Saturday, February 7, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Kishte 1 milion euro pasuri!”/ VOA: Oltion Bistri drejtonte strukturën më të rëndësishme të përgjimeve!

Editor by Editor
February 1, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, Lajmi Fundit, Vendi
0
“Kishte 1 milion euro pasuri!”/ VOA: Oltion Bistri drejtonte strukturën më të rëndësishme të përgjimeve!
0
SHARES
16
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Posaçme njoftoi të mërkurën vënien nën sekuestro të rreth 1 milion euro pasuri, në prona të paluajtshme, të cilat i përkisnin ish drejtorit të Forcës operacionale Oltion Bistri, i arrestuar në muajin korrik, në kuadër të hetimeve ndaj disa grupeve kriminale në vend.

Emri i tij u zbulua falë deshifrimit nga ana e autoriteteve të drejtësisë belge dhe hollandeze, të komunikimeve të realizuara përmes shërbimit të koduar Sky EncroChat, të cilat iu dorëzuan Prokurorisë së Posaçme.

Në njoftimin zyrtar, prokuroria bëri të ditur se “nga hetimet e kryera dhe provat e administruara është evidentuar se që nga viti 2015 e në vijim i hetuari Oltion Bistri dhe familjarët e afërm të tij kanë kryer disa transaksione të dyshimta në lidhje me shitjen dhe blerjen e pasurive të paluajtshme”.

Bëhet fjalë për të paktën tre apartamente në Tiranë, me një sipërfaqe totale mbi 900 metra katrorë, më nje vlerë të përllogaritur në mbi 450 mijë euro, si dhe dy dyqane, po në kryeqytet, me një sipërfaqe totale prej 220 metrash katrorë, vlera e të cilave shkon në mbi 530 mijë euro.

Ish oficeri i lartë i policisë, Bistri ka një eksperiencë të gjatë në polici, ku ka mbajtur disa poste me rëndësi. Forcat operacionale të cilat ai drejtoi deri pak ditë përpara arrestimit janë ndër strukturat më të rëndësishme të cilat kryejnë mes të tjerash dhe përgjime ambientale për llogari të prokurorisë.

Bistri dyshohet se u ka ofruar elementëve kriminalë, informacione të cilat ai i siguronte për shkak të detyrës.

Gjatë operacionit që çoi në arrestimin e tij, në pranga përfundoi dhe drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit Xhevair Lita, ish punonjës policie, emra të njohur të botës së krimit si dhe biznesmeni Pëllumb Gjoka. Ky i fundit dyshohet të jetë përfshirë në një vrasje.

Emri i biznesmenit Gjoka, është lakuar shpesh në mjediset politike, pasi opozita e ka akuzuar atë si një person të përfshirë në blerje votash në favor të partisë socialiste.

I angazhuar më parë në lojërat e fatit, në korrik të vitit 2021 kompanisë së tij Imperial Group, iu dha statusi i investitorit strategjik për ndërtimin e një resorti turistik në Velipojë, me një vlerë prej 52 milion eurosh. Investim i cili nuk rezulton të ketë nisur ende./VOA

Previous Post

Aksidentohet minatori në Bulqizë/ Gurët u shkëputën nga tavani i galerisë

Next Post

EMRAT/ Nënë e bijë gjenden të vdekura në banesë në Korçë

Next Post
E rëndë në Tiranë, merret peng 34-vjeçari në Laprakë

EMRAT/ Nënë e bijë gjenden të vdekura në banesë në Korçë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Artikulli i “The Telegraph” mbi shqiptarët në Angli: Nisja e videove në TikTok që tregojnë mënyra për t'u shmangur ndalimeve nga oficerët e emigracionit.

Artikulli i “The Telegraph” mbi shqiptarët në Angli: Nisja e videove në TikTok që tregojnë mënyra për t’u shmangur ndalimeve nga oficerët e emigracionit.

February 7, 2026
Serie A: Napoli triumfen ndaj Genoas me vetëm 10 lojtarë në një përfundim dramatik të ndeshjes

Serie A: Napoli triumfen ndaj Genoas me vetëm 10 lojtarë në një përfundim dramatik të ndeshjes

February 7, 2026
Një natë e mbushur me befasira! Luiz Ejlli hyn në shtëpinë e Big Brother VIP 5, ja si mund ta ndiqni spektaklin në transmetim të drejtpërdrejtë.

Një natë e mbushur me befasira! Luiz Ejlli hyn në shtëpinë e Big Brother VIP 5, ja si mund ta ndiqni spektaklin në transmetim të drejtpërdrejtë.

February 7, 2026
Pajisja argëtuese 'boxer' në Shkëmbin e Kavajës rrezikon sigurinë, prindi i shqetësuar thotë: Fëmijën ma hodhi në ajër, e kanë për t'i nxjerrë jashtë funksionit.

Pajisja argëtuese ‘boxer’ në Shkëmbin e Kavajës rrezikon sigurinë, prindi i shqetësuar thotë: Fëmijën ma hodhi në ajër, e kanë për t’i nxjerrë jashtë funksionit.

February 7, 2026
Artikulli i “The Telegraph” mbi shqiptarët në Angli: Nisja e videove në TikTok që tregojnë mënyra për t'u shmangur ndalimeve nga oficerët e emigracionit.
LAJME

Artikulli i “The Telegraph” mbi shqiptarët në Angli: Nisja e videove në TikTok që tregojnë mënyra për t’u shmangur ndalimeve nga oficerët e emigracionit.

by timoni.al
February 7, 2026
0

The Telegraph ka risjellë vëmendjen te shqiptarët në Angli përmes një situate që shqetëson autoritetet e emigracionit. Gazeta raportoi se...

Read moreDetails
Serie A: Napoli triumfen ndaj Genoas me vetëm 10 lojtarë në një përfundim dramatik të ndeshjes

Serie A: Napoli triumfen ndaj Genoas me vetëm 10 lojtarë në një përfundim dramatik të ndeshjes

February 7, 2026
Një natë e mbushur me befasira! Luiz Ejlli hyn në shtëpinë e Big Brother VIP 5, ja si mund ta ndiqni spektaklin në transmetim të drejtpërdrejtë.

Një natë e mbushur me befasira! Luiz Ejlli hyn në shtëpinë e Big Brother VIP 5, ja si mund ta ndiqni spektaklin në transmetim të drejtpërdrejtë.

February 7, 2026
Pajisja argëtuese 'boxer' në Shkëmbin e Kavajës rrezikon sigurinë, prindi i shqetësuar thotë: Fëmijën ma hodhi në ajër, e kanë për t'i nxjerrë jashtë funksionit.

Pajisja argëtuese ‘boxer’ në Shkëmbin e Kavajës rrezikon sigurinë, prindi i shqetësuar thotë: Fëmijën ma hodhi në ajër, e kanë për t’i nxjerrë jashtë funksionit.

February 7, 2026
VIDEO/ SKANDAL NË LIBRAZHD: Karakaci rreh policin bashkiak, futbolli kthehet në sherr rruge

VIDEO/ SKANDAL NË LIBRAZHD: Karakaci rreh policin bashkiak, futbolli kthehet në sherr rruge

February 7, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Artikulli i “The Telegraph” mbi shqiptarët në Angli: Nisja e videove në TikTok që tregojnë mënyra për t'u shmangur ndalimeve nga oficerët e emigracionit.

Artikulli i “The Telegraph” mbi shqiptarët në Angli: Nisja e videove në TikTok që tregojnë mënyra për t’u shmangur ndalimeve nga oficerët e emigracionit.

February 7, 2026
Serie A: Napoli triumfen ndaj Genoas me vetëm 10 lojtarë në një përfundim dramatik të ndeshjes

Serie A: Napoli triumfen ndaj Genoas me vetëm 10 lojtarë në një përfundim dramatik të ndeshjes

February 7, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al