Sunday, November 2, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Jetëgjatësia mesatare në Shqipëri, 1,5 vite më e ulët se mesatarja e BE-së, arrin nivelin e parapandemisë

Editor by Editor
March 15, 2024
in AKTUALITET, Lajmi Fundit, SOCIALE, Vendi
0
Jetëgjatësia mesatare në Shqipëri, 1,5 vite më e ulët se mesatarja e BE-së, arrin nivelin e parapandemisë
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË– Jetëgjatësia në Shqipëri arriti 79,1 vjeç në vitin 2022 me një diferencë prej 1.5 vitesh me mesataren e BE-së, teksa vendi ynë renditet më mirë se e gjithë Europa Juglindore, sipas të dhënave të sotme të Eurostat.

Vendi ynë arriti të rikuperojë jetëgjatësinë që u ul gjatë pandemisë Covid-19, pasi në vitin 2022 treguesi arriti në nivelin e vitit 2019, teksa Europa ende nuk ka arritur jetëgjatësinë e vitit 2019. Në vitin 2022, jetëgjatësia në 27 vendet anëtare të BE-së ishte 80.6 vite nga 81,3 që ishte në vitin 2019.

Jetëgjatësinë më të lartë në lindje në BE e kishte Rajoni spanjoll i Comunidad de Madrid (85.2 vjet), i ndjekur nga Provincia Autonoma di Trento në Itali (84.4 vjet), Ile de France në Francë (84.1 vjet), Stokholmi në Suedi ( 84.0 vjeç), dhe Comunidad Foral de Navarra në Spanjë (83.9 vjeç).

Nga ana tjetër, midis 5 rajoneve të BE-së me jetëgjatësinë më të ulët në lindje, 4 rajone ishin në Bullgari: Severozapaden (72.3 vjet), Severen tsentralen (73.2 vjet), Yugoiztochen (73.7 vjet), Severoiztochen (74.1 vjet); dhe një në Hungari, Észak-Magyarország (74,1 vjeç).

Për gratë në BE, jetëgjatësia në lindje ishte 83.3 vjet në 2022 (rritje me 0.4 krahasuar me 2021, por më pak me -0.7 krahasuar me 2019) dhe për burrat në 77.9 vjet (një rritje 0.7 vjet krahasuar me 2021, por -0.6 rënie krahasuar me vitin 2019).

Në Shqipëri jetëgjatësia për gratë ishte 80,9 vjet dhe 77,4 vjet për burrat, me një diferencë 3,5 vite në vitin 2022.

Në vitin 2022, jetëgjatësia në lindje për gratë në BE ishte 5.4 vjet më e gjatë se ajo për burrat, me variacione midis vendeve të BE-së. Në Letoni, gratë pritej të jetonin 10.0 vjet më shumë se burrat, të ndjekura nga Estonia dhe Lituania (të dyja 8.7 vjet).

Hendeqet më të vogla gjinore ishin në Holandë (2.9 vjet), Irlandë (3.3 vjet) dhe Suedi (3.4 vjet).

Jetëgjatësia në Shqipëri është përmirësuar ndjeshëm që nga mesi i shekullit të kaluar deri më tani.

Shqiptarët e viteve 1950 jetonin mesatarisht vetëm 54.4 vite sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, ndërsa që nga ajo kohë deri në vitin 2022, jetëgjatësia u rrit me 45%.

Të dhënat historike mbi jetëgjatësinë në 70 vitet e fundit, tregojnë nëse përmirësimi më i madh ndodhi në dy dekadat e 1950-1970, ky tregues u rrit me 18 vite ose 33%.

Nga 54.4 vjeç, më 1950 jetëgjatësia mesatare në vitin 1970 arriti në 72.3 vite. Që nga ajo kohë, treguesi i jetëgjatësisë në vendin tonë është rritur me ritme të ulëta. Popullsia në Shqipëri ka ndryshuar gjatë 30 viteve të fundit.

Kjo vjen, veçanërisht, për shkak të ndryshimeve në sistemin ekonomik, duke kaluar nga ekonomia e centralizuar në një sistem të tregut të hapur i cili ka dhënë efektin e tij në lindje, vdekje, migracion, dhe sigurisht ka një ndikim në të ardhmen e popullsisë shqiptare./monitor 

Previous Post

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Evropës, nuk mungojnë përballjet interesante

Next Post

Lidhja e Sarës dhe Bardhit bëhet serioze, takohen me familjarët

Next Post
Lidhja e Sarës dhe Bardhit bëhet serioze, takohen me familjarët

Lidhja e Sarës dhe Bardhit bëhet serioze, takohen me familjarët

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Tre “shtëpi bari” në Shkodër: Arrestohen dy individë dhe ndalohen katër punonjës të OSHEE për shpërdorim të detyrës.

Tre “shtëpi bari” në Shkodër: Arrestohen dy individë dhe ndalohen katër punonjës të OSHEE për shpërdorim të detyrës.

November 2, 2025
Fitorja në sekondat e fundit, Interi siguron tri pikë në transfertë dhe i afrohet vendit të parë.

Fitorja në sekondat e fundit, Interi siguron tri pikë në transfertë dhe i afrohet vendit të parë.

November 2, 2025
Ish-ambasadori Zeneli komenton për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos: Një begati për Partinë Socialiste dhe një humbje e madhe për Shqipërinë.

Ish-ambasadori Zeneli komenton për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos: Një begati për Partinë Socialiste dhe një humbje e madhe për Shqipërinë.

November 2, 2025
“Turizmi dhe ndërtimi kontribuojnë në ekonomi”, Sejko: Rritje ekonomike pozitive, ruajmë normën e interesit të pandryshuar.

“Sa shumë të ka dashur e vlerësuar populli, mor burrë i dheut”, Rama rikujton bisedat me Nanon: Ndamë, thyem dhe rindamë bukë. Mos u preftë kurrë Fatos! (Fjala e plotë)

November 2, 2025
Tre “shtëpi bari” në Shkodër: Arrestohen dy individë dhe ndalohen katër punonjës të OSHEE për shpërdorim të detyrës.
LAJME

Tre “shtëpi bari” në Shkodër: Arrestohen dy individë dhe ndalohen katër punonjës të OSHEE për shpërdorim të detyrës.

by timoni.al
November 2, 2025
0

Policia e Malësisë së Madhe ka zbuluar tri ambiente të përshtatura për kultivimin dhe tharjen e bimëve narkotike kanabis, në...

Read moreDetails
Fitorja në sekondat e fundit, Interi siguron tri pikë në transfertë dhe i afrohet vendit të parë.

Fitorja në sekondat e fundit, Interi siguron tri pikë në transfertë dhe i afrohet vendit të parë.

November 2, 2025
Ish-ambasadori Zeneli komenton për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos: Një begati për Partinë Socialiste dhe një humbje e madhe për Shqipërinë.

Ish-ambasadori Zeneli komenton për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos: Një begati për Partinë Socialiste dhe një humbje e madhe për Shqipërinë.

November 2, 2025
“Turizmi dhe ndërtimi kontribuojnë në ekonomi”, Sejko: Rritje ekonomike pozitive, ruajmë normën e interesit të pandryshuar.

“Sa shumë të ka dashur e vlerësuar populli, mor burrë i dheut”, Rama rikujton bisedat me Nanon: Ndamë, thyem dhe rindamë bukë. Mos u preftë kurrë Fatos! (Fjala e plotë)

November 2, 2025
FOTOT/ Miq dhe kundërshtarë në homazhet e nderit për ish-kryeministrin Nano, Kurti pranë Ali Ahmetit, duke biseduar gjithashtu me Ramën. Berisha dhe Begaj nuk ishin të pranishëm.

FOTOT/ Miq dhe kundërshtarë në homazhet e nderit për ish-kryeministrin Nano, Kurti pranë Ali Ahmetit, duke biseduar gjithashtu me Ramën. Berisha dhe Begaj nuk ishin të pranishëm.

November 2, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Tre “shtëpi bari” në Shkodër: Arrestohen dy individë dhe ndalohen katër punonjës të OSHEE për shpërdorim të detyrës.

Tre “shtëpi bari” në Shkodër: Arrestohen dy individë dhe ndalohen katër punonjës të OSHEE për shpërdorim të detyrës.

November 2, 2025
Fitorja në sekondat e fundit, Interi siguron tri pikë në transfertë dhe i afrohet vendit të parë.

Fitorja në sekondat e fundit, Interi siguron tri pikë në transfertë dhe i afrohet vendit të parë.

November 2, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al