Friday, May 23, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Rasti i Erjolës, historitë shqiptare dhe xhindet: Ja ç’mendojnë ekspertët e fushës

Editor by Editor
February 2, 2024
in AKTUALITET, JETË/STIL, Lajmi Fundit, Vendi
0
Rasti i Erjolës, historitë shqiptare dhe xhindet: Ja ç’mendojnë ekspertët e fushës
0
SHARES
20
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Erjola Doçi pati një shpërthim brenda shtëpisë së “BBVA 3”, ku pretendoi se shihte hije. Duke qarë dhe dukshëm e frikësuar, Erjola iu drejtua Julian Dedës, duke i thënë: “Gjithmonë o Juli duhet të më ndodhë diçka. Edhe dje ia kam dhënë dorën Ervinit që të më këndonte një sure. Ma kanë nxirë jetën. Edhe natën shihja hije. Kush dreqin i bën këto gjëra ia kthen Zoti! Më ka ndodhur, nuk e di ti se çfarë kam kaluar unë, se nuk e kam ndarë me njerëz”, duke pretenduar se ka njerëz që i bëjnë magji të zezë.

Më pas, ajo vijoi duke thënë se e njëjta gjë ka vite që i ndodh.

“Nuk fiksohem, ka vite ky muhabet. Edhe natën…Nuk fiksohem, se kam shkuar dhe jam parë në vend të mirë. Kam vuajtur unë nga ajo pjesë, çohesha me shenja në trup”.

Nisur nga ngjarja e Erjolës, por edhe nga një numër i lartë ndjekësish që ndanë rrëfimet e tyre të çuditshme me xhinde e fantazma, ne pyetëm ekspertët e fushës. Kontaktuam me disa psikologe, të cilat kanë ndarë mendimet e tyre rreth kësaj dukurie kaq të përhapur.

Psikologia klinike, Arjona Marra, u shpreh:

“Ka shumë çrregullime emocionale që si simptomë të tyre kanë edhe psikozën. Psikoza, ndryshe nga neuroza, karakterizohet nga një vështirësi tejet e rënduar e të dalluarit realen nga imagjinata. Njerëzit mund të kalojnë episode të ndryshme psikotike, për shkaqe të larmishme”, duke shtuar se episodet psikotike shpeshherë janë edhe shoqëruesit kryesorë të çrregullimeve si depresioni psikotik ose skizofrenia.

“Shpeshherë të parit apo të dëgjuarit të gjërave joreale mund të lidhet me forma të caktuara të ankthit të rëndë. Duke marrë parsysh që ankthi në zanafillë ka frikën irracionale në gjëra që potencialisht mund të ndodhin, shumë njerëz në kushte të vështira emocionale mund të ndiejë se këto ngjarje kanë ndodhur dhe mund të ndodhin. Ky është një mekanizëm i rremë i sistemit tonë nervor, i papërgatitur për atë që po ndodh. Në shumicën e kohës, të parit gjëra joreale që njerëzit, nga mungesa e informacionit i quajnë “shpirtëra” apo “fantazma”, në fakt, janë halucinacione dëgjimore ose pamore që lidhen me kushtet e mësipërme”.

Ne komunikuam gjithashtu me psikologen klinike Erjona Berdica, e cila u shpreh:

“Mendoj se Erjola pati një sulm paniku, ose krizë ankthi. Megjithëse pa pasur informacion nga vetë Erjola, apo për ndjesitë e saj, nuk mund të jap një mendim të saktë, apo të faktoj diçka përmes videos, pasi nuk mund të bëhet totalisht tabloja klinike e gjendjes së saj. Mendoj se psikologu që e mbikëqyr shëndetin emocional dhe mendor të banorëve duhet të bëjë disa seanca për të kuptuar më shumë rreth situatës në të cilën ajo ndodhet”, duke theksuar se Erjola ka nevojë për ndihmë profesionale.

Psikologia Tea Brokaj, na shpjegoi se pse ky fenomen është kaq i zakonshëm në vendin tonë.

Ajo u shpreh se besëtytnitë janë një faktor i rrënjosur, i cili del në sipërfaqe përmes traumave të fëmijërisë dhe në njëfarë pike, hijet dhe aktivitetet paranormale konsiderohen edhe si reale.

“Mendoj se këtu në Shqipëri, besëtytnitë janë një faktor i rrënjosur dhe me kalimin e kohës dalin në sipërfaqe përmes traumave të fëmijërisë. Mitet shoqërore, mësimet fetare dhe folklori kontribuojnë në krijimin e një realiteti të përbashkët ku hijet dhe demonët mund të perceptohen si entitete reale. Që të vegjël, ne jemi rritur në mjedise toksike, ku historitë “e frikshme” dhe eksperiencat personale kanë qenë temë bisede në çdo tavolinë”.

“Natyra njerëzore është e prirur të përkushtohet dhe të besojë më tepër rreth frikës nga e panjohura, duke mos e kuptuar se në këtë mënyrë subkoshienca po manifeston ngjarje që nuk ekzistojnë, të ndrydhura në frikë dhe paranojë”, shtoi ajo.

“Duke gjykuar nga këndvështrimi im, mendoj se interpretimi i fantazmave, demonëve dhe figurave abstrakte, të mishëruara nga vetë besimet tona, formohen nga një ndërveprim i ndërlikuar i proceseve njohëse, besimeve personale dhe ndikimeve kulturore. Një ndër fenomenet më të përhapur përmes të cilit ndodh shpesh që njerëzit të mendojnë se shohin fenomene paranormale, është “pareidolia”, e cila tejçon sinjale alarmuese në sistemin nervor, duke e menduar dhe ndjerë situatën si të ishte reale”.

“Gjithashtu, kushtet psikologjike, si paraliza e gjumit dhe gjendjet e rënduara emocionale mund të luajnë një rol shumë të rëndësishëm, duke krijuar halucinacione të gjalla dhe ndonjëherë shqetësuese. Po këto kontekste kulturore, shpesh na kanalizojnë në shpjegimin e përvojave të panjohura, ose të frikshme, duke i shtyrë individët t’i atribuojnë ato në shkaqe të mbinatyrshme”, përmbylli ajo.

Previous Post

India liron “spiunin kinez”, pëllumbi del nga burgu pas 8 muajsh

Next Post

Inceneratorët/ Berisha: 60 milionë euro kanë shkuar në Dubai! Blerim Hoxha është këmisha e Edi Ramës dhe Erion Veliajt

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
“Kam 3 bukë ekuadoriane, shumë të mira…”, zbardhen biseda të reja të të implikuarve në operacionin “Ura”

“Kam 3 bukë ekuadoriane, shumë të mira…”, zbardhen biseda të reja të të implikuarve në operacionin “Ura”

May 23, 2025
“30 euro në xhep kam”/ Gëzim Thartori s’paguan drogën e blerë tek Ekil Nderjaku, ‘shitësi’ Orges Molla i kërkon llogari në SkyECC: Tjetri për 10 kg të bardhë vonon lekët 20 minuta, ti për 10 kg çokollatë…

Sulmi me thikë në stacionin e trenit në Hamburg/ Dalin DETAJE të reja, 17 të plagosur, katër në gjendje kritike! Në pranga autorja, 39-vjeçarja veproi e vetme 

Sulmi me thikë në stacionin e trenit në Hamburg/ Dalin DETAJE të reja, 17 të plagosur, katër në gjendje kritike! Në pranga autorja, 39-vjeçarja veproi e vetme 

May 23, 2025
Klea Rama, mbesa imagjinare e Kryeministrit/ Zbërthehet skema e mashtrimit

Klea Rama, mbesa imagjinare e Kryeministrit/ Zbërthehet skema e mashtrimit

May 23, 2025
“Kam 3 bukë ekuadoriane, shumë të mira…”, zbardhen biseda të reja të të implikuarve në operacionin “Ura”
AKTUALITET

“Kam 3 bukë ekuadoriane, shumë të mira…”, zbardhen biseda të reja të të implikuarve në operacionin “Ura”

by Editor
May 23, 2025
0

Detaje të reja janë mësuar për dosjen voluminoze “Ura”, ku u shkatërrua një grup i trafikut ndërkombëtar të drogës, me...

Read moreDetails
“30 euro në xhep kam”/ Gëzim Thartori s’paguan drogën e blerë tek Ekil Nderjaku, ‘shitësi’ Orges Molla i kërkon llogari në SkyECC: Tjetri për 10 kg të bardhë vonon lekët 20 minuta, ti për 10 kg çokollatë…

“30 euro në xhep kam”/ Gëzim Thartori s’paguan drogën e blerë tek Ekil Nderjaku, ‘shitësi’ Orges Molla i kërkon llogari në SkyECC: Tjetri për 10 kg të bardhë vonon lekët 20 minuta, ti për 10 kg çokollatë…

May 23, 2025
Sulmi me thikë në stacionin e trenit në Hamburg/ Dalin DETAJE të reja, 17 të plagosur, katër në gjendje kritike! Në pranga autorja, 39-vjeçarja veproi e vetme 

Sulmi me thikë në stacionin e trenit në Hamburg/ Dalin DETAJE të reja, 17 të plagosur, katër në gjendje kritike! Në pranga autorja, 39-vjeçarja veproi e vetme 

May 23, 2025
Klea Rama, mbesa imagjinare e Kryeministrit/ Zbërthehet skema e mashtrimit

Klea Rama, mbesa imagjinare e Kryeministrit/ Zbërthehet skema e mashtrimit

May 23, 2025
Nga Avdylajt te Valter Bami dhe vëllezërit Duka, SPAK lëshon dhjetëra urdhër arreste, operacion në disa qytete

Operacioni “Ura”/ GJKKO lë në fuqi arrestin me burg për 13 të arrestuar, detyrim paraqitje për avokatin

May 23, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Kam 3 bukë ekuadoriane, shumë të mira…”, zbardhen biseda të reja të të implikuarve në operacionin “Ura”

“Kam 3 bukë ekuadoriane, shumë të mira…”, zbardhen biseda të reja të të implikuarve në operacionin “Ura”

May 23, 2025
“30 euro në xhep kam”/ Gëzim Thartori s’paguan drogën e blerë tek Ekil Nderjaku, ‘shitësi’ Orges Molla i kërkon llogari në SkyECC: Tjetri për 10 kg të bardhë vonon lekët 20 minuta, ti për 10 kg çokollatë…

“30 euro në xhep kam”/ Gëzim Thartori s’paguan drogën e blerë tek Ekil Nderjaku, ‘shitësi’ Orges Molla i kërkon llogari në SkyECC: Tjetri për 10 kg të bardhë vonon lekët 20 minuta, ti për 10 kg çokollatë…

May 23, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al