Monday, June 15, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Hap pas hapi të gjitha manovrat/ Si i përlau Evis Berberi 2.3 milionë Euro?

Editor by Editor
March 14, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
Hap pas hapi të gjitha manovrat/ Si i përlau Evis Berberi 2.3 milionë Euro?
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi arrestimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar, ARRSH, Evis Berberi për akuzat “Korrupsioni pasiv…” dhe “Pastrim Parash…”, të kryer në bashkëpunim.

Sipas SPAK, Berberi në cilësinë e kreut të dy institucioneve shtetërore ka kërkuar dhe përfituar shuma të konsiderueshme parash nga një shoqëri e cila ka qenë fituese e tenderave. Për të mundësuar marrjen e ryshfetit ka përdorur një mënyrë të tërthortë, ku shoqëria fituese e tenderave të institucioneve që ai drejtonte, i transferonte paratë në një shoqëri tjetër të kontrolluar prej tij.

Së bashku me Berberin janë vënë në pranga mbrëmjen e të mërkurës për të njëjtat vepra penale edhe Valter Begaj, pronari kompanisë që përfitonte tenderat dhe njëkohësisht ortak i shoqërisë së zotëruar indirekt nga ana e Berberit, si dhe Ervis Lame, administratori i shoqërisë së Berberit dhe punonjës në shoqërinë e Begajt.

Drejtori me peshë pranë zv/Kkyeministres Belinda Balluku gjatë kohës që ka qenë në krye të Agjencisë për Efiçencën e Energjisë dhe në krye të Autoriteti Rrugor Shqiptar i ka dhënë 6 tendera kompanisë së ortakut të tij, Valter Begaj  “NET – GROUP” sh.p.k. Kjo e fundit përmes transaksioneve paratë i kalonte kompanisë ‘DAAM” që Berberi zotëronte dhe kontrollonte në mënyrë indirekte.

Agjencia e Eficiencës së Energjisë me në krye Berberin i ka dhënë licencën për auditimin energjetik të ndërtesave kompanisë “Net- Group” me drejtues teknik Berberin. Kjo kompani ka marrë mbi 1 milionë euro kontrata të drejtpërdrejta.

SPAK thotë se këto vlera monetare 2.3 milionë euro të përfituara në mënyrë të parregullt, nëpërmjet Valter Begaj,  Ervis Lame dhe Brunilda Buli “i ka investuar në veprimtarinë ekonomike për blerjen e pasurive të paluajtshme në emër të shoqërisë “DAAM”sh.p.k, që përbëjnë edhe produkte të veprës penale”  thotë SPAK.

Dosja e SPAK-ut
Të arrestuar për korrupsion dhe pastrim parash;
Evis Berberi – Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar
Valter Begaj –  Ortak i vetëm dhe administrator i shoqërisë  NET-GROUP sh.p.k (ish “B-VAAL ENGINEERING”) dhe ortak i shoqërisë “DAAM” sh.p.k
Ervis Lame – Administrator i shoqërisë “DAAM” sh.p.k dhe punonjës i shoqërisë NET-GROUP sh.p.k (ish “B-VAAL ENGINEERING”)

Previous Post

Djali i vdiq në aksidentin me këngëtarin grek, babai: Mori jetë njeriu, të dënohet!

Next Post

Rrjeti i gjerë i tregut të kokainës, policia italiane lëshon 44 masa arresti përfshirë edhe shqiptarë

Next Post
Rrjeti i gjerë i tregut të kokainës, policia italiane lëshon 44 masa arresti përfshirë edhe shqiptarë

Rrjeti i gjerë i tregut të kokainës, policia italiane lëshon 44 masa arresti përfshirë edhe shqiptarë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al