Shkroi: Soni Salihi
Qyteti i Milanos do të punojë me AC Milan dhe Inter Milan për rinovimin e mundshëm të stadiumit të tij historik “San Siro”, në një përpjekje për të parandaluar që dy klubet e futbollit të Serie A të largohen nga terreni i tyre historik.
Ditën e sotme Kryebashkiaku Giuseppe Sala, zhvilloj një takim të rëndësishëm me drejtuesit e lartë të të dy klubeve për të diskutuar në lidhje me planet e reja që ka për stadiumin. Projektet e mëparshme që kishin të dy klubet për të rrëzuar arenen dhe për të ndërtuar një stadium të ri në po të njëjtën zonë ngecën për shkak se hasën mes rezistencës politike dhe rregullave të trashëgimisë që nuk e lejonin që ky lloj projekti të zhvillohej.
“Kompania më e madhe italiane e ndërtimit Webuild ka ofruar të hartojë një studim modern brenda tre muajve dhe të dy klubet do të studiojnë udhëzimet për projektin”, tha zyra e Giuseppe Sala në një deklaratë.
Bashkia Milano do të punojë me rinovimin e stadiumit paralel me dy klubet e qytetit duke bërë të mundur zhvillimin e ndeshjeve të tyre përkatëse aty deri sa të realizohen planet që kanë klubet për ndertimin e 2 stadiumeve të rejanë periferi të Milanos.
I hapur gati një shekull më parë, San Siro është një nga stadiumet më të famshme të futbollit në botë.
Ai pritet të presë ceremoninë e inaugurimit të Lojërave Olimpike Dimërore Milan-Cortina 2026 dhe ka pësuar disa restaurime gjatë viteve për të arritur kapacitetin aktual prej 80,000 vendesh.
Megjithatë, AC Milan dhe Inter mendojnë se të pasurit e një arene të re moderne është një mënyrë vendimtare për të rritur të ardhurat e tyre, të cilat janë prapa klubeve të tjera evropiane.