Sunday, May 25, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Dimri do të zgjasë deri në 20 Mars! Kur do të vijë i ftohti polar në Shqipëri

Editor by Editor
February 2, 2024
in AKTUALITET, Lajmi Fundit, SOCIALE, Vendi
0
Dimri do të zgjasë deri në 20 Mars! Kur do të vijë i ftohti polar në Shqipëri
0
SHARES
88
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Muaji shkurt parashikohet që të mbizotërohet kryesisht nga moti i thatë dhe me temperatura relativisht të ngrohta. Sipas meteorologes Lajda Porja e cila ishte ftuar në Tv Klan, 10 ditët e para nuk do të ketë reshje.

Lajda Porja: Shkurti ka startuar me mot të qëndrueshëm, do të jetë me mot të qëndrueshëm të paktën për 10-ditëshin e parë nuk ka sinjale për reshje. Këto retë dhe vranësirat që shikojmë tani do të largohen gradualisht, në mesditë do jetë diell, do ketë vranësira në pjesën e dytë të ditës. Nuk ka reshje sot, 18 gradë është, le të themi 3-4 gradë mbi. Edhe nesër, të paktën fundjava se dhe sot ka një rritje të lehtë, do të ndryshojnë edhe mëngjeset. Pra kemi rritje në vlerat minimale në zonat malore, më e ulëta është 0 apo -1 ekstremi, le të themi Bajram Curri më pas kalon në pozitive gjithë zona malore, Kukësi, Peshkopia, të gjitha zonat do jenë 2-3 gradë.

Një nga faktorët që ndikon në ndjesinë se është më ftohtë apo më ngrohtë nga sa janë temperaturat reale, është lagështira. Tirana është një nga qytetet me më shumë lagështi ndaj dhe mëngjesi ndihet më i ftohtë. Sa i përket reshjeve të dëborës, priten në pjesën e dytë të muajit dhe kryesisht në zonat malore. Fundjava e parë e muajit do të jetë në temperatura të larta përgjatë vijës bregdetare.

Lajda Porja: Ka sinjale në pjesën e dytë të shkurtit për reshje dëbore në zonat malore, në sasi të pakta le të themi, por presim që shkurti edhe nga ana klimatike le të themi do jetë i ngjashëm me shkurtin tipik, që nuk ka shumë reshje, nëse e krahasojmë me dhjetorin dhe janarin është shumë më i thatë. Sa i përket temperaturave, ka nisur me temperatura më të larta, pritet që pjesa e parë të jetë, ditën e diel do jetë 20 gradë.

Aldo: Sa re? Me të shkurtra!

Lajda Porja: 20 gradë këtë të diel në vijat bregdetare të ulëta, Vlora, Saranda, 19 Fieri, Lushnja, 18 Tirana, Durrësi, 18-19 gradë pra temperatura shumë të larta përgjatë kësaj fundjave.

Për ata që duan të shijojnë dëborën, mund ta gjejnë në malin e Korabit, Tomorrit dhe në Razmë. Java e ardhshme nis sërish me temperatura të larta dhe reshje kalimtare në fund të saj. Porja shton se do të ketë edhe një episod me të ftohtin polar.

Lajda Porja: Edhe java tjetër kështu do të nisë, me temperatura të larta. Në datën 10-11 ka reshje shumë të pakta dhe kalimtare, janë jo më shumë se dy ditë. Një episod të ftohtë do ta përjetojmë në pjesën e dytë të shkurtit i cili do të zgjasë jo më shumë se tre apo katër ditë, ku temperaturat mund të shkojnë sërish, në zonat malore e theksoj, -5 gradë apo -6. Pra një të ftohtë polar do ta përjetojmë edhe në shkurt.

Dimri do të marrë disa ditë prej pranverës ndaj marsi nuk do të jetë muaji kur mund të hiqni xhupat nga dollapi.

Lajda Porja: Dimri do të zgjasë, edhe kjo është interesante, do marrë ‘borxh’ nga pranvera deri nga data 20 mars. Pra nuk është çudi që ne të shikojmë edhe në mars dëborë. Duke qenë se në dhjetor kemi patur mot shumë të ngrohtë, pra do t’i plotësojë pa diskutim ditët e veta. Parashikohet që tiparet për nuancat e dimrit t’i kemi edhe në pranverë dhe kryesisht është marsi ai që do jetë të paktën deri nga data 20, mund të ketë një tjetër episod, por mund të ketë pa diskutim edhe dëborë në zonat malore kështu që deri në datën 20 mars nuk është se do jemi zyrtarisht në pranverë. Do futemi pak më vonë por do qëndrojmë më gjatë.

Previous Post

Vrasja e Gëzim Sinomatit/ Artan Hoxha: U bë ‘goli’ me 250 kg heroinë, 3 qytetet ku duhet hetuar

Next Post

“Kemi ardhur për pushime në Madrid”, çifti shqiptar kapet me 340 mijë euro të padeklaruara

Next Post
“Kemi ardhur për pushime në Madrid”, çifti shqiptar kapet me 340 mijë euro të padeklaruara

“Kemi ardhur për pushime në Madrid”, çifti shqiptar kapet me 340 mijë euro të padeklaruara

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Rijeka fiton titullin në Kroaci, feston lojtari shqiptar, zhgënjim i madh te Dinamo e Zagrebit

Rijeka fiton titullin në Kroaci, feston lojtari shqiptar, zhgënjim i madh te Dinamo e Zagrebit

May 25, 2025
14 fëmijë të infektuar me salmonelë në Gramsh! Vihet në lëvizje NJVKSH, zbulohet e-maili për mjekët

14 fëmijë të infektuar me salmonelë në Gramsh! Vihet në lëvizje NJVKSH, zbulohet e-maili për mjekët

May 25, 2025
DETAJE nga aksidenti në Gjermani/ Shqiptarët po ktheheshin nga një festë familjare! Viktimat një burrë 53 vjeç dhe dy gra

DETAJE nga aksidenti në Gjermani/ Shqiptarët po ktheheshin nga një festë familjare! Viktimat një burrë 53 vjeç dhe dy gra

May 25, 2025
Aksidenti në Gjermani/ Dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku humbën jetën tre shqiptarët

Aksidenti në Gjermani/ Dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku humbën jetën tre shqiptarët

May 25, 2025
Rijeka fiton titullin në Kroaci, feston lojtari shqiptar, zhgënjim i madh te Dinamo e Zagrebit
AKTUALITET

Rijeka fiton titullin në Kroaci, feston lojtari shqiptar, zhgënjim i madh te Dinamo e Zagrebit

by Editor
May 25, 2025
0

Rijeka “kurorëzohet” kampione në Kroaci. Rivalitet i ashpër dhe spektakël, ndërsa në fund festa ishte e gjitha për Lindon Selahin...

Read moreDetails
14 fëmijë të infektuar me salmonelë në Gramsh! Vihet në lëvizje NJVKSH, zbulohet e-maili për mjekët

14 fëmijë të infektuar me salmonelë në Gramsh! Vihet në lëvizje NJVKSH, zbulohet e-maili për mjekët

May 25, 2025
DETAJE nga aksidenti në Gjermani/ Shqiptarët po ktheheshin nga një festë familjare! Viktimat një burrë 53 vjeç dhe dy gra

DETAJE nga aksidenti në Gjermani/ Shqiptarët po ktheheshin nga një festë familjare! Viktimat një burrë 53 vjeç dhe dy gra

May 25, 2025
Aksidenti në Gjermani/ Dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku humbën jetën tre shqiptarët

Aksidenti në Gjermani/ Dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku humbën jetën tre shqiptarët

May 25, 2025
Tragjike në Londër/ Përfshihet nga flakët banesa, humbin jetën nëna dhe tre fëmijët! Vihet në pranga 41-vjeçari për zjarrvënie të qëllimshme

Tragjike në Londër/ Përfshihet nga flakët banesa, humbin jetën nëna dhe tre fëmijët! Vihet në pranga 41-vjeçari për zjarrvënie të qëllimshme

May 25, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rijeka fiton titullin në Kroaci, feston lojtari shqiptar, zhgënjim i madh te Dinamo e Zagrebit

Rijeka fiton titullin në Kroaci, feston lojtari shqiptar, zhgënjim i madh te Dinamo e Zagrebit

May 25, 2025
14 fëmijë të infektuar me salmonelë në Gramsh! Vihet në lëvizje NJVKSH, zbulohet e-maili për mjekët

14 fëmijë të infektuar me salmonelë në Gramsh! Vihet në lëvizje NJVKSH, zbulohet e-maili për mjekët

May 25, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al