Thursday, February 5, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Përshtatën qendrën e masazheve në Tiranë për prostitucion/ Vihen tre persona në pranga, procedohen 5 të tjerë

Editor by Editor
March 13, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Përshtatën qendrën e masazheve në Tiranë për prostitucion/ Vihen tre persona në pranga, procedohen 5 të tjerë
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË– Një 31-vjeçare në Tiranë është arrestuar në Tiranë, pasi policia zbuloi një qendër masazhesh të përshtatur për ushtrim prostitucioni. Veç administratores që qendrës së masazheve në pranga kanë rënë dhe dy persona të tjerë, një punonjëse dhe një klient.

Gjithashtu, janë proceduar penalisht dy punonjëse të tjera dhe tre klientë. Policia po punon për kapjen e një tjetër personi, O. Rr., 38 vjeç, i cili së bashku me 31-vjeçaren administronin veprimtarinë e paligjshme.  Kjo e fundit ishte dënuar edhe më parë për të njëjtën vepër penale.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, aparate celulare, një pajisje DVR dhe një automjet.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, operacioni policor i koduar “Kamuflimi 2”.

Kishin përshtatur një qendër masazhesh, për veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit, vihet në pranga një 31-vjeçare, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i saj.

Gjithashtu, vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen penalisht 5 të tjerë. Sekuestrohen shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, aparate celulare, një pajisje DVR dhe një automjet.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Kamuflimi 2”.

Si rezultat i tij:

▪️u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– E. O., 31 vjeçe, banuese në Tiranë, e dënuar më parë për të njejtën veprimtari kriminale;

– I. B., 21 vjeç, banues në Skrapar, klient në qendrën e masazheve;

– M. C., 37 vjeçe, banuese në Durrës, punonjëse në qendrën e masazheve.

▪️u proceduan penalisht:

– D. H., 38 vjeçe, L. S., 25 vjeçe, punonjëse në qendrën e masazheve;
– A. B., 34 vjeç, A. I., 28 vjeç, dhe K. A., 21 vjeç, klientë në qendrën e masazheve;

▪️po punohet për kapjen e shtetasit O. Rr., 38 vjeç.

Shtetasit O. Rr. dhe E. O., administronin një qendër masazhesh, në Rrugën Bardhyl, në të cilën përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, aparate celulare, një pajisje DVR dhe një automjet.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Previous Post

E kërkon SPAK, ”arratiset” Rajmonda Balili e Patosit. Nuk paraqitet për të dëshmuar

Next Post

Ushqimet që duhet të hani në syfyr, për një agjërim sa më të lehtë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Paul Pogba vazhdon të përballet me vështirësi; pezullim nga aktivitetet sportive pa afat dhe Monaco e përjashton nga lista e Champions.

February 4, 2026
Kupa e Mbretit: Athletic Bilbao dhe Real Sociedad kalojnë në gjysmëfinale me Barcelonën

Sa përqind e gjyqtarëve mbështeten në pagën e tyre? Artan Hoxha jep përgjigjen: Nëse shqyrtojmë vendndodhjet dhe asetet e tyre…

Interi kalon Torinon dhe siguron vendin në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë

Interi është bërë skuadra e parë që arrin në gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Në U Power Stadium të Monzas, ekipi i Chivus eliminoi Torinon në çerekfinale, duke e mundur me rezultatin 2-1.

Interi kalon Torinon dhe siguron vendin në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë Interi është bërë skuadra e parë që arrin në gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Në U Power Stadium të Monzas, ekipi i Chivus eliminoi Torinon në çerekfinale, duke e mundur me rezultatin 2-1.

Lajmi Fundit

by timoni.al
February 4, 2026
0

Paul Pogba, mesfushori francez, po kalon një periudhë të vështirë pas rikthimit të tij në futboll. Pasi përfundoi një dënim...

Read moreDetails
Kupa e Mbretit: Athletic Bilbao dhe Real Sociedad kalojnë në gjysmëfinale me Barcelonën

Kupa e Mbretit: Athletic Bilbao dhe Real Sociedad kalojnë në gjysmëfinale me Barcelonën

February 4, 2026
Sa përqind e gjyqtarëve mbështeten në pagën e tyre? Artan Hoxha jep përgjigjen: Nëse shqyrtojmë vendndodhjet dhe asetet e tyre…

Sa përqind e gjyqtarëve mbështeten në pagën e tyre? Artan Hoxha jep përgjigjen: Nëse shqyrtojmë vendndodhjet dhe asetet e tyre…

February 4, 2026
Interi kalon Torinon dhe siguron vendin në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë

Interi është bërë skuadra e parë që arrin në gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Në U Power Stadium të Monzas, ekipi i Chivus eliminoi Torinon në çerekfinale, duke e mundur me rezultatin 2-1.

Interi kalon Torinon dhe siguron vendin në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë Interi është bërë skuadra e parë që arrin në gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Në U Power Stadium të Monzas, ekipi i Chivus eliminoi Torinon në çerekfinale, duke e mundur me rezultatin 2-1.

February 4, 2026
Presidenti i FIFA-s në Milano: darkë me Marottën dhe Gallianin, më pas në San Siro

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Paul Pogba vazhdon të përballet me vështirësi; pezullim nga aktivitetet sportive pa afat dhe Monaco e përjashton nga lista e Champions.

Paul Pogba vazhdon të përballet me vështirësi; pezullim nga aktivitetet sportive pa afat dhe Monaco e përjashton nga lista e Champions.

February 4, 2026
Kupa e Mbretit: Athletic Bilbao dhe Real Sociedad kalojnë në gjysmëfinale me Barcelonën

Kupa e Mbretit: Athletic Bilbao dhe Real Sociedad kalojnë në gjysmëfinale me Barcelonën

February 4, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al