Gjergj Luca, biznesmeni i parave të pista nga kumari dhe trafiku i drogës ka vendosur që me paratë e tij haram të bëj biznes në Arabinë Saudite, vendin e shenjtë për myslimanët nga e gjithë bota. Arabët ende nuk e njohin zullmuqarin Gjergj Luca që ka 30 vjet që pasurohet sa më lek bixhozi, sa më trafik droge, sa me grabitje pronash. Këtë gjë nuk e themi neve por e thotë një raport i policisë së shtetit që analizon të gjithë veprimtarinë kriminale të Gjergj Lucës.
Trafikanti i drogës dhe zaptuesi i pronave në Lezhë siç e pohon dhe policia e shtetit më atë të një dokumenti sekret të publikuar nga portal Timoni.al muaj më parë, Luca vet njofton se do të futet të bëj biznes në Arabi Saudite.
Por pyetja lind a do ta lejojnë arabët një person të tillë më dosje të zezë kur të mësojnë të vërtëtën sesi i ka bërë paratë Gjergj Luca?!- Kjo do të shihet në të ardhmen pasi Arabia Saudite është një vend që ligj bazë ka Sheriatin dhe nëse je hajdut të presin duart.
Po çfarë thotë policia e shtetit shqiptar dhe sesi është pasuruar Gjergj Luca?
Gjergj Luca biznesmeni kontravers që shfaqet në publik me videot e tij duke predikuar moral dhe duke këshilluar herë politikën dhe herë njerëzit e thjeshtë që të punojnë ndershëm, rezulton si një person me të shkuar kriminale dhe i përfshirë në trafik droge.
Luca, personi që ka futur në dorë disa nga pronat shtetërore dhe mbi ka ndërkuar bizneset e tij më disa qytete të Shqipërisë, ku fton për dreka dhe darka hoxhallarë e priftërinj, gazetarë e biznesmenë të ndryshëm dhe luan rolin e njeriut të ndershëm pranë tyre dhe atë punëtorit, nuk është as më pak dhe as më shumë por ortaku në biznes dhe trafik i Pëllumb Gjokës që u arrestua nga policia shqiptarë në kuadër të operacionit “Metamorfoza”.
Portali Timoni.al ka siguruar një dosje raport konfidencial të policisë së Lezhës ku në të cilin thuhet se biznesmeni Gjergj Luca është i përfshirë në trafik droge sëbashku me Pëllumb Gjokën. Në dokumentin e parë me numër protokolli 411 të prokolluar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së shtetit raportohet i gjithë aktiviteti kriminal i Gjergj Lucës.
Në raport thuhet eksaktësisht se banda e Pëllumb Gjokës dhe e Gjergj Lucës është kampione e trafikut të drogës, jo vetëm në e Ballkanit ku e trafikojnë bashkë, por në Evropë dhe më gjerë. Sipas disa bashkëpunëtorëve të tyre, ai ka trafikuar drogë deri në Afganistan, Hollandë e në shumë vende të tjera të Azisë, Evropës e Ballkanit.
Portali Timoni.al me një vendosmëri absolute do të sjellë para lexuesve të tij të shumtë të gjithë dosjen e plotë në ditët në vijim, ku faktohet veprimtaria kriminale e biznesmenit Gjergj Luca në trafikun e drogës. Vijon….