Thursday, June 5, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ndalimi i dinarit serb, ambasadori amerikan në Kosovë: SHBA kundër, mund të provokojë tensione

Editor by Editor
February 1, 2024
in AKTUALITET, KOSOVA, KRYESORE, Lajmi Fundit, Rajoni
0
Ndalimi i dinarit serb, ambasadori amerikan në Kosovë: SHBA kundër, mund të provokojë tensione
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë të enjten se Shtetet e Bashkuara e kundërshtojnë zbatimin e rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës – e cila përcakton që vetëm valuta euro të përdoret për pagesa me para të gatshme në gjithë vendin – para se zbatimi i saj të jetë plotësisht e përgatitur.

Duke folur për gazetarë pas një takimi me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, Hovenier tha se SHBA-ja është e shqetësuar se rregullorja, e cila i jep fund përdorimit të dinarit serb në vend, mund të nxisë tensione etnike në vend.

“Dua ta përsëris çka kanë thënë Shtetet e Bashkuara, ne kemi shqetësime të thella dhe rezerva për zbatimin e saj para se ajo të jetë plotësisht e përgatitur. Mund ta them me siguri se ne e kundërshtojnë atë tani”, tha Hovenier.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha të mërkurën se zbatimi i rregullores, e cila hyri në fuqi sot, për pagesat me para të gatshme do të bëhet përmes një tranzicioni të lehtësuar, pa treguar sa do të zgjasë kjo.

Hovenier tha se shpreson se Qeveria e Kosovës do ta gjejë një mënyrë “për ta kuptuar atë që e ka thënë Bislimi, që të ketë periudhë tranzicioni gjatë të cilës të kuptohen sfidat para se të zbatohet plotësisht”.

Që nga paslufta më 1999, Serbia, e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, ka përdorur dinarin për t’i paguar pensionet, ndihmat sociale dhe pagat për institucionet paralele që ka në Kosovë, përfshirë këtu edhe spitalet dhe shkollat.

Banorët e dhjetë komunave me shumicë serbe në Kosovë e kanë shfrytëzuar dinarin edhe për pagesat në dyqane dhe restorante.

Hovenier shprehu shqetësimin e tij për ndikimin që ndalimi i dinarit mund të ketë te serbët e Kosovës.

“Ne jemi të shqetësuar se rregullorja, ashtu siç e kuptojnë ne, nuk e merr parasysh plotësisht ndikimin që do të ketë tek individët, posaçërisht individët që marrin mbështetje financiare nga Qeveria serbe. Ne mendojmë se kjo çështje meriton shqyrtim më të kujdesshëm dhe diskutime në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja. Jemi të shqetësuar se ka mundësi ti përshkallëzojë tensionet etnike dhe të jetë problematike për jetën e përditshme e një numri të qytetarëve të Kosovës”, shtoi ai.

Më herët gjatë ditës, Banka Popullore e Serbisë (NBS) kërkoi shfuqizimin e rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës dhe kërkoi që çështja të zgjidhet me dialog politik.

Ajo tha për Radion Evropa e Lirë se “nuk mund të bëhet fjalë” për një marrëveshje mes saj dhe Bankës Qendrore të Kosovës, siç sugjeroi zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.

“Kjo çështje duhet të zgjidhet ekskluzivisht në kuadër të dialogut në nivelin ekzistues”, tha NBS-ja, duke iu referuar bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Edhe Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Kosovës që të ofrojë periudhë të gjatë tranzicioni për largimin nga përdorimi të dinarit serb.

“Periudha e shkurtër kohore e tranzicionit për zbatimin e rregullores, së bashku me mungesën e informacionit dhe zgjidhjeve praktike për të gjitha komunitetet e prekura, rrezikon që të ndërlikojë seriozisht jetën e tyre”, tha BE-ja përmes një deklarate të lëshuar më 1 shkurt.

Blloku evropian po ashtu bëri thirrje që Kosova “të gjejë një zgjidhje të negociuar për këtë çështje në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar” nga Brukseli.

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se rregullorja e BQK-së nuk nënkupton se do të ndalet trasferet e parave nga Serbia dhe po ashtu nuk nënkupton dënime financiare për posedimin e valutave të shteteve të tjera./REL/

Previous Post

“Kam patur një marrëdhënie 5-vjeçare”, Lisi flet për dashurinë e parë

Next Post

Parashikimi i horoskopit për muajin shkurt, muaji i ri sjell revolucione për të gjitha shenjat

Next Post
Parashikimi i horoskopit për muajin shkurt, muaji i ri sjell revolucione për të gjitha shenjat

Parashikimi i horoskopit për muajin shkurt, muaji i ri sjell revolucione për të gjitha shenjat

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Kremlini: Biseda telefonik mes Putin dhe Trump ishte pozitiv dhe produktiv

Kremlini: Biseda telefonik mes Putin dhe Trump ishte pozitiv dhe produktiv

June 4, 2025
Paligjshmëritë e Sokol Sadushit për të rrëmbyer mandatin e anëtares së Kushtetueses Sonila Bejtja

Paligjshmëritë e Sokol Sadushit për të rrëmbyer mandatin e anëtares së Kushtetueses Sonila Bejtja

June 4, 2025
Si i pastron Rama paratë e korrupsionit tek oligarkët, qeras Pacollin dhe Agron Çelën me dy dhurata rezidenciale

Si i pastron Rama paratë e korrupsionit tek oligarkët, qeras Pacollin dhe Agron Çelën me dy dhurata rezidenciale

June 4, 2025
Kthehet dhuna në kopshtin Gledis! Nëna dërgon djalin shëndoshë dhe e merr të nxirrë

Kthehet dhuna në kopshtin Gledis! Nëna dërgon djalin shëndoshë dhe e merr të nxirrë

June 4, 2025
Kremlini: Biseda telefonik mes Putin dhe Trump ishte pozitiv dhe produktiv
AKTUALITET

Kremlini: Biseda telefonik mes Putin dhe Trump ishte pozitiv dhe produktiv

by Editor
June 4, 2025
0

RUSI- Kremlini e ka përshkruar telefonatën midis presidentit rusë dhe amerikanë si pozitive dhe produktive, duke vënë në dukje se Putin dhe Trump ranë dakord të qëndrojnë...

Read moreDetails
Paligjshmëritë e Sokol Sadushit për të rrëmbyer mandatin e anëtares së Kushtetueses Sonila Bejtja

Paligjshmëritë e Sokol Sadushit për të rrëmbyer mandatin e anëtares së Kushtetueses Sonila Bejtja

June 4, 2025
Si i pastron Rama paratë e korrupsionit tek oligarkët, qeras Pacollin dhe Agron Çelën me dy dhurata rezidenciale

Si i pastron Rama paratë e korrupsionit tek oligarkët, qeras Pacollin dhe Agron Çelën me dy dhurata rezidenciale

June 4, 2025
Kthehet dhuna në kopshtin Gledis! Nëna dërgon djalin shëndoshë dhe e merr të nxirrë

Kthehet dhuna në kopshtin Gledis! Nëna dërgon djalin shëndoshë dhe e merr të nxirrë

June 4, 2025
“Nuk ka më mbyllje sysh dhe kalim të fajit te të tjerët!” Tabaku nga Brukseli: Procesi i integrimit nuk është marketing politik, kërkon punë dhe angazhim

“Nuk ka më mbyllje sysh dhe kalim të fajit te të tjerët!” Tabaku nga Brukseli: Procesi i integrimit nuk është marketing politik, kërkon punë dhe angazhim

June 4, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kremlini: Biseda telefonik mes Putin dhe Trump ishte pozitiv dhe produktiv

Kremlini: Biseda telefonik mes Putin dhe Trump ishte pozitiv dhe produktiv

June 4, 2025
Paligjshmëritë e Sokol Sadushit për të rrëmbyer mandatin e anëtares së Kushtetueses Sonila Bejtja

Paligjshmëritë e Sokol Sadushit për të rrëmbyer mandatin e anëtares së Kushtetueses Sonila Bejtja

June 4, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al