Wednesday, June 3, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

‘Nënkomisioni për Reformat’, si u nxorr jashtë loje grupi i Bashës, Alibeaj pa post në fund të muajit

Editor by Editor
March 12, 2024
in AKTUALITET, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
‘Nënkomisioni për Reformat’, si u nxorr jashtë loje grupi i Bashës, Alibeaj pa post në fund të muajit
0
SHARES
23
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË– Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, ka prodhuar sot një marrëveshje mes Bledi Çuçit dhe grupit të Rithemelimit. PS ka pranuar ngritjen e dy komisioneve hetimore parlamentare, që janë për sterilizimin dhe për sistemin TIMS. Nga ana tjetër palët kanë rënë dakord dhe për ngritjen e një nënkomisioni në Kuvend me pjesëmarrës nga të dyja forcat kryesore politike.

Gjatë ditës së nesërme do të mblidhet sërish konferenca e kryetarëve për të miratuar vendimet për ngritjen e ketyre dy komisioneve. Palët kanë rënë gjithashtu dakord në parim që Kuvendi të ngrejë një “Nënkomision për Reformat”, që përbëhet nga 4 anëtarë (2 cakton Çuçi – 2 cakton Bardhi). Nënkomisioni është përgjegjës për diskutimin/shqyrtimin e paketave ligjore, reformave dhe ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar apo ligjeve që kërkojnë gjithëpërfshirje, përfshirë ligjet që janë të nevojshme për procesin e integrimit europian.

Ky grup prej 4 anëtarësh merr vendimet me konsensusin e të gjithë anëtarëve (veto) dhe më pas i kalon aktet e dakordësuara për shqyrtim/miratim në seancë plenare. Komisionit të Reformës Zgjedhore i skadon afati më 21 Mars 2024, ku bashkëkryetarët Gjiknuri dhe Alibeaj kanë dështuar deri më tani të kenë produkt. Kryeministri Edi Rama paralajmëroi pak ditë më parë nga Shkodra, se afati i tij nuk do të shtyhet.

Previous Post

Gjykata e Lartë vendos: Vrasjet e 21 Janarit të hetohen nga SPAK

Next Post

“E prisnim e drejta fiton”/ E veja dhe xhaxhai i Aleks Nikës flasin për mediat pas vendimit të Gjykatës së Lartë për 21 Janarin

Next Post
“E prisnim e drejta fiton”/ E veja dhe xhaxhai i Aleks Nikës flasin për mediat pas vendimit të Gjykatës së Lartë për 21 Janarin

"E prisnim e drejta fiton"/ E veja dhe xhaxhai i Aleks Nikës flasin për mediat pas vendimit të Gjykatës së Lartë për 21 Janarin

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al