Sunday, May 3, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Transportonin emigrantë për të kaluar kufirin ilegalisht, arrestohen 2 persona në Gjirokastër

Editor by Editor
March 17, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Transportonin emigrantë për të kaluar kufirin ilegalisht, arrestohen 2 persona në Gjirokastër
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dy persona janë arrestuar në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet pasi u kapën në flagrancë duke transportuar, kundrejt fitimit, 4 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Bëhet fjalë për një 36-vjeçar me inicialet N. N., banues në Krujë dhe për një 30-vjeçar me incialet E. C., banues në Lezhë. 30-vjeçari dyshohet se qarkullonte me automjetin tip “Toyota”, për të kontrolluar rrugën dhe për të sinjalizuar 36-vjeçarin për prezencë të shërbimeve të Policisë.

Ndërkohë në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjetet dhe 2 celularë.

Njoftim

U kapën në flagrancë duke transportuar, kundrejt fitimit, 4 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohen 2 automjete dhe 2 celularë. Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Sektorin e Policisë Rrugore, Sektorin Operacional dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, të DVP Gjirokastër, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, në bazë të informaciove të siguruara në rrugë policore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Stacioni 1”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

N. N., 36 vjeç, banues në Krujë dhe E. C., 30 vjeç, banues në Lezhë. Shtetasi N. N. u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet, në dalje të qytetit të Këlcyrës, duke transportuar me automjetin tip “Volkswagen”, kundrejt fitimit, 4 emigrantë nga vendet MENA, nga Hani i Hotit, Shkodër, në drejtim të pikës së kalimit kufitar “Tre Urat”, Përmet, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, si dhe nuk iu bind urdhrit të punonjësit të Policisë për kontroll, por braktisi automjetin dhe u largua.

Shtetasit E. C. dyshohet se qarkullonte me automjetin tip “Toyota”, për të kontrolluar rrugën dhe për të sinjalizuar shtetasin N. N., për prezencë të shërbimeve të Policisë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjetet dhe 2 celularë. Materialet procedurale kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Previous Post

“Hakmarrje” ndaj Shqipërisë? Greqia bllokon emigrantët shqiptarë, pas 30 marsit nuk lejohet lëvizja pa leje qëndrimi

Next Post

Snajperi dhe pistat/ Vrasjet e bujshme ku kishte ‘gisht’ Bejtja

Next Post
Snajperi dhe pistat/ Vrasjet e bujshme ku kishte ‘gisht’ Bejtja

Snajperi dhe pistat/ Vrasjet e bujshme ku kishte ‘gisht’ Bejtja

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al