Monday, June 22, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Safet Gjici dënohet me 2 vjet burg për shpërdorim detyre! Alma Kaçi me 1 vit

Editor by Editor
February 7, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
Safet Gjici dënohet me 2 vjet burg për shpërdorim detyre! Alma Kaçi me 1 vit
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka marrë këtë të mërkurë vendimin për ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici dhe Alma Kaçin. Togat e zeza kanë dënuar Gjicin me 3 vjet burg për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi ulet me 2 vjet. GJKKO ndryshoi akuzën për Gjicin, nga ajo e “Korrupsionit” në “Shpërdorim Detyre.

Gjicit gjithashtu i hiqet edhe e drejta për të ushtruar funksione publike për pesë vjet. Ndërkohë Alma Kaçi, e cila dhe filmoi aktin seksual në zyrën e Gjicit është dënuar me 1 vit burg, duke e shpallur fajtore për akuzën e prostitucionit.

Gjatë seancës së sotme Safet Gjici është përlotur në sallën e gjyqit teksa u ka kërkuar falje familjarëve të tij për videoskandalin seksual që shkaktoi ‘furtunë’ në rrjet në momentin që u publikua në qershor të vitit 2023. Me lot në sy, Gjici tha në gjykatë se ai kishte marrë dënimin më të madh, atë moral dhe se ndihej fajtor për turpërimin që i kishte shkaktuar familjes.

“Përplasja ime me Abedin Oruçin ka nisur që në vitin 2019 kur unë në cilësinë e kryetarit të bashkisë i hoqa atij rrethimin me kangjella hekuri te sheshi para bashkisë, sepse nuk ishte pronë e tij. Po kështu nuk kam lejuar që Abedin Oruçi të ndërtojë një objekt pa leje në afërsi të liqenit të Kukësit. Me Oruçin kam pasur dhe përplasje fizike ditën që ka qenë në Kukës Ambasadorja holandeze. Kam bërë kallëzim për të.Konflikti mes nesh ka qenë i hapur dhe ai pagoi Alma Kaçin në shenjë hakmarrje, pasi unë nuk e lashë të zaptonte pronat e bashkisë dhe të ndërtonte në mënyrë të paligjshme,”- ka thënë ai.

Në lidhje me videoskandalin ish-kryebashkiaku i Kukësit akuzoi drejtpërdrejt Abedin Oruçin për të cilin tha se përmes takimit me Alma Kaçin, kishin organizuar skenarin për ta futur kurth. Gjici tha se kjo që po i bëhet është një hakmarrje politike pasi Uruçi nuk ka marrë disa prona në bashkisë së Kukësit, që kanë qenë të zaptuara.

Previous Post

Ekzekutohet me breshëri kallashnikovi në Athinë biznesmeni i madh grek i martuar me shqiptare, ja çfarë dyshohet

Next Post

Doli për kafe me dy mikeshat, makina e qitësve e priste jashtë, si u nxor nga ‘kulla’ e tij Marklen Haka

Next Post
Doli për kafe me dy mikeshat, makina e qitësve e priste jashtë, si u nxor nga ‘kulla’ e tij Marklen Haka

Doli për kafe me dy mikeshat, makina e qitësve e priste jashtë, si u nxor nga ‘kulla’ e tij Marklen Haka

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al