Wednesday, November 5, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Me vajzën sillet mirë, ndërsa djalin e urren”, del dëshmia e gruas që u “burgos” në banesë nga 35-vjeçari në Tiranë!

Editor by Editor
January 28, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, Lajmi Fundit, Vendi
0
DËSHMIA/ “Burgosi” në shtëpi familjen, nëna e 35 vjeçarit për gruan e Jetnorit: Është një vajzë e rregullt, besnike dhe e ndershme!
0
SHARES
22
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Të paktën viti i fundit për familjen Zhaboli, sidomos për gruan dhe dy fëmijët, ka qenë një tmerr i vërtetë.

Jetnori, 35-vjeçari që u arrestua në Tiranë dy ditë më parë kontrollonte edhe lëvizjen më të vogël të tyre dhe i mbante mbyllur në shtëpi.

Rasti është zbuluar pasi policia ka marrë njoftim për një konflikt në banesë në zonën e Selitës. Policia ka shkuar menjëherë dhe kanë marrë kontakt me mamanë e Jetnorit.

Kjo e fundit ka shpjeguar se brenda shtëpisë ka qenë nusja e Jetnor Zhabolit dhe vajza e tyre e mitur, 9 vjeçare. Pasi janë liruar, ato janë paraqitur vetë në komisariat për të dhënë deklaratë mbi këtë ngjarje.

Në prezencë të një psikologu, gruaja e 35-vjeçarit ka deklaruar se jeton si në burg prej një viti e gjysmë. Për më tepër ajo është dhunuar dhe nuk ka kallëzuar për shkak se e do burrin e saj.

“Ka një vit e gjysëm që jeton në banesë me kamera, pa dritë, nuk del vetëm, nuk ka telefon dhe e mban të izoluar në banesë”, thuhet në deklaratën e saj.

Më 25 Janar rreth orës 08:30, Jetnori ka dalë dhe ka mbyllur me çelës nusen, mamanë dhe vajzën e mitur. Me vete ka marrë vetëm djalin e vogël, vetëm 3 vjeç, për ta çuar në kopësht.

Gruaja e 35-vjeçarit ka treguar se bashkëshorti e bën gjithmonë këtë gjë nëse nuk është me të, duke mos e lejuar të ketë komunikim me botën jashtë. Gjatë gjithë kësaj kohe ajo nuk di gjë as për familjen e saj pasi ai ia ka ndërprerë komunikimet. Ai i ka marrë edhe çdo mjet identifikimi.

Gruaja tregon se dy ditë para se të arrestohej tek shtëpia e vjehrrit partneri e ka goditur me shkelm në shpatull pasi e akuzon se flet me muret. Gjatë dhunës kanë qenë prezentë edhe fëmijët.

“Nuk merr asnjë medikament pasi nuk ka pranuar asnjëherë që ka probleme shëndetësore. Nuk ka qenë i dënuar. Me vajzën sillet mirë, ndërsa me djalin e moshës 3-vjeçare nuk e afron, e shikon si të racës së saj, e urren, e shikon në një mënyrë me përçmim”, thuhet në dosje.

Në banesë, Zhaboli ka vendosur kamera të lëvizshme, bllokues valësh dhe alarm.

Për gjendjen e rëndë të djalit ka folur edhe mamaja e të arrestuarit. Ajo është shprehur para policëve se Jetnori me gruan njihen prej 15 vitesh dhe se është shumë e kënaqur nga nusja, por prej 1 viti djali ka pasur probleme shqetësuese emocionale dhe mendore.

“Ka shqetësime sikur dëgjon zhurma në mure të banesës, përgjime. Për këtë shkak kanë bërë kontrolle dhe me specialistë dhe nga kontrolli nuk ka dalë ndonjë gjë”, është shprehur ajo.

Nëna thotë se e ka kontrolluar vetë banesën bashkë me bashkëshortin, por nuk ka zhurma dhe të gjitha janë sajesa të djalit të saj.

“Thotë se dëgjon zhurma nga muret sikur dëgjon zhurma nga muret gjë që nuk është e vërtetë. Fik dritat e lë shtëpinë pa drita dhe rri shtëpia pa drita”, tregon mamaja.

E ëma thotë se për shkak të sëmundjes, ai është bërë shumë xheloz për gruan, pavarësisht se sipas saj, ajo është shembullore.

“Ka kamera sigurie të vendosura nga Jetnori, nuk i ka numëruar, por ka shumë kamera në brendësi ka, dera ka shumë brava. Unë kam frikë se Jetnori i ka marrë çelësat vetë. Vetëm ai i ka çelësat e shtëpisë, dhe mund të ndodhi që mund të bie ndonjë zjarr më ngelin nipërit brenda. Jetnori ka vënë shumë brava në derë se ashtu ja thotë sëmundja që ka dhe çelësat i ka vetëm ai. Nusja ka një vit që nuk ka shoqëri, nuk ka as telefon, jo më të dali, nuk e le Jetnori të dali, e bën çdo lëvizje të kontrolluar”, thotë ajo.

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar “Arrest në burg” deri në dalje të ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar gjendjen e shëndetit mendor të 35-vjeçarit Jetnor Zhaboli i arrestuar pasi mbante mbyllur në banesë familjarët e tij në Tiranë.

Previous Post

“Më kërcënuan, do kthehem në Shqipëri”, dënohet me burg i riu që u kap në ‘shtëpinë e barit’

Next Post

Romeo dhe Heidi drejt një romance? Babai i banores: Nuk është për vajzën time!

Next Post
Romeo dhe Heidi drejt një romance? Babai i banores: Nuk është për vajzën time!

Romeo dhe Heidi drejt një romance? Babai i banores: Nuk është për vajzën time!

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Teoria konspirative nga Bernie Ecclestone: McLaren e ndihmon Lando Norris për të fituar titullin.

Teoria konspirative nga Bernie Ecclestone: McLaren e ndihmon Lando Norris për të fituar titullin.

November 4, 2025
Bayerni dominon, gjermanët fitojnë ndaj kampionëve në fuqi të PSG-së me 10 lojtarë dhe arrijnë në 16 fitore radhazi.

Bayerni dominon, gjermanët fitojnë ndaj kampionëve në fuqi të PSG-së me 10 lojtarë dhe arrijnë në 16 fitore radhazi.

November 4, 2025
Liverpool arrin një fitore të rëndësishme në Angli me një gol të vetëm, duke e mbyllur krizën.

Liverpool arrin një fitore të rëndësishme në Angli me një gol të vetëm, duke e mbyllur krizën.

November 4, 2025
Neda Balluku flet për divorcin me bashkëshortin: Nuk është hera e parë që përballemi me këtë situatë.

LAJME

Teoria konspirative nga Bernie Ecclestone: McLaren e ndihmon Lando Norris për të fituar titullin.

by timoni.al
November 4, 2025
0

Botërori i Formula 1 po përjeton një fund emocional këtë vit, me një situatë të pazakontë që nga viti 2012,...

Read moreDetails
Bayerni dominon, gjermanët fitojnë ndaj kampionëve në fuqi të PSG-së me 10 lojtarë dhe arrijnë në 16 fitore radhazi.

Bayerni dominon, gjermanët fitojnë ndaj kampionëve në fuqi të PSG-së me 10 lojtarë dhe arrijnë në 16 fitore radhazi.

November 4, 2025
Liverpool arrin një fitore të rëndësishme në Angli me një gol të vetëm, duke e mbyllur krizën.

Liverpool arrin një fitore të rëndësishme në Angli me një gol të vetëm, duke e mbyllur krizën.

November 4, 2025
Neda Balluku flet për divorcin me bashkëshortin: Nuk është hera e parë që përballemi me këtë situatë.

Neda Balluku flet për divorcin me bashkëshortin: Nuk është hera e parë që përballemi me këtë situatë.

November 4, 2025
Max Dowman regjistrohet si futbollisti më i ri në librin e rekordeve të Champions League.

Max Dowman regjistrohet si futbollisti më i ri në librin e rekordeve të Champions League.

November 4, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Teoria konspirative nga Bernie Ecclestone: McLaren e ndihmon Lando Norris për të fituar titullin.

Teoria konspirative nga Bernie Ecclestone: McLaren e ndihmon Lando Norris për të fituar titullin.

November 4, 2025
Bayerni dominon, gjermanët fitojnë ndaj kampionëve në fuqi të PSG-së me 10 lojtarë dhe arrijnë në 16 fitore radhazi.

Bayerni dominon, gjermanët fitojnë ndaj kampionëve në fuqi të PSG-së me 10 lojtarë dhe arrijnë në 16 fitore radhazi.

November 4, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al