Friday, June 12, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Tronditëse! 75-vjeçarja në Kavajë u vra nga djali, u raportua si vdekje natyrale

Editor by Editor
February 11, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, Lajmi Fundit, Vendi
0
0
SHARES
20
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia në Kavajë ka zbardhur ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë, ku një 75-vjeçare humbi jetën. Fillimisht ngjarja ishte raportuar si vdekje natyrale, por pas hetimeve të thelluara, rezultoi se e moshuara ka ndërruar jetë, pas dhunës fizike të ushtruar nga djali 35-vjeçar Ndriçim Sokoli, që vuan nga probleme të shëndetit mendor.

“Në momentet e para, nga këqyrja e jashtme paraprake e trupit të 75-vjeçares, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe ngjarja është raportuar si vdekje natyrale. Pas kryerjes së hetimeve të thelluara dhe ekspertizës mjeko-ligjore, është konstatuar se shtetasja I. S. kishte disa orë që kishte humbur jetën. Gjithashtu, rezultoi se djali i saj, shtetasi N. S., i cili vuan nga sëmundje mendore, kishte ushtruar dhunë fizike ndaj 75-vjeçares, dhunë e cila i kishte shkaktuar dëmtime që kishin sjellë si pasojë humbjen e jetës”,thuhet në njoftimin e policisë.

Policia sqaron se 35-vjeçari ka kartelë të shëndetit mendor. Nga hetimet e thelluara që janë zhvilluar, u arrit në përfundimin se 75-vjeçarja kishte brinjë të thyera, por edhe dëmtime të tjera, për shkak të dëmtimeve.

Njoftimi i policisë:

Kavajë

U raportua fillimisht si vdekje natyrale, si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, zbardhet shkaku i humbjes së jetës së 75-vjeçares.

Vrau nënën e tij, nëpërmjet dhunës fizike, arrestohet në flagrancë 35-vjeçari.

35-vjeçari vuante nga sëmundje mendore.

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për zbardhjen e shkakut të humbjes së jetës së shtetases I. S., 75 vjeçe, e cila u gjet e pajetë më datë 10.02.2024, në banesën ku jetonte me djalin e saj, sqarojmë se:

Në momentet e para, nga këqyrja e jashtme paraprake e trupit të 75-vjeçares, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe ngjarja është raportuar si vdekje natyrale.

Pas kryerjes së hetimeve të thelluara dhe ekspertizës mjeko-ligjore, është konstatuar se shtetasja I. S. kishte disa orë që kishte humbur jetën.

Gjithashtu, rezultoi se djali i saj, shtetasi N. S., i cili vuan nga sëmundje mendore, kishte ushtruar dhunë fizike ndaj 75-vjeçares, dhunë e cila i kishte shkaktuar dëmtime që kishin sjellë si pasojë humbjen e jetës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Previous Post

A e keni kërcënuar Ahmetajn? Ja çfarë thotë Edi Rama para mbledhjes së Asamblesë së PS

Next Post

Aksident i rëndë në Memaliaj, një viktimë dhe dy të plagosur

Next Post
Aksident i rëndë në Memaliaj, një viktimë dhe dy të plagosur

Aksident i rëndë në Memaliaj, një viktimë dhe dy të plagosur

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al