Wednesday, May 14, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

13 milion euro vjedhje me Tenderat e Oksigjenit/ Gati arrestimi nga SPAK i Besnik Halilit të kompanisë “GTS”

Editor by Editor
February 22, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
Dosja e Ilir Beqajt, Klodiana Lala: Hetimi i SPAK ka shkuar deri në Poloni
0
SHARES
5.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Besnik Halili, president i grupit Sol në Shqipëri, kompania në vendin tonë njihet me emrin “GTS-Gazra Teknike Shqiptare” shpk”, dyshohet se ishte garancia e Princit të Ndragheta-s, Antonio Gallo për të korruptuar qeveritarë dhe po ashtu, për të pastruar para në Shqipëri. Në përgjimet e publikuar dy vite më parë ata flasin për “Nikun”, që sipas Gallos është presidenti i grupit Sol, “ka lidhje me oksigjenin, ka lidhje me spitalet, me Enel, me të gjitha”. Sipas Gallos, ky person që në Shqipëri përkon me emrin Besnik Halilit, me profesion inxhinier, njëherazi edhe bashkëshort i Luneda Sufalit, ish-drejtoreshës së Lojërave të Fatit. Por burime nga SPAK i thanë portalit Timoni.al se po bëhet gati arrestimi i biznesmenit Besnik Halili. Lidhue me këtë aferë ka dhënë shpjegime në SPAK dhe ish-ministria e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Por a është i panjohur Besnik Halili?

Rezulton që jo! Në një verifikim elementar, Halili ka qenë në qendër të disa investigimeve në mediat online, në një shkrim të muajit maj, shkruante se Halili me kompaninë “Gts”, kishte në dorë të gjithë oksigjenin e spitaleve. Monopoli i oksigjenit në duart e Halilit, të shoqes dhe Manastirliut, akuzonte portali në shkrimin e datës 7 maj 2020. Ky informacion duket se është lexuar edhe nga anëtarët e Ndragheta-s, i referohen “Nikut” si emrin kryesor të oksigjenit. “Ai është shqiptar, është President i këtij grupi atje në Shqipëri.”, thotë Gallo ndërsa më tej flet për disa impiante, të cilat nuk kuptohen nëse lidhen me oksigjenin, por ai thotë se mund të punohet “dhe në spitale”, (duke iu referuar investimeve në Shqipëri).

Por çfarë gjeti investigimi?

Rezulton se, që prej vitit 2016, kompania “GTS” është fituese thuajse në pjesën më të madhe të tenderave. Por, deri në atë moment, ka pasur një veçori-në tenderat e fituar prej saj, ka pasur edhe konkurentë të tjerë.

Duke filluar nga fundi i vitit 2017, që rastësisht përkon edhe me forcimin e raporteve institucionale Ogerta Manastirliu – Luneda Sufali, “GTS” merr trajtën e një kompanie “monopol”. Në të gjithë tenderat e zhvilluar nga Ministria e Shëndetësisë dhe strukturat vartëse, përfshirë Qendrën Spitalore Universitare Tiranë, për oksigjenin spitalor, fitues shpallet vetëm “GTS” ose e njëjta kompani, në bashkëpunim me “Messer” shpk.

Ky bashkim operatorësh u shpall së fundmi edhe fitues i një tenderi, pa garë, me vlerë 5 milionë euro, për furnizimin e QSUT-së me oksigjen spitalor. I njëjti bashkim operatorësh, në periudhën 2016-2020, është shpallur fitues edhe në një seri tenderash spitalorë, me fond limit në vlerë totale rreth 4 milionë euro.

Kompania “GTS”, për tenderat ku ka marrë pjesë si operator i vetëm, ka fituar rreth 3 milionë euro të tjera tendera në strukturat spitalore, përgjatë periudhës 2016-2020.

Njihuni me Besnik Halilin, oligarkun më të pasur të Shëndetësisë!

Pa frikë mund të thuhet se Nik Halili është oligarku më i pasur i Shëndetësisë. Kjo për faktin sepse ai me kompaninë e tij GTS ka përthithur në mënyrë të monopolizuar të gjithë tenderat me objekt oksigjenin e lëngshëm nga të gjitha institucionet shtetërorë nën varësinë e Ministrisë së Shëndetësisë, që nga koha e pandemisë e në vazhdim. Në këtë artikull do të trajtohet rasti i marrjes nga Buxheti i Shtetit të 77 Milion Lekëve brenda një jave në shkelje me ligjin.

Ai u bë i njohur për publikun pas publikimeve të përgjimeve të Ndranghettas dhe që atëherë si për fat në vend të shkonte pas hekurave, u bë oligarku më i pasur i Shëndetësisë me një vlerë procedurash të prokurimeve publike 24 Miliard Lekë pa TVSH vetëm me kompaninë e tij GTS, por që thuhet se nuk është e vetmja pasi me qëllimin për të hequr idenë e monopolizimit, MESSER Albagaz është një prej përfitueseve të tenderave të njëjtë, që nga burime për JOQ deklarojnë se është po ashtu në zotërim të Halilit.

Rezulton se brenda një jave, Halilit i janë dhënë dy tendera në shkelje, të shënuar me REDFLAGS për “Mungesë Konkurrence”, për faktin sepse i ka përfituar në shkelje me ligjin duke garuar me veten me asnjë konkurrent tjetër në garë. Tenderi i parë me vlerë pothuajse sa vlera e Fondi Limit 35 Milion, i është dhënë nga Spitali Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Koco Gliozheni” Tiranë më 21 Qershor 2021, ndërsa pas 7 ditësh, më datë 28 Qershor 2021 i është dhënë një tender me 100% të Fondit Limit nga Drejtoria e Spitalit Rajonal Gjirokastër me vlerë 51 Milion Lekë.

Nëse SPAK kërkon material për të hetuar, Besnik Halili është rasti i parë konkret, megjithëse punë ka, por s’ka profesionistë.

Previous Post

VIDEO/ Milan nuk hap rrugë, barazohet rezultati në Francë

Next Post

Dosja e Ilir Beqajt, Klodiana Lala: Hetimi i SPAK ka shkuar deri në Poloni

Next Post
Dosja e Ilir Beqajt, Klodiana Lala: Hetimi i SPAK ka shkuar deri në Poloni

Dosja e Ilir Beqajt, Klodiana Lala: Hetimi i SPAK ka shkuar deri në Poloni

Nga ish-prokurori Arian Ndoja, Oerd Bylykbashi e deri te Milva Ekonomi, ja EMRAT e kandidatëve të qarkut Durrës që kryesojnë gjatë numërimit të votave
AKTUALITET

Nga ish-prokurori Arian Ndoja, Oerd Bylykbashi e deri te Milva Ekonomi, ja EMRAT e kandidatëve të qarkut Durrës që kryesojnë gjatë numërimit të votave

by Editor
May 14, 2025
0

DURRËS- Vijon procesi i numërimit të votave edhe për kandidatët për deputetë në qarkun e Durrësit ku PS ka mundur të...

Read moreDetails
FOTO+VIDEO/ Pamje nga aksidenti masiv në Tiranë, drejtuesi i GLE-së dhe tre automjeteve të tjera konfliktohen me leva

FOTO+VIDEO/ Pamje nga aksidenti masiv në Tiranë, drejtuesi i GLE-së dhe tre automjeteve të tjera konfliktohen me leva

May 14, 2025
‘Tronditet’ Greqia nga një tërmet me magnitudë 6.1 ballë, lëkundjen ndihen zonën detare afër Kretës/ Paralajmërim për cunami

‘Tronditet’ Greqia nga një tërmet me magnitudë 6.1 ballë, lëkundjen ndihen zonën detare afër Kretës/ Paralajmërim për cunami

May 14, 2025
Lufta e listës së hapur në Tiranë/ Ilir Alimehmeti dhe Jorida Tabaku kokë më kokë për 1 vend në parlament

Lufta e listës së hapur në Tiranë/ Ilir Alimehmeti dhe Jorida Tabaku kokë më kokë për 1 vend në parlament

May 14, 2025
Numërimi për kandidatët nga lista e hapur, Shkodra fut në Kuvend Bardh Spahinë, mbetet jashtë Edona Bilali nga PS

Numërimi për kandidatët nga lista e hapur, Shkodra fut në Kuvend Bardh Spahinë, mbetet jashtë Edona Bilali nga PS

May 14, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Nga ish-prokurori Arian Ndoja, Oerd Bylykbashi e deri te Milva Ekonomi, ja EMRAT e kandidatëve të qarkut Durrës që kryesojnë gjatë numërimit të votave

Nga ish-prokurori Arian Ndoja, Oerd Bylykbashi e deri te Milva Ekonomi, ja EMRAT e kandidatëve të qarkut Durrës që kryesojnë gjatë numërimit të votave

May 14, 2025
FOTO+VIDEO/ Pamje nga aksidenti masiv në Tiranë, drejtuesi i GLE-së dhe tre automjeteve të tjera konfliktohen me leva

FOTO+VIDEO/ Pamje nga aksidenti masiv në Tiranë, drejtuesi i GLE-së dhe tre automjeteve të tjera konfliktohen me leva

May 14, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al