Në kuadër të hetimeve për aferën e inceneratorin, SPAK ka zgjeruar hetimet një ditë pasi ushtroi kontrolle në banesat e të afërmve të ish-ministrit Arben Ahmetaj tashmë i arratisur disa muaj më parë.
Burimet ekskluzive nga SPAK i thanë portalit Timoni.al siç edhe dëshmon dokumenti më poshtë se Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka ushtruar kontroll zyre dhe dhe kontroll personal ndaj shtetasit Geri Kuka, i njohur si njeriu që mbulon pronat dhe vilat e Arben Ahmetajt. Në datën 16 Janar 2024 është marrë në pyetje biznesmeni Geri Kuka dhe i është kontrolluar çdo send personal që posedonte në zyrë. Geri Kuka dyshohet se u përdor si “vegël” për të manipuluar dhurimin e vulës luksoze që mori Arben Ahmetaj nga Klodian Zoto. Bumet bëjnë me dije se SPAK ka gjetur dokumente të rëndësishme që janë marr në administrim dhe po hetohen.
Vendimi i SPAK me nr. AKTI 47. Datë 16/01/2024

Hetimet e prokurorisë kanë zbuluar disa mekanizma të stërholluara, ku përfshihen kompani, kredi bankare dhe disa transaksione radhazi, në atë që dyshojnë se është skema e përdorur nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri për të paguar ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj.
Dosja nxjerr në pah edhe emrin e biznesmenit Geri Kuka, i cili rezulton se ka marrëdhënie kontraktuale që nga viti 2014 më Ahmetaj, për dhurimin e vilës në Palasë dhe Hamallaj.
“24 orë pasi Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ekzekutoi vendimin 295 dhe 296, për sekuestrimin e katër pronave të Arben Ahmetaj dhe dy llogarit bankare, e se de të tjera të vlefshme tashmë Prokuroria ka edhe një listë të zgjeruar me biznesmen që sipas saj, me vite janë përdorur për një skemë për të qarkulluar para për të pastruar para e për të përfituar para, nga aktiviteti i korrupsionit të zyrtarit të lartë”