Friday, December 19, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Begaj mesazh urimi për Pavarësinë e Kosovës: Jemi dy shtete, por një komb!

Editor by Editor
February 17, 2024
in AKTUALITET, KOSOVA, KRYESORE, Lajmi Fundit, Rajoni
0
Begaj mesazh urimi për Pavarësinë e Kosovës: Jemi dy shtete, por një komb!
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti Bajram Begaj ka shprehur urimin e tij me rastin e 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në një mesazh të ndarë në rrjetet sociale, Begaj thotë se jemi dy shtete, por një komb me një gjuhë e një kulturë.

Mesazhi i plotë:

 Sot është ditë e veçantë për të festuar. 
17 shkurti shënon kurorëzimin e ëndrrave të popullit shqiptar, të Kosovës për liri dhe pavarësi.
Pavarësia e Republikës së Kosovës hapi një faqe të re në historinë e kombit shqiptar.
 
Shqiptarët do t’u jenë gjithnjë mirënjohës miqve tanë Euro-Atlantikë që na ndihmuan dhe na mbështetën në realizimin e aspiratave shekullore.
 
Ndërhyrja e NATO-s në vitin 1999 shënoi kthesën vendimtare për popullin shqiptar dhe qytetarët e Kosovës.
 
Faleminderit atyre që iu ndodhën pranë kombit shqiptar dhe zgjodhën veprimin, jo indiferencën ndaj Kosovës.
Kjo ditë është rast shumë i mirë për të nderuar e vlerësuar të gjithë ata që kontribuuan në pavarësinë e Kosovës, që nga Presidenti largpamës dhe i paqtë i saj, z. Rugova, deri te heronjtë e UÇK-së, e veçanërisht familja e Jasharëve, e cila është shndërruar në simbolin e luftës për çlirim.
 
Lindja e shtetit më të ri në Evropë ishte një sfidë, por vetëm në më pak se dy dekada, Kosova ka bërë hapa të jashtëzakonshëm në ndërtimin e institucioneve dhe të një shoqërie demokratike dhe multietnike.
 
Përmes përpjekjeve, arritjeve dhe shumë vështirësive Kosova ka sot një perspektivë zhvillimi dhe begatimi në horizont.
 
 Sot Kosova është histori suksesi në Ballkan në respektimin e të drejtave të njeriut, me kulturën e saj të gjallë dhe energjinë rinore të një populli që sheh përpara.
 
Kosova, shtet i pavarur, është një faktor pozitiv, paqedashës dhe i rëndësishëm për sigurinë në rajonin tonë.
 
 Jemi dy shtete, por një komb me një gjuhë e një kulturë. Ne duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi të artë për të treguar se jemi të aftë të ndërtojmë shtete moderne sipas parimeve demokratike të mirëqeverisjes.
 
Marrëdhëniet dhe bashkëpunimi midis dy shteteve tona janë natyrshëm strategjike, me rëndësi të patjetërsueshme dhe me një rol unik për stabilitetin, sigurinë, zhvillimin e qëndrueshëm dhe perspektivën tonë të përbashkët Euro-Atlantike e të të gjithë rajonit.
 
Bashkëpunimi duhet të theksohet në aspektin ekonomik dhe në përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve tanë.
 
Ekonomitë e vendeve tona duhet të jenë komplementare teksa shfrytëzojnë avantazhet krahasuese për të qenë më konkurrentë në rajon e më gjerë.
 
Natyrisht, në kontekstin e një situate sigurie të përkeqësuar në botë, prioritet duhet të marrë bashkëpunimi në fushën e sigurisë.
 
Sulmi terrorist kundër policisë së Kosovës në Banjskë, i pak muajve më parë, tregon se sa e brishtë është paqja dhe siguria në rajon.
 
Bashkëpunimi dhe koordinimi sa më i ngushtë me aleatët tanë strategjikë, SHBA-në dhe BE-në është thelbësor.
 
Po me kaq rëndësi është edhe dialogu midis Kosovës dhe Serbisë.
 
I ndërmjetësuar nga BE-ja dhe i mbështetur fuqishëm nga Shtetet e Bashkuara, vazhdimi i dialogut është rruga e vetme drejt paqes, normalizimit të marrëdhënieve, si dhe anëtarësimit të Kosovës në organizata rajonale dhe ndërkombëtare.
 
Dëshiroj t’ju siguroj se Shqipëria do të vijojë e vendosur angazhimin për të mbështetur Kosovën.
 
Ne do të vijojmë të punojmë për njohje të vazhdueshme ndërkombëtare dhe bashkërisht të promovojmë paqen dhe stabilitetin në rajon, si dhe të mbështesim aspiratat e popullit shqiptar për një të ardhme më të begatë.
 
Gëzuar Kosovë!

Previous Post

Osmani uron Pavarësinë: Kosovë të duam të lirë dhe sovrane

Next Post

Hodhën flakadanë dje në ndeshjen Tirana-Partizani, e pësojë keq 2 të rinjtë

Next Post
Hodhën flakadanë dje në ndeshjen Tirana-Partizani, e pësojë keq 2 të rinjtë

Hodhën flakadanë dje në ndeshjen Tirana-Partizani, e pësojë keq 2 të rinjtë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
SPAK ka kërkuar arrestimin e Ballukut, ndërsa zv.kryeministrja njofton se nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve.

Mbyllet mbledhja e qeverisë, Rama dhe Balluku vazhdojnë në Kryeministri.

December 19, 2025

Kreu i ri i SPAK viziton Këshillin e Mandateve, i shoqëruar nga dy prokurorët e çështjes 'Balluku'

Kreu i ri i SPAK viziton Këshillin e Mandateve, i shoqëruar nga dy prokurorët e çështjes ‘Balluku’

December 19, 2025
Burri, gruaja dhe djali arrestohen për dhunë ndaj familjarëve, ndërsa një fëmijë tjetër shpallet në kërkim.

Gjeta e një trupi të pajetë në lumin Osum, fillojnë hetimet.

December 19, 2025
SPAK ka kërkuar arrestimin e Ballukut, ndërsa zv.kryeministrja njofton se nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve.
KRYESORE

Mbyllet mbledhja e qeverisë, Rama dhe Balluku vazhdojnë në Kryeministri.

by timoni.al
December 19, 2025
0

Mbledhja e qeverisë, e thirrur nga kryeministri Edi Rama, përfundoi sot me pjesëmarrjen e zv.kryeministres. Sipas raportit të gazetarit të...

Read moreDetails
SPAK ka kërkuar arrestimin e Ballukut, ndërsa zv.kryeministrja njofton se nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve.

SPAK ka kërkuar arrestimin e Ballukut, ndërsa zv.kryeministrja njofton se nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve.

December 19, 2025
Kreu i ri i SPAK viziton Këshillin e Mandateve, i shoqëruar nga dy prokurorët e çështjes 'Balluku'

Kreu i ri i SPAK viziton Këshillin e Mandateve, i shoqëruar nga dy prokurorët e çështjes ‘Balluku’

December 19, 2025
Burri, gruaja dhe djali arrestohen për dhunë ndaj familjarëve, ndërsa një fëmijë tjetër shpallet në kërkim.

Gjeta e një trupi të pajetë në lumin Osum, fillojnë hetimet.

December 19, 2025
Peshku luan shfaqet përsëri afër Karaburunit, kërcënim për popullatën dhe mjedisin.

Peshku luan shfaqet përsëri afër Karaburunit, kërcënim për popullatën dhe mjedisin.

December 19, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

SPAK ka kërkuar arrestimin e Ballukut, ndërsa zv.kryeministrja njofton se nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve.

Mbyllet mbledhja e qeverisë, Rama dhe Balluku vazhdojnë në Kryeministri.

December 19, 2025
SPAK ka kërkuar arrestimin e Ballukut, ndërsa zv.kryeministrja njofton se nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve.

SPAK ka kërkuar arrestimin e Ballukut, ndërsa zv.kryeministrja njofton se nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve.

December 19, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al