Wednesday, June 17, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Basha i përgjigjet Ramës pas dakordësisë me Rithemelimin: S’është marrëveshje për anëtarësimin në BE, por pazar mes rrangallave të vjetra të tranzicionit

Editor by Editor
March 17, 2024
in AKTUALITET, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Basha i përgjigjet Ramës pas dakordësisë me Rithemelimin: S’është marrëveshje për anëtarësimin në BE, por pazar mes rrangallave të vjetra të tranzicionit
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Lulzim Basha i është pëgjigjur deklaratave të kreut të qeverisë, Edi Rama, i cili paraditen e sotme mblodhi Asamblenë e PS-së në “Melia Hotel’ në gjirin e Lalëzit.

Rama hodhi poshtë pretendimet e pazareve mes qeverisë dhe Rithemelimit dhe deklaroi se ka ardhur koha që të zhvillohet një debat publik lidhur me rrugën e anëtarësitmit të Shiqpërisë në Be.

Përmes një reagmi në Facebook, Basha shkruan se ‘pazari për të mbrojtur plaçkën e ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008 është i qartë’ dhe shon se Rama së bashku me Berishën duan të zhbëjnë ligjin e dekriminalizimit, duke i hapur rrugë personave me precedentë penal dhe zyrtarëve të dënuar për korrupsion, që të kenë mundësi të kandidojnë në zgjedhjet e radhës.

Lulzim Basha: Nuk është marrëveshje për anëtarësimin në BE, por është pazar i pastër mes rrangalleve të vjetra të tranzicionit, që duan të mbajnë peng Shqipërinë, duke ruajtur monopolin e sistemit, sepse vetëm ashtu mund të mbajnë njëri-tjetrin, sipas lojës 35-vjeçare, që i yti mishin të ha, por kockën ta ruan.

Sot nuk ka shqiptar që beson përrallat e Edi Ramës, i cili një ditë i quan idiotë ata që akuzojnë se po bën pazar, ndërsa të nesërmen vetë zyrtarizon pazarin me Sali Berishën, të cilin, kur s’i duhet e quan “Non grata”, ndërsa kur i hyn në punë, e quan partner për jetën parlamentare.

Pazari për të mbrojtur plaçkën e ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008 është i qartë, por përveç kësaj, së bashku ata duan edhe të zhbëjnë ligjin e dekriminalizimit, duke i hapur rrugë personave me precedentë penal dhe zyrtarëve të dënuar për korrupsion, që të kenë mundësi të kandidojnë në zgjedhjet e radhës. Edi Rama ka treguar se pa bashkëpunim me krimin e organizuar nuk mund të fitojë dot.

Ashtu sikurse të dy janë të interesuar për t’i bërë presion drejtësisë së re, e cila ka premtuar se nuk do të kursejë askënd, pavarësisht hierarkisë apo pozicionit të lartë shtetëror.

Partia Demokratike është e vendosur për një koalicion të gjerë me qytetarët dhe me të gjithë faktorët politikë që duan një Shqipëri të njerëzve dhe për njerëzit kundër kastës së vjetër 35-vjeçare të dinosaurëve të korrupsionit.

Previous Post

Iu publikua videoja duke bërë parakalime të gabuara në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë, e pëson shoferi

Next Post

Mjeku Edvin Prifti: Është tentuar vrasja ime dhe e fëmijëve të mi të mitur, do publikoj provat

Next Post
Mjeku Edvin Prifti: Është tentuar vrasja ime dhe e fëmijëve të mi të mitur, do publikoj provat

Mjeku Edvin Prifti: Është tentuar vrasja ime dhe e fëmijëve të mi të mitur, do publikoj provat

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al