtimi; si dhe (iii) vendimet e marra nga Kolegji Zgjedhor Gjyqësor, i cili është gjykatë dhe vendimet e dhëna prej tij janë vendime gjyqësore të formës së prerë. Vetëm pasi të merren në analizë të gjitha faktet dhe provat e nevojshme të administruara në dosje, gjykata do të kishte mundësi për të konkluduar definitivisht se kush është organi që përfaqëson juridikisht tek të tretët PDSH-në, i cili është subjekti juridik që tërheq të drejtat në këtë gjykim.

Kolegji, vlerëson që pavarësisht faktit se sa ka arsyetuar më sipër në këtë vendim janë argumente të mjaftueshme ligjore për të justifikuar prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit dhe kthimin e çështjes për rigjykim, për efekt të rëndësisë jurisprudenciale, e vlerëson të arsyeshme që të ndalet dhe të analizojë se edhe shkaqet e tjera që Gjykata e Apelit ka cituar në vendimmarrjen e saj, kur ka vlerësuar cenimin e vendimit nr. 3, datë 25.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe kthimin e kësaj çështje për rigjykim, me një tjetër trupë gjykuese.

Në mars të vitit të kaluar, Gjykata e Tiranës, njohu si të ligjshëm Kuvendin e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij, e po ashtu dhe vendimet e dala nga ky Kuvend, i cili shkarkoi të gjitha strukturat dhe figurat drejtuese të partisë së udhëhequr deri në atë kohë nga Lulzim Basha. Po atë ditë, Berisha dhe mbështetësit e tij morën kontrollin e selisë së partisë, pas protestës së dhunshme që u zhvillua më 8 janar të vitit 2022, teksa brenda godinës qëndronte Basha e përkrahësit e tij.

Vendimi u ankimua menjëherë nga deputeti Enkelejd Alibeaj. Përfaqësuesit e Berishës kërkuan nga gjykata e Apelit, mospranimin e ankimit per shkak se sipas tyre Alibeaj nuk legjitimohet për një akt të tillë, ose në alternativë, të pushojë ankimimin si të pabazuar në ligj dhe prova. Nga ana e tyre përfaqësuesit e Alibeaj kërkuan prishjen e vendimit të Gjykatës së Tiranës, dhe pushimin e çështjes ose në alternativë prishjen e vendimit dhe kthimin e çështjes për rigjykim.

Previous Post

Vrasja e Bejtjas/ Gazetarja: Jo rastësi që Durim dhe Valter Bami u larguan jashtë vendit para krimit

Next Post

“U shokova kur pashë shenjat e dhunës në trup, mezi çohej në këmbë”, gazetarja: Ja çfarë filmuan kamerat e Pallatit Mbretëror, Princi Leka…

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Aksioni i policisë te zyrat e ‘Bankers’ në Fier/ Në pranga edhe ish-bashkëshorti i moderatores Arbana Osmani

Aksioni i policisë te zyrat e ‘Bankers’ në Fier/ Në pranga edhe ish-bashkëshorti i moderatores Arbana Osmani

July 2, 2025
“Pas 20 ditësh, më lanë të takohesha me motrën dhe 2 nga 3 fëmijët!” Meta: Masat represive përforcohen çdo ditë! Nesër letra për Ahmetajn

“Pas 20 ditësh, më lanë të takohesha me motrën dhe 2 nga 3 fëmijët!” Meta: Masat represive përforcohen çdo ditë! Nesër letra për Ahmetajn

July 2, 2025
La jashtë Parlamentit Zegjine Çaushin, kush është Maldrita Bardho?

La jashtë Parlamentit Zegjine Çaushin, kush është Maldrita Bardho?

July 2, 2025
Kate Middleton flet për sfidat emocionale të jetës pas trajtimit të kancerit: Duhet të gjesh normalitetin tënd të ri dhe kjo kërkon kohë

AKTUALITET

Aksioni i policisë te zyrat e ‘Bankers’ në Fier/ Në pranga edhe ish-bashkëshorti i moderatores Arbana Osmani

by Editor
July 2, 2025
0

FIER- Ardit Keron, ish-bashkëshorti i Arbana Osmanit dhe ish-drejtorin financiar i kompanisë Bankers Petroleum Albania u vu në pranga ditën e sotme...

Read moreDetails
“Pas 20 ditësh, më lanë të takohesha me motrën dhe 2 nga 3 fëmijët!” Meta: Masat represive përforcohen çdo ditë! Nesër letra për Ahmetajn

“Pas 20 ditësh, më lanë të takohesha me motrën dhe 2 nga 3 fëmijët!” Meta: Masat represive përforcohen çdo ditë! Nesër letra për Ahmetajn

July 2, 2025
La jashtë Parlamentit Zegjine Çaushin, kush është Maldrita Bardho?

La jashtë Parlamentit Zegjine Çaushin, kush është Maldrita Bardho?

July 2, 2025
Kate Middleton flet për sfidat emocionale të jetës pas trajtimit të kancerit: Duhet të gjesh normalitetin tënd të ri dhe kjo kërkon kohë

Kate Middleton flet për sfidat emocionale të jetës pas trajtimit të kancerit: Duhet të gjesh normalitetin tënd të ri dhe kjo kërkon kohë

July 2, 2025
Rekord për 2025/ Rreth 20,000 emigrantë kalojnë Kanalin anglez me varka të vogla drejt Britanisë

Rekord për 2025/ Rreth 20,000 emigrantë kalojnë Kanalin anglez me varka të vogla drejt Britanisë

July 2, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Aksioni i policisë te zyrat e ‘Bankers’ në Fier/ Në pranga edhe ish-bashkëshorti i moderatores Arbana Osmani

Aksioni i policisë te zyrat e ‘Bankers’ në Fier/ Në pranga edhe ish-bashkëshorti i moderatores Arbana Osmani

July 2, 2025
“Pas 20 ditësh, më lanë të takohesha me motrën dhe 2 nga 3 fëmijët!” Meta: Masat represive përforcohen çdo ditë! Nesër letra për Ahmetajn

“Pas 20 ditësh, më lanë të takohesha me motrën dhe 2 nga 3 fëmijët!” Meta: Masat represive përforcohen çdo ditë! Nesër letra për Ahmetajn

July 2, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al