Wednesday, November 12, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Nga kapot te korrierët, zbardhen rolet e “muratorëve” shqiptarë në 4 grupet e trafikut të drogës

Editor by Editor
February 6, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
Nga kapot te korrierët, zbardhen rolet e “muratorëve” shqiptarë në 4 grupet e trafikut të drogës
0
SHARES
20
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Katër grupet e trafikut të drogës të goditur të hënën pas një hetimi të përbashkët mes SPAK dhe Prokurorisë së Firences, jo vetëm janë dominuar nga shtetasit shqiptarë, por edhe drejtuar prej tyre.

Hetimi ku janë përdorur përgjimet ambientale e telefonike, por edhe të dhënat e SKY ECC dhe ENCHROCHAT, i finalizuar me 67 të arrestuar në Shqipëri, Itali, Gjermani, Spanjë dhe Mbretërinë e Bashkuar hedh dritë mbi rolin e secilit prej tyre, raporton A2.

Për grupin e parë kriminal, hetuesit italianë cilësojnë Kledjon Muçollarin si organizator, koordinator dhe drejtues të aktivitetit të paligjshëm. Ai dyshohet se kujdesej për gjetjen e kokainës në Holandë dhe hashashit në Spanjë e Shqipëri, duke mbajtur kontakte me furnitorët, marrjen e saj, por edhe rishitjen.

Në territorin italian kontaktet me klientët e kokainës i mbante Ervis Vangjeli. Kristian Ibrahimaj ka pasur rolin e korrierit, ndërsa disa persona të tjerë, mes të cilëve Alban Mahilaj, Klaudia Sulejmani kanë vënë në dispozicion banesat e tyre, apo garazhe për mbajtjen e lëndës narkotike.

Në grupimin tjetër, Spiro Petro kishte rolin e organizatorit, gjetjen e hashashit dhe marijuanës në Shqipëri dhe koordinimin e korrierëve të drogës, që ishin dy shtetas italianë.

Sipas hetimit të përbashkët shqiptaro-italian, grupimi i tretë kriminal ishte i angazhuar në blerjen dhe zhvendosjen e sasive të mëdha të kokainës dhe hashashit duke përdorur automjete të modifikuara me dysheme të dyfishtë.

Në këtë grupim rolin e organizatorit e ka pasur Armand Meco. Ai dyshohet se gjente burime të kokainës në tregun ndërkombëtar e më pas ka koordinuar transportin. Bashkëpunëtor i ngushtë i tij ka qenë Fael Xhelili, që bënte edhe kontabilistin e grupit.

I dyshuari Erando Mara, sipas hetimit, kishte në ngarkim transportimin e kokainës nga Holanda e Gjermania në Itali, ndërsa Eraldo e Indrit Kolgjokaj furnizonin organizatën me automjete të modifikuara për transportimin e lëndës narkotike.

Ndërsa organizatori i grupimit të katërt ishte Prelë Kolnikaj, i cili jo vetëm koordinonte dhe financonte, por edhe mbikëqyrte përgatitjen e grupeve për ngarkesat e mëvonshme. Bashkëpunëtorë të tij, sipas hetuesve, kanë qenë Rudina Macoraj dhe Lazër Pervataj.

Previous Post

Një natë plot surpriza! Zbulohen detaje nga spektakli i sotëm i “Big Brother Vip 3”, hyrje të reja, zarf i zi dhe…

Next Post

Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 21 gradë

Next Post
Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 21 gradë

Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 21 gradë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Studimi që ka shkaktuar befasi në botë: A është sukses më i madh për ata që bisedojnë me veten?

Studimi që ka shkaktuar befasi në botë: A është sukses më i madh për ata që bisedojnë me veten?

November 12, 2025
2300 vite dënim për kundërshtarin e Erdogan/ Kryeprokurori në Stamboll, i 'çmendur' nga akuzat, e konsideron përgjegjës për 142 shkelje ligjore

2300 vite dënim për kundërshtarin e Erdogan/ Kryeprokurori në Stamboll, i ‘çmendur’ nga akuzat, e konsideron përgjegjës për 142 shkelje ligjore

November 12, 2025
Burra që vrapojnë të tmerruar nga të shtënat e makina që largohen me shpejtësi skëterrë! Çfarë nuk u “vu re” nga atentati mafioz ndaj Gilmando Danit në Rinas

Burra që vrapojnë të tmerruar nga të shtënat e makina që largohen me shpejtësi skëterrë! Çfarë nuk u “vu re” nga atentati mafioz ndaj Gilmando Danit në Rinas

November 12, 2025
Balonat nga Bjellorusia/ Alarm në vendet fqinjë dhe në Perëndim: kontrabandë apo agresion hibrid?

LAJME

Studimi që ka shkaktuar befasi në botë: A është sukses më i madh për ata që bisedojnë me veten?

by timoni.al
November 12, 2025
0

Një studim i fundit ka treguar se ata që flasin me veten e tyre me zë kanë më shumë mundësi...

Read moreDetails
2300 vite dënim për kundërshtarin e Erdogan/ Kryeprokurori në Stamboll, i 'çmendur' nga akuzat, e konsideron përgjegjës për 142 shkelje ligjore

2300 vite dënim për kundërshtarin e Erdogan/ Kryeprokurori në Stamboll, i ‘çmendur’ nga akuzat, e konsideron përgjegjës për 142 shkelje ligjore

November 12, 2025
Burra që vrapojnë të tmerruar nga të shtënat e makina që largohen me shpejtësi skëterrë! Çfarë nuk u “vu re” nga atentati mafioz ndaj Gilmando Danit në Rinas

Burra që vrapojnë të tmerruar nga të shtënat e makina që largohen me shpejtësi skëterrë! Çfarë nuk u “vu re” nga atentati mafioz ndaj Gilmando Danit në Rinas

November 12, 2025
Balonat nga Bjellorusia/ Alarm në vendet fqinjë dhe në Perëndim: kontrabandë apo agresion hibrid?

Balonat nga Bjellorusia/ Alarm në vendet fqinjë dhe në Perëndim: kontrabandë apo agresion hibrid?

November 12, 2025
"Me Andorrën e vështirë" / Sylvinho: Kurrë më parë nuk kemi qenë kaq pranë Play Off-it në historinë tonë

“Me Andorrën e vështirë” / Sylvinho: Kurrë më parë nuk kemi qenë kaq pranë Play Off-it në historinë tonë

November 12, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Studimi që ka shkaktuar befasi në botë: A është sukses më i madh për ata që bisedojnë me veten?

Studimi që ka shkaktuar befasi në botë: A është sukses më i madh për ata që bisedojnë me veten?

November 12, 2025
2300 vite dënim për kundërshtarin e Erdogan/ Kryeprokurori në Stamboll, i 'çmendur' nga akuzat, e konsideron përgjegjës për 142 shkelje ligjore

2300 vite dënim për kundërshtarin e Erdogan/ Kryeprokurori në Stamboll, i ‘çmendur’ nga akuzat, e konsideron përgjegjës për 142 shkelje ligjore

November 12, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al