Sunday, June 21, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Vrasja e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit, dënohen me 30 vite burg dy bashkëpunëtorët e krimit

Editor by Editor
February 20, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Vrasja e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit, dënohen me 30 vite burg dy bashkëpunëtorët e krimit
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Lezhës ka dënuar me nga 30 vite burg, Oltion Vlashin dhe Klaudio Përkolen si bashkëpunëtor në vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit, ngjarje e ndodhur në muajin maj të vitit 2020 në një lokal në Kurbin.

Dy të rinjtë u gjeten fajtor për veprat penale “vrasje e kryer në bashkëpunim” dhe “armëbajtje pa leje”, ndërsa vendimi u dha nga trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Sokol Shehu.

Këtë masë dënimi kishte kërkuar edhe prokuroria e Lezhës, e cila arriti të provoje se dy personat të cilët vijojnë të jenë në arrati kanë qenë bashkëpunëtor në vrasjen e dyfishtë.

Me herët për vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit është dënuar me burgim të përjetshëm Eduart Lamaj në rolin ekzekutorit dhe me 33 vite burg Ilir Likaj (Xhepaj) në rolin e ndihmësit në këtë krim.

Ky i fundit u arrestua disa muaj pas ngjarjes në zonën e Yzberishtit në Tiranë, ndërsa Eduart Lamaj u prangos teksa merrte mjekim në ambientet e një klinike private në zonën e “Qytet Studentit”, pasi kishte mbetur i plagosur në këmbë nga shkëmbimi i zjarrit me njërin prej viktimave, shtetasin Bujar Lika.

Ky episod ndihmoi policinë në zbardhjen e shpejtë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve, ndërsa motivet e ngjarjes vijojnë të mbeten të paqarta.

Bujar Lika dhe Paulin Gjergji u ekzekutuan me breshëri plumbash teksa po pinin kafe në një lokal në anë të autostradës Milot-Thumanë, ndërsa 4 autorët vepruan me një automjet tip golf 5 me të cilin edhe u larguan.

Previous Post

Djali u arrestua në Turqi, babai i Licit në SPAK: Është i pafajshëm, kam prova!

Next Post

Amnistia, Manja: Do falim dhe protestuesit e PD-së

Next Post
Amnistia, Manja: Do falim dhe protestuesit e PD-së

Amnistia, Manja: Do falim dhe protestuesit e PD-së

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al