Wednesday, June 24, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Fluks nga virozat dhe gripi, shefi i shërbimit në urgjencën e pediatrisë në QSUT: Mos shmangni asnjë simptomë

Editor by Editor
January 24, 2024
in AKTUALITET, Lajmi Fundit, Shendet, Vendi
0
Fluks nga virozat dhe gripi, shefi i shërbimit në urgjencën e pediatrisë në QSUT: Mos shmangni asnjë simptomë
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Virozat dhe gripi kanë prekur në masë qytetarët, e sidomos fëmijët. Në urgjencën e pediatrisë në Qendrën Spitalore Nënë Tereza, çdo ditë ka fluks të shtuar pacientësh të vegjël. Rastet më të shumta, tha shefi i shërbimit në urgjencën e pediatrisë, doktor Albert Lama janë me influencë A dhe B, por nuk kanë munguar as rastet me virus sincicial ose RSV, i cili prek më së shumti foshnjat dhe shfaq problematika në rrugët e frymëmarrjes dhe temperaturë të lartë.

“Jemi në kulmin e sezonit dimëror dhe normalisht infeksionet virale, kryesisht influenca A dhe B qarkullojnë në mënyrë periodike. Kemi pak më tepër se vitet e kaluara. Arsyeja është ndërthurja me pandeminë. Krahas saj kemi dhe COVID dhe RSV, virusin që prek kryesisht bebet e vegjël. Kemi pasur dhe raste që janë shtruar në spital, por shumica e rasteve janë trajtuar. RSV, prek kryesisht bebet e vegjël. Ka kollë, temperaturë. Shkakton atë që ne i themi bronkiolit akut. Fëmijët mbi 2 vjeç janë të imunizuar nga RSV. Aktualisht, është influenca A dhe B, ajo që shkakton më tepër temperaturën. Në stinën e vjeshtës dhe të dimrit, ka dhe infeksione që shkaktojnë bronkiolitin nga virusi sincicial. Të vëzhgojnë fëmijën, të bëjnë vizitën periodike nga mjeku i familjes. Nëse gjendja e fëmijës është shqetësuese, normalisht që duhet të dërgohet në urgjencë. Raste të rënda ka pasur. Do të rekomandoja, jo vetëm për antibiotikun, që prindërit ku e shikon fëmijën jo mirë nga ana e gjendjes shëndetësore duhet të bëje vizitën tek mjeku i familjes. Mjekim dhe sidomos antibiotik terapi duhet të merren me recetë”.
Në vendin tonë janë konfirmuar dhe 11 rastet e para me fruth. Doktori bën thirrje për vaksinim, ndërsa tregon se shenjat më të shpeshta janë përhapja në trup e pullave të kuqe në formë puçrrash, si dhe kollë.

“Fruthi është një infeksion viral i vaksinueshëm. Nëse një fëmijë është i pa vaksinuar dhe e prek fruthi, komplikacionet janë nga më të ndryshmet por ai më i zakonshmi është bronkopneumonia, ose e ftohura.”

Previous Post

Vokshi i kërkon llogari Bardhit: Përse Rithemelimi nuk ka përfaqësi në Bruksel? Të shtohej Berisha në rezolutë

Next Post

Klodiana Lala zbulon detaje: Dervish Hasi rrit vajzën e Gjin Nikës, “i forti i Bulqizës” që u ekzekutua me 30 plumba! Ishte i hetuar për…

Next Post
Klodiana Lala zbulon detaje: Dervish Hasi rrit vajzën e Gjin Nikës, “i forti i Bulqizës” që u ekzekutua me 30 plumba! Ishte i hetuar për…

Klodiana Lala zbulon detaje: Dervish Hasi rrit vajzën e Gjin Nikës, “i forti i Bulqizës” që u ekzekutua me 30 plumba! Ishte i hetuar për…

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al