Thursday, December 18, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Gara në SHBA, drejt duelit Trump-Biden pas “Super të Martës”. S’kanë rival brenda partive të tyre

Editor by Editor
March 6, 2024
in AKTUALITET, BOTË, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
Gara në SHBA, drejt duelit Trump-Biden pas “Super të Martës”. S’kanë rival brenda partive të tyre
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas zgjedhjeve të martën në SHBA, është gjithnjë e më realist një duel mes Trumpit dhe Bidenit në zgjedhjet presidenciale në nëntor. Të dy rivalët iu afruan edhe më shumë kandidaturës për president nga partitë e tyre.

Me një fitore të qartë në zgjedhjet paraprake tek republikanët në “Super Tuesday”, duket se ish-presidenti amerikan, Donald Trump e ka edhe më të sigurtë kandidaturën për president në zgjedhjet presidenciale në nëntor në SHBA. Nikki Haley, ish-ambasadorja e SHBA në OKB, dhe ish-guvernatorja e Karolinës Jugore pas humbjeve në zgjedhjet paraprake, bëri të ditur të mërkurën se largohet nga gara e kandidatëve për president. Pas zgjedhjeve të martën, ajo nuk doli as para shtypit dhe nuk kishte planifikuar takime të mërkurën.

Populisti i djathtë 77 vjeçar fitoi gati në të gjitha 15 shtetet federale ku pati votime kundrejt kandidates tjetër republikane, Nikki Haley. Me këtë bëhet gjithnjë e më realist një duel i ri Biden-Trump në zgjedhjet presidenciale në nëntor.

52 vjeçarja, Nikki Haley arriti vetëm një sukses me fitoren e saj të papritur në Vermont, megjithatë Trump është fituesi kryesor i “Super Tuesday”. Ai fitoi në shtetet federale me popullsi më të madhe si Kalifornia, Teksas dhe shtete të tjera si Alabama, Mein, Karolina Jugore, Tenesi dhe Virxhinia.
Kandidatura e Bidenit gati e sigurtë

Edhe Demokratët zhvilluan zgjedhjet paraprake presidencale të martën në SHBA, ku kandidati demokrat, presidenti, Joe Biden vazhdoi serinë e fitoreve. Vetëm në zonën ekstra-amerikane, Samoa fitoi një biznesmen gati i panjohur kundrejt Biden. Megjithatë kandidatura e Bidenit është mjaft e sigurtë, për shkak se nuk ka rivalë të tjerë seriozë brenda partisë.

Në natën zgjedhore, presidenti Biden kishte paralajmëruar se Trump “është i vendosur të shkatërrojë demokracinë tonë”. Sipas Biden, populisti i djathtë do të “bëjë çdo gjë ose do të thotë çdo gjë, për t’u ngjitur në pushtet”.

Trump brohoret

Ish-presidenti, Donald Trump arriti të sigurojë disa qindra vota të delegatëve, të cilat i nevojiten për zgjedhjen si kandidat për president. Politikani më i kontestuar amerikan i këtyre dekadave në SHBA, Trump pas zgjedhjeve në rezidencën e tij në Mar-a-Lago foli për një “mbrëmje fantastike”. “Kjo është e madhe”, tha Trump. Ai sulmoi Biden duke theksuar, se po e çon SHBA drejt humnerës.

Në “Super Tuesday” u vendos për më shumë se 850 delegatë, më shumë se një e treta e pjesëmarrësve në kongresin që në fund vendos për kandidaturën e presidentit. Trump që është mjaft popullor në bazën e elektoratit të djathtë mbetet i favorizuari kryesor për këtë kandidaturë. Ai i ka fituar më parë të gjitha zgjedhjet paraprake, veç zgjedhjeve në Uashington.

Për t’u zgjedhur si kandidat për president, një garues ka nevojë për 1215 nga 2429 vota të të deleguarve republikanë. Sipas të dhënave të disa mediave amerikane, Trump i ka më shumë se 900 delegatë të sigurtë. Ai mund të arrijë të marrë numrin e nevojshëm të votave të të delegurave deri më 19 mars, sipas ekipit të tij zgjedhor.

Përsëritja e një dueli si në zgjedhjet e vitit 2020 bëhet një skenar gjithnjë e më realist, por sipas sondazheve ky duel nuk është i preferuar për shumicën e votuesve amerikanë, shkak është mosha e madhe e të dy kandidatëve.
/DW

Previous Post

Denoncimi i Princ Lekës/ “Nuk e kam dhunuar”, zbardhet dëshmia Gjergj Zaharias: Ai është 2 metra i gjatë, unë nuk qëndroj dot në këmbët e mia jo më ta godas

Next Post

Tronditëse në Korçë! I moshuari 73 vjeç i jep fund jetës, hidhet nga kati i 3-të i pallatit

Next Post
Tronditëse në Korçë! I moshuari 73 vjeç i jep fund jetës, hidhet nga kati i 3-të i pallatit

Tronditëse në Korçë! I moshuari 73 vjeç i jep fund jetës, hidhet nga kati i 3-të i pallatit

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
SHBA ofron mbështetje për Kosovën: Të gatshëm për të bashkëpunuar me administratën e re

SHBA ofron mbështetje për Kosovën: Të gatshëm për të bashkëpunuar me administratën e re

December 18, 2025
Pezullimi nga detyra e zv.kryeministres dhe ministres, sot zhvillohet seanca e verifikimit të kushteve për masën ndaj Belinda Ballukut.

Apeli për Ballukun: Zv.Kryeministrja kërkon shkallëzimin e masave të GJKKO, Gjykata merr vendimin.

December 18, 2025
Drejtoresha e HR qëndron në “kiss cam” me shefin gjatë koncertit të Coldplay, reagon pas situatës.

Drejtoresha e HR qëndron në “kiss cam” me shefin gjatë koncertit të Coldplay, reagon pas situatës.

December 18, 2025
Mourinho, një trajner i palodhur, arrin 750 ndeshje të suksesshme në drejtimin e skuadrave: Cila është fitorja më e rëndësishme? E ardhmja...

Mourinho, një trajner i palodhur, arrin 750 ndeshje të suksesshme në drejtimin e skuadrave: Cila është fitorja më e rëndësishme? E ardhmja…

December 18, 2025
SHBA ofron mbështetje për Kosovën: Të gatshëm për të bashkëpunuar me administratën e re
AKTUALITET

SHBA ofron mbështetje për Kosovën: Të gatshëm për të bashkëpunuar me administratën e re

by timoni.al
December 18, 2025
0

Pas tensioneve të fundit, Shtetet e Bashkuara kanë shprehur gatishmërinë për të përmirësuar marrëdhëniet me Kosovën. Ambasada amerikane në Prishtinë...

Read moreDetails
Pezullimi nga detyra e zv.kryeministres dhe ministres, sot zhvillohet seanca e verifikimit të kushteve për masën ndaj Belinda Ballukut.

Apeli për Ballukun: Zv.Kryeministrja kërkon shkallëzimin e masave të GJKKO, Gjykata merr vendimin.

December 18, 2025
Drejtoresha e HR qëndron në “kiss cam” me shefin gjatë koncertit të Coldplay, reagon pas situatës.

Drejtoresha e HR qëndron në “kiss cam” me shefin gjatë koncertit të Coldplay, reagon pas situatës.

December 18, 2025
Mourinho, një trajner i palodhur, arrin 750 ndeshje të suksesshme në drejtimin e skuadrave: Cila është fitorja më e rëndësishme? E ardhmja...

Mourinho, një trajner i palodhur, arrin 750 ndeshje të suksesshme në drejtimin e skuadrave: Cila është fitorja më e rëndësishme? E ardhmja…

December 18, 2025
Ekskluzive: Mashtruesi nga Kongo në Shqipëri, përllogarit vitin e lindjes me 8 vite shkelje. Afrikanët me pasaporta të falsifikuara, talentët e rremë të futbollit.

Ekskluzive: Mashtruesi nga Kongo në Shqipëri, përllogarit vitin e lindjes me 8 vite shkelje. Afrikanët me pasaporta të falsifikuara, talentët e rremë të futbollit.

December 18, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

SHBA ofron mbështetje për Kosovën: Të gatshëm për të bashkëpunuar me administratën e re

SHBA ofron mbështetje për Kosovën: Të gatshëm për të bashkëpunuar me administratën e re

December 18, 2025
Pezullimi nga detyra e zv.kryeministres dhe ministres, sot zhvillohet seanca e verifikimit të kushteve për masën ndaj Belinda Ballukut.

Apeli për Ballukun: Zv.Kryeministrja kërkon shkallëzimin e masave të GJKKO, Gjykata merr vendimin.

December 18, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al