Sunday, June 8, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

VIDEO/ Radoiçiç godet me grusht ish-kryetarin ilegal të Mitrovicës së Veriut 

Editor by Editor
February 27, 2024
in AKTUALITET, KOSOVA, Lajmi Fundit, Rajoni, Vendi
0
VIDEO/ Radoiçiç godet me grusht ish-kryetarin ilegal të Mitrovicës së Veriut 
0
SHARES
60
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në një video të siguruar nga RTK, Millan Radoiçiç, udhëheqësi i agresionit të grupit terrorist të armatosur të Serbisë më 24 shtator të vitit kaluar në fshatin Banjskë, shihet duke grushtuar brutalisht Aleksandar Spiriq, ish-kryetarin ilegal të Mitrovicës së Veriut. Sipas burimeve të RTK-së, ngjarja ka ndodhur kohë më parë në hotelin “GREY” në Kopaonik, që është pronë e Millan Radoiçiçit.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Frtklivecom%2Fvideos%2F1083806672836607%2F&show_text=false&width=273&t=0

Millan Radoiçiçi, udhëheqësi i agresionit të grupit terrorist të armatosur të Serbisë më 24 shtator të vitit kaluar në fshatin Banjskë, mësohet se po zbaton një fushatë të egër ndaj serbëve që i dalin kundër interesave të tij biznesore, por edhe atyre politike.

Aleksandar Spiriq ka ushtruar detyrën e kryetarit ilegal të Mitrovicës së Veriut nga viti 2020 deri në vitin 2023.

Radiotelevizioni i Kosovës ka tentuar të vejë kontakt me z.Spiriq, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

Ndërkohë, RTK ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë informacione nëse Spiriq ka hapur ndonjëherë në Policinë e Kosovës ndonjë rast kundër Milan Radojiciqit. Sipas Veton Elshani nga Policia e Kosovës, në këtë institucion nuk është paraqitur ndonjë denoncim nga Spiriqi.

Millan Radoiçiçi, udhëheqësi i agresionit të grupit terrorist, i ka nxjerrë telashe të mëdha edhe politikanit serb, Nikola Sanduloviq. Politikani opozitar ishte arrestuar dhe rrahur nga BIA serbe më 3 janar të këtij viti.

Në një intervistë dhënë për RTK Prime, Sanduloviq tha se Radojiçiç ishte i pranishëm gjatë rrahjes së tij.

“Nëse e shtoj që i kam njohur fytyrat, të cilët janë shumë të njohur për ju. Ekziston mundësi e madhe që njërin prej tyre e kam njohur dhe mund ta them se ka qenë Millan Radoiçiç, ndërsa personi tjetër, i cili për katër orë ka qëndruar mbi mua, më është futur në fytyrë, më ka grushtuar pas koke dhe m`i ka shkelur duart me këmbë, sepse e shikonim njëri-tjetrin në sy në një largësi prej 20 deri 30 centimetra, dhe ata sy i kam mbajtur në mend dhe me siguri të madhe mund të them që ai ka qenë Zvonko Veselinoviq”, ka deklaruar Sanduloviq për emisionin RTK Prime.

Millan Radoiçiç kishte pranuar se ka qenë në fshatin Banjskë të Zveçanit më 24 shtator të vitit 2023 dhe se i ka bërë të gjitha përgatitjet logjistike për ngjarjet e asaj dite, ku nga terroristët serbë, në kryerje të detyrës ka rënë polici, Afrim Bunjaku.

Millan Radoiçiç dhe të dyshuarit që realizuan sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë, së fundi janë shpallur në sistemin e urdhër arrestit ndërkombëtar të INTERPOL-it.

Pas sulmit terrorist në Banjskë Radoiçiçi është futur edhe në listën e të kërkuarve nga INTERPOL, kurse kohë më parë, SHBA dhe Britania e Madhe e kishin vendosur në listën e zezë.

Edhe pse kanë kaluar disa muaj prej kur ka ndodhur sulmi terrorist në Banjskë, autoritetet në Serbi ende nuk kanë bërë progres në hetimin e kësaj ngjarjeje.

Edhe senatorja amerikane, demokratja Jeanne Shaheen, ditë më parë nga Konferenca e Munihut, tha se Millan Radoiçiç duhet të arrestohet dhe të përballet me drejtësinë lidhur me ngjarjet e shtatorit të Banjskë të Zveçanit./RTK

Previous Post

Mjeti shpërtheu në greminë, reagon policia, ja kush është viktima

Next Post

Hasani në deklaratë me homologun ukrainas: Po punojmë për hapjen e ambasadës në Kiev

Next Post
Hasani në deklaratë me homologun ukrainas: Po punojmë për hapjen e ambasadës në Kiev

Hasani në deklaratë me homologun ukrainas: Po punojmë për hapjen e ambasadës në Kiev

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
“Na mungoi vetëm goli”, Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, Manaj e gjuajti shumë mirë penalltinë…

“Na mungoi vetëm goli”, Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, Manaj e gjuajti shumë mirë penalltinë…

June 7, 2025
“Mund ta fitonim 2 apo 3-0”, Gjimshiti pas barazimit: Më ka çuditur Shehu, iu thashë lojtarëve ku ka luajtur ky

“Mund ta fitonim 2 apo 3-0”, Gjimshiti pas barazimit: Më ka çuditur Shehu, iu thashë lojtarëve ku ka luajtur ky

June 7, 2025
Notat e lojtarëve, Shqipëri 0-0 Serbi: Hysaj më i miri, Manaj dështim  

Notat e lojtarëve, Shqipëri 0-0 Serbi: Hysaj më i miri, Manaj dështim  

June 7, 2025
“Dje gjuajtëm penallti në stërvitje dhe i shënuam të gjitha”, Uzuni: Sot ishte çështje fati me Manaj, të marrim 3 pikët me Letoninë

AKTUALITET

“Na mungoi vetëm goli”, Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, Manaj e gjuajti shumë mirë penalltinë…

by Editor
June 7, 2025
0

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, foli pas barazimit pa gola që Shqipëria regjistroi në “Air Albania” ndaj Serbisë. Në...

Read moreDetails
“Mund ta fitonim 2 apo 3-0”, Gjimshiti pas barazimit: Më ka çuditur Shehu, iu thashë lojtarëve ku ka luajtur ky

“Mund ta fitonim 2 apo 3-0”, Gjimshiti pas barazimit: Më ka çuditur Shehu, iu thashë lojtarëve ku ka luajtur ky

June 7, 2025
Notat e lojtarëve, Shqipëri 0-0 Serbi: Hysaj më i miri, Manaj dështim  

Notat e lojtarëve, Shqipëri 0-0 Serbi: Hysaj më i miri, Manaj dështim  

June 7, 2025
“Dje gjuajtëm penallti në stërvitje dhe i shënuam të gjitha”, Uzuni: Sot ishte çështje fati me Manaj, të marrim 3 pikët me Letoninë

“Dje gjuajtëm penallti në stërvitje dhe i shënuam të gjitha”, Uzuni: Sot ishte çështje fati me Manaj, të marrim 3 pikët me Letoninë

June 7, 2025
“Nuk ishim të rrezikuar nga ata”, Redi Jupi: Mund ta fitonim ndeshjen kundër Serbisë, Silvinjo të bënte më mirë

“Nuk ishim të rrezikuar nga ata”, Redi Jupi: Mund ta fitonim ndeshjen kundër Serbisë, Silvinjo të bënte më mirë

June 7, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Na mungoi vetëm goli”, Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, Manaj e gjuajti shumë mirë penalltinë…

“Na mungoi vetëm goli”, Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, Manaj e gjuajti shumë mirë penalltinë…

June 7, 2025
“Mund ta fitonim 2 apo 3-0”, Gjimshiti pas barazimit: Më ka çuditur Shehu, iu thashë lojtarëve ku ka luajtur ky

“Mund ta fitonim 2 apo 3-0”, Gjimshiti pas barazimit: Më ka çuditur Shehu, iu thashë lojtarëve ku ka luajtur ky

June 7, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al