Saturday, May 10, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kongresi amerikan voton “pro” shitjes së TikTok, çfarë po ndodh me mosmarrëveshjet Kinë-SHBA?

Editor by Editor
March 15, 2024
in AKTUALITET, BOTË, KRYESORE, Lajmi Fundit, Tech
0
Kongresi amerikan voton “pro” shitjes së TikTok, çfarë po ndodh me mosmarrëveshjet Kinë-SHBA?
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

SHBA- Udhëheqja komuniste në Pekin reagoi me kritika të ashpra ndaj vendimit të fundit të Kongresit Amerikan për aplikacionin Tiktok. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Wang Wenbin tha:

“Nëse të ashtuquajturat arsye të sigurisë kombëtare mund të përdoren për të shtypur në mënyrë të qëllimshme kompani superiore nga vende të tjera, nuk mund të flitet për ndershmëri.”

Kështu, SHBA vepron sipas logjikës së një kalorësi grabitës. Pala amerikane nuk ka paraqitur kurrë prova, se Tiktok-u rrezikon sigurinë kombëtare.

“Mënyra se si SHBA po e trajton çështjen TikTok i bën të qartë botës, nëse i ashtuquajturi rendi i SHBA-së i bazuar në rregulla i shërben botës apo vetëm vetë SHBA-së.”

Zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë He Yadong tha se Kina do të marrë “të gjitha masat e nevojshme” për të mbrojtur të drejtat dhe interesat legjitime të kompanive të saj jashtë vendit. Shtetet e Bashkuara duhet të “respektojnë parimet e ekonomisë së tregut dhe të konkurrencës së ndershme” dhe të ndalojnë “shtypjen e padrejtë të kompanive të huaja”, vazhdoi ai.

Tiktok-u hedh poshtë të gjitha shqetësimet e palës amerikane

Shefi i kompanisë, Shou Chew, tha se do të ndërmarrë hapa ligjorë kundër synimeve për ta vënë këtë kompani dhe platformën Tiktok nën kontrollin e investitorëve amerikanë. Tiktok-u këmbëngul se qëllimi i ligjit është ndalimi efektiv i aplikacionit në SHBA, ndërsa politikanët amerikanë thonë se ata thjesht duan të sigurojnë që autoritetet kineze të mos mund të ndikojnë tek Tiktok-u në një mënyrë që dëmton interesat amerikane.

Shou Chew vuri në dukje se ligji do t’u japë më shumë ndikim një grupi të vogël kompanish të tjera të mediave sociale. Shefi i Tiktok deklaroi gjithashtu se ligji i ri rrezikon 300,000 vende pune në Shtetet e Bashkuara. Sipas informacioneve të veta Tiktok-u ka në SHBA 170 milionë përdorues.

Shumicë mbipartiake në Dhomën e Përfaqësuesve

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së miratoi së fundmi në shkallë të gjerë një ligj që synon ta detyrojë gjigantin kinez të internetit Bytedance ta shesë filialin e tij Tiktok brenda gjashtë muajve. Përndryshe ekziston rreziku i ndalimit mbarëkombëtar të platformës Tiktok, e cila është mjaft e përdorur veçanërisht nga të rinjtë. Nëse nuk ka ndryshim në pronësi, ligji mund të rezultojë në ndalimin e Tiktok nga dyqanet amerikane të aplikacioneve.
Tani pritet vendimi i Senatit Amerikan. Në Senat, ku demokratët e Presidentit Joe Biden kanë një shumicë të vogël, ka si mbështetës edhe kritikë të planit nga të dyja partitë.

Një nga shqetësimet lidhet me faktin që vendimi për ndalimi i Tiktok-ut mund të kundërshtohet bazuar në të drejtë për lirinë e fjalës të sanksionuar në Kushtetutën e SHBA. Biden i bëri thirrje Senatit që ta trajtojë shpejt këtë çështje. Ai ka sinjalizuar se do ta firmosë ligjin. Mosmarrëveshja është bërë një çështje e rëndësishme në fushatën zgjedhore në SHBA. Deputetë nga të dyja partitë po marrin shumë telefonata nga përdorues të rinj që janë të zemëruar për ndalimin e Tiktok-ut dhe e refuzojnë ligjin për ndalimin e tij./DW

Previous Post

SPAK mbyll hetimet për sterilizimin, Beqajt i komunikohet të hënën akuza

Next Post

‘Mbi 12 mln € avulluan’! PD: Dosja në SPAK, Rama foli me Zoto-Mërtirin për Eko Parkun

Next Post
‘Mbi 12 mln € avulluan’! PD: Dosja në SPAK, Rama foli me Zoto-Mërtirin për Eko Parkun

‘Mbi 12 mln € avulluan’! PD: Dosja në SPAK, Rama foli me Zoto-Mërtirin për Eko Parkun

Giro d’Italia 2025 në Shqipëri/ Media italiane: Loja politike që po luhet pas shpinës së çiklistëve është e qartë
AKTUALITET

Giro d’Italia 2025 në Shqipëri/ Media italiane: Loja politike që po luhet pas shpinës së çiklistëve është e qartë

by Editor
May 10, 2025
0

ITALI- Giro d'Italia 2025 fillon në Shqipëri. Fakti që fillimi dhe tre fazat e para të Giro d'Italia do të zhvillohen këtë vit...

Read moreDetails
“Mund të bëj në 100 ditë aq sa shumë e kanë të vështirë ta imagjinojnë!” Berisha: Nuk kam patur ndonjëherë në jetën time mbështetje si kjo!

“Mund të bëj në 100 ditë aq sa shumë e kanë të vështirë ta imagjinojnë!” Berisha: Nuk kam patur ndonjëherë në jetën time mbështetje si kjo!

May 10, 2025
“Burrec dy metra”/ Rama dhe Berisha përplasen në distancë: Vetëm ai lart e largon një buf kënete

“Burrec dy metra”/ Rama dhe Berisha përplasen në distancë: Vetëm ai lart e largon një buf kënete

May 10, 2025
Sot heshtje zgjedhore! Votohet nesër për përbërjen e re të parlamentit, mbi 3.7 milionë shqiptarë brenda dhe jashtë vendin kanë të drejtë vote

Sot heshtje zgjedhore! Votohet nesër për përbërjen e re të parlamentit, mbi 3.7 milionë shqiptarë brenda dhe jashtë vendin kanë të drejtë vote

May 10, 2025
“Kuotat e mia sot janë më të larta se të të gjithë jetës, do përkthehen në vota”, Berisha në Top Story: S’ka ndodhur kurrë që të miratohen 4 rezoluta

“Kuotat e mia sot janë më të larta se të të gjithë jetës, do përkthehen në vota”, Berisha në Top Story: S’ka ndodhur kurrë që të miratohen 4 rezoluta

May 9, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Giro d’Italia 2025 në Shqipëri/ Media italiane: Loja politike që po luhet pas shpinës së çiklistëve është e qartë

Giro d’Italia 2025 në Shqipëri/ Media italiane: Loja politike që po luhet pas shpinës së çiklistëve është e qartë

May 10, 2025
“Mund të bëj në 100 ditë aq sa shumë e kanë të vështirë ta imagjinojnë!” Berisha: Nuk kam patur ndonjëherë në jetën time mbështetje si kjo!

“Mund të bëj në 100 ditë aq sa shumë e kanë të vështirë ta imagjinojnë!” Berisha: Nuk kam patur ndonjëherë në jetën time mbështetje si kjo!

May 10, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al