Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Hasmëritë e vjetra apo zhdukja e kokainës në Belgjikë dhe lidhja me Dritan Rexhepajn në Ekuador, pse u vra djali i ‘buzëderrit’?

Editor by Editor
January 25, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
Hasmëritë e vjetra apo zhdukja e kokainës në Belgjikë dhe lidhja me Dritan Rexhepajn në Ekuador, pse u vra djali i ‘buzëderrit’?
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gëzim Sinomati, nuk ishte përmendur kurrë në Vlorë për veprimtari kriminale. Por, babai i tij përbën një prej emrave më të frikshëm në atë qytet. Kjo, i jep kuptim realizimit të një atentati kaq të sofistikuar. Viktima, ishte djali i Sokol Sinomatajt, një prej njerëzve më të afërt të Gazmir alias Gazmend Brakajt, banditit famëkeq të vitit 1997 i njohur me nofkën “Gaxhai”.

“Nuk është përfshirë askund, nuk ka rekorde askund, kjo bënë që në Vlorë janë prishur rregullat”. u shpreh Artan Hoxha.

“Sigurish flasim për motive të freskëta, të reja, nga linjat aktuale dhe dyshohet edhe rastet e fundit, apo edhe atenati mund të jetë për shkaqe apo motive shume të freskëta jo vetëm të të ndjerit apo edhe perosnave të tjerë të përfshirë” u shpreh profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço

Sokol Sinomataj, i njohur me nofkën “buzëderri”, dyshohet se ka krijuar një grup trafiku në Belgjikë, pavarësisht se ndodhej në qeli në Shqipëri. Ekzekutimi i të birit, po hetohet për hasmëritë e shumta që Sinomataj ka krijuar në kuadër të bandës së Gaxhait, por pista kryesore mbetet ajo e përplasjeve të reja në bizneset e errëta.

“Në rast se një bandë e armatosur dje kishte për plaçkitje, gjobëvënie, për të vrarë kundërshtarët, sot janë kthyer në grupe të strukturuara kriminale që kontrollojnë trafikun e armëve. Shumë personazhe të këtyre bandave, në 2015-16 tentuan të hyjnë në tregun e drogës edhe duke qenë në burgim përmes telefonave të paligjshëm në burg” u shpreh ish-prokurori Eugen Bec.i

Sipas të dhënave operative, dyshohet se grupi i “Buzëderrit” ka pasur përplasje për ngarkesa droge të humbura në Belgjikë. Mësohet se ata kanë krijuar lidhjet për nxjerrjen e kokainës nga porti. Kundrejt këtij shërbimi, marrin deri në 25 % të mallit si komision. Por, së fundi kanë qarkulluar informacione për disa mosmarrëveshje. Sasi droge që u përkisnin disa grupeve, dyshohet se ishin zhdukur.

“Paranë e madhe që sjell kokaina ka bërë që të rendin nga fitimi se qëndrueshmëria apo besnikëria ndaj lidhjeve të gjakut apo grupeve. Po të shikosh, në Vlorë fijet herë pas here tërhiqen edhe nga zhvillimet larg, në Amerikë Latine, një lëvizje konjukturale atje, përkthehet me përplasje në Vlorë, një operacion i shkuar keq në Roterdam apo Antërpm përkthehet në përplasje në Vlorë” u shpreh Artan Hoxha.

Aleancat e Sinomataj, raporte me Rexhepaj në Ekuador

Fuqizimi i Sinomatajt nisi në vitin 2017. Ai, shfrytëzoi emrin dhe lidhjet e vjetra për të krijuar një grup të ri në Belgjikë. Sokoli kishte marrë leje nga burgu i Peqinit por sapo u lirua, u arratis. Së bashku me vëllain Bernardin, dhe djalin e ndjerë që në atë kohë ishte adoleshent, u zhvendos në Belgjikë. Sinomataj u arrestua sërish dhe së fundi ai vuante dënimin në burgun e Fushë-Krujës.

“Tashmë ne kemi pikëpyetje shumë të mëdha për lidhjet e organizatave në Vlorë me grupe ndërkombëtare dhe kemi të panjohura për tregun për linjat, dhe rrethet e tyre bashkëpunimit në disa shtete evropiane, institucione nuk kanë verifikuar ende çfarë mbartin këta individë si konflikte nga jashtë dhe shkarkohen, ekzekutohen në Shqipëri” u shpreh profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço.

Sipas informacioneve konfidenciale, “buzëderri” ishte një prej lidhjeve të afërta në linjat e trafikut që Gramoz alias Dritan Rexhepaj, kishte ngritur direkt nga Ekuadori. Buzëderri, njihej edhe për afrimitetin e krijuar vitet e fundit me një tjetër të fortë nga Vlora. Fjala është për shtetasin Sokol Rama, i cili prej vitesh është zhvendosur në Spanjë. Ky personazh, është i njohur për armiqësitë dhe përplasjet që ka pasur me pjesëtarë të ish bandës së Pusit të Mezinit në Vlorë.

Ramës i kanë ekzekutuar nënën Eleonorën disa vite më parë. Ajo ngjarje, dyshohej se lidhej me hasmëritë e vjetra me djemtë e familjes Muka nga grupi i Pus-Mezinit, që ka humbur disa pjesëtarë. Pavarësisht dyshimeve dhe shoqërimit për tu marrë në pyetje, nuk u gjetën prova që të implikonin palët në atentatet mes tyre.

Previous Post

Nis seanca plenare! Deputetët e PD parrulla kundër Ramës: Vrasës i pluralizmit

Next Post

Ish-agjenti i FBI-së Charles McGoningal i varur nga seksi, ish e dashura: Kërkonte 5 herë në ditë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Mision me vlerë 1 miliard euro! Strategjia e Marottës për të rritur vlerën e ekipit të Interit me 300 milionë euro.

Mision me vlerë 1 miliard euro! Strategjia e Marottës për të rritur vlerën e ekipit të Interit me 300 milionë euro.

December 31, 2025
Sir Ferguson në 84-vjetorin e tij rrefen momentet e jetës: "Nuk kam folur me babain për dy vite… vetëm konsumova alkool."

Sir Ferguson në 84-vjetorin e tij rrefen momentet e jetës: “Nuk kam folur me babain për dy vite… vetëm konsumova alkool.”

December 31, 2025
Arabia Saudite/Kartonat e kuq e përjashtojnë Mario Mitajn nga ndeshja me NEOM, dhe Al Ittihad konfirmon se…

Arabia Saudite/Kartonat e kuq e përjashtojnë Mario Mitajn nga ndeshja me NEOM, dhe Al Ittihad konfirmon se…

December 31, 2025
Pas problemit me pajisjet e ujit, Vlorës i shkaktohen telashe të reja, pasi grabitet saracineska e stacionit të ujësjellësit.

KRYESORE

Mision me vlerë 1 miliard euro! Strategjia e Marottës për të rritur vlerën e ekipit të Interit me 300 milionë euro.

by timoni.al
December 31, 2025
0

Sipas vlerësimeve të fundit, ekipi Zikaltër vlen afërsisht 700 milionë euro. Fondi Oaktree ka një strategji për të zhvilluar këtë...

Read moreDetails
Sir Ferguson në 84-vjetorin e tij rrefen momentet e jetës: "Nuk kam folur me babain për dy vite… vetëm konsumova alkool."

Sir Ferguson në 84-vjetorin e tij rrefen momentet e jetës: “Nuk kam folur me babain për dy vite… vetëm konsumova alkool.”

December 31, 2025
Arabia Saudite/Kartonat e kuq e përjashtojnë Mario Mitajn nga ndeshja me NEOM, dhe Al Ittihad konfirmon se…

Arabia Saudite/Kartonat e kuq e përjashtojnë Mario Mitajn nga ndeshja me NEOM, dhe Al Ittihad konfirmon se…

December 31, 2025
Pas problemit me pajisjet e ujit, Vlorës i shkaktohen telashe të reja, pasi grabitet saracineska e stacionit të ujësjellësit.

Pas problemit me pajisjet e ujit, Vlorës i shkaktohen telashe të reja, pasi grabitet saracineska e stacionit të ujësjellësit.

December 31, 2025
Kushtezimi i shkuarjes së figurave të rëndësishme të artit, medias dhe politikës! Viti 2025, një vit me humbje për personalitete të njohura shqiptare.

Kushtezimi i shkuarjes së figurave të rëndësishme të artit, medias dhe politikës! Viti 2025, një vit me humbje për personalitete të njohura shqiptare.

December 31, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Mision me vlerë 1 miliard euro! Strategjia e Marottës për të rritur vlerën e ekipit të Interit me 300 milionë euro.

Mision me vlerë 1 miliard euro! Strategjia e Marottës për të rritur vlerën e ekipit të Interit me 300 milionë euro.

December 31, 2025
Sir Ferguson në 84-vjetorin e tij rrefen momentet e jetës: "Nuk kam folur me babain për dy vite… vetëm konsumova alkool."

Sir Ferguson në 84-vjetorin e tij rrefen momentet e jetës: “Nuk kam folur me babain për dy vite… vetëm konsumova alkool.”

December 31, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al