Tuesday, June 16, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Krimi horror në Durrës/ Ç’ndodhi në ambientet e qelisë ku mbahen tre fëmijët e viktimës?

Editor by Editor
March 2, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Krimi horror në Durrës/ Ç’ndodhi në ambientet e qelisë ku mbahen tre fëmijët e viktimës?
0
SHARES
219
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ngjarja e ndodhur disa ditë më parë në Shënavlash të Durrësit, tronditi mbarë opinionin publik, teksa në bankën e të akuzuarave për vrasjen e Pëllumb Metës, janë tre fëmijët e tij.

Gazetarja e kronikës, Dorjana Bezat, ka zbuluar në “Top News” detaje të reja nga hetimi i deritanishëm. Ajo u shpreh se dy ditë më parë në ambientet e paraburgimit ku po mbahen dy djemtë dhe vajza e viktimës, një ekip mjekësor ka shkuar për të marrë kampion gjaku, për të parë nëse janë përdorues të lëndëve psikotrope apo lëndëve të tjera.

Po ashtu do të bëhet edhe një takim me psikologë, për të parë nëse ata kanë qenë të ndërgjegjshëm për krimin që kanë kryer. Kujtojmë se të tre fëmijët gjatë momentit kur kanë dalë para trupës gjykuese, të akuzuar për këtë krim të rëndë, kanë qenë të qetë dhe tepër të ftohtë, si dhe me një buzëqeshje të lehtë në fytyrë.

“Ishte halla ajo që ka deklaruar se kur Hyseni jetonte në shtëpinë e saj në Holandë, e ka parë duke konsumuar lëndë narkotike, kokainë. Sipas hallës ky ka qenë dhe shkaku pse zihej me të atin, sepse kërkonte para për të siguruar lëndën narkotike, pasi nuk kishte, sepse ishte i papunë”, tha Bezat.

Ndërkohë ajo u shpreh se edhe vajza e madhe e çiftit Meta ka bërë një deponim në polici, duke mbajtur të njëjtin version me nënën dhe vëllezërit. Edhe ajo ka deklaruar se babai ishte shumë autoritar dhe i dhunshëm.

Ndërkohë sipas gazetares, vajza e madhe tashmë ka lënë banesën e të shoqit dhe po jeton në shtëpinë e gjyshes nga nëna, pasi familja e bashkëshortit i kanë kërkuar që të mohojë të ëmën pas kësaj ngjarjeje. Mësohet se vajza nuk e ka pranuar këtë kërkesë, dhe është larguar drejt banesë së gjyshes, ku po ashtu aktualisht ndodhet edhe mamaja e saj.

Previous Post

Sekuestrohen rreth 40 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, një në pranga

Next Post

Zgjedhjet për kreun e Komunitetit Mysliman së Shqipërisë, Bujar Spahiu rikonfirmohet me 82 vota

Next Post
Zgjedhjet për kreun e Komunitetit Mysliman së Shqipërisë, Bujar Spahiu rikonfirmohet me 82 vota

Zgjedhjet për kreun e Komunitetit Mysliman së Shqipërisë, Bujar Spahiu rikonfirmohet me 82 vota

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al