Saturday, June 14, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Më kapi prej fyti në punë”, dëshmia e ish-gruas së Duros: Më ndjek kudo, i bie ziles së derës pa pushim

Editor by Editor
January 22, 2024
in AKTUALITET, JETË/STIL, Lajmi Fundit, Vendi
0
“Më kapi prej fyti në punë”, dëshmia e ish-gruas së Duros: Më ndjek kudo, i bie ziles së derës pa pushim
0
SHARES
82
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zbardhet vendimi i Gjykatës së Tiranës për ish-futbollistin e Kombëtares Klodian Duro, i cili akuzohej për dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij, por edhe përndjekje. Pas skualifikimit të tij nga Big Brother, për shkak të deklaratës shokuese, ku e përmendte me ironi dhunimin e bashkëshortes, ka qenë Newsbomb, që ka zbardhur vendimin e gjyqtarit të Tiranës Arben Mickaj në ngarkim të trajnerit të futbollit. Duro është dënuar me 6 muaj, por prej gjykimit të shkurtuar ku zbritet 1/3 e dënimit, duke u konvertuar në 4 muaj burg. Kjo masë dënimi është shlyer gjatë masës së sigurisë, ku ai ka qenë në arrest shtëpie. Mes të tjerave thuhet se Duro e ka përndjekur kudo ish-gruan e tij, dhe në rrugë, duke kontrolluar çdo lëvizje të saj.

Në fashikujt e Gjykatës së Tiranës jepen dhe faktet që kanë çuar në dhënien e këtij vendimi. Ish bashkëshortja e Klodian Duros ka njoftuar policinë në datën 24 mars të vitit 2020 pasi ndihej e kërcënuar. Ai ka shkuar në banesën e Dorinës (ish bashkëshortja), ku ka kërkuar të hapë derën me forcë. E gjendur në këtë situatë ka kërkuar ndihmën e uniformave blu, të cilët kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Klodian Duro. Vetë ky i fundit pretendonte se kishte shkuar në banesë për shkak të shqetësimit që kishte pasur për ish- bashkëshorten dhe vajzën.

Por çfarë ka ndodhur mes tyre?

Në vendimin e gjykatës, thuhej se Klodian Duro nuk e pranonte ndarjen nga ish bashkëshortja, edhe pse ishte bërë “De Juro” në 27 janar të vitit 2020. Dorina bashkë me vajzën kishin marrë urdhër mbrojtje nga Gjykata e Tiranës 1 vit më përpara. Megjithatë Klodiani nuk hiqte dorë dhe kishte filluar ta përndiqte ish bashkëshorten e tij. Siç tregon Dorina para oficerit të Policisë Gjyqësore, ai e shqetësonte gjatë gjithë kohës, si në punë, ashtu edhe kur dilte me shoqërinë. Qëndronte i fshehur dhe duke i dalë përpara dhe për këtë shkak thotë ajo ka nisur proceduren për divorc që është dhënë nga Gjykata në 27 janar të vitit 2020.

Dorina, ka treguar se Klodiani i shkonte në shtëpi thuajse çdo natë duke e bezdisur e shantazhuar. Kjo situatë kishte shkaktuar stres dhe ankth edhe te vajza e tyre. Dhunë psikologjike sistematike, ndërsa fizike ka kulmuar pikërisht në ambientet e punës. Në datën 5 mars të vitit 2020, Duro ka shkuar në punën e saj, ku kanë nisur të debatojnë me tone të ashpra.

Në debat e sipër, ai e ka kapur nga fyti duke e kërcënuar me jetë. Për këtë ngjarje, Dorina shprehet se ekzistojnë edhe pamje filmike që janë vënë në dispozicion të policisë gjyqësore. “Për sa i përket dhunës fizike ajo (Dorina) shton se në një rast me datë 05.03.2020, kur Klodiani ka shkuar në punën e aj dhe kanë nisur të debatojnë, në debat e sipër ai e ka kapur nga fyti duke e kërcënuar me jetë. Për këtë ngjarje, thotë e dëmtuara, ka edhe pamje filmike nga kamerat e sigurisë së punës të cilat i ka vendosur në dispozicion të policisë gjyqësore”, thuhet në fashikullin e vendimit të Gjykatës së Tiranës.

Vendimi i Gjykatës së Tiranës në datën 27 korrik 2020:

Të gjendur përballë fakteve dhe provave, Gjykata e Tiranës ka vendosur:

– Deklarimin fajtor të të pandehurit Klodian Duro, për kryerjen e veprës penale të “ Dhunë në familje” dhe në bazë të nenit 130/a/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 4(katër) muaj burgim.

– Deklarimin fajtor të të pandehurit Klodian Duro, për kryerjen e veprës penale të “Veprime ne kundershtim me vendimin e gjykatës” dhe në bazë të nenit 321/2 të Kodit Penal dënimin e tij me 6(gjashte) muaj burgim.

– Në bazë të nenit 55 të K. Penal, në bashkim të dënimeve, caktimin e një dënimi të vetëm për të pandehurin Klodian Duro me 6 (gjashtë) muaj burgim.

– Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale uljen e një të tretës së dënimit, duke e dënuar të pandehurin Klodian Duro perfundimisht me 4 (kater) muaj burgim.

Previous Post

Zelensky në Tiranë? Rama: Do të bëjmë një samit për Ukrainën

Next Post

10 mijë hapa qëllimi i çdo dite, Berisha nuk heq dorë nga zakonet, kros në tarracën e pallatit

Next Post
10 mijë hapa qëllimi i çdo dite, Berisha nuk heq dorë nga zakonet, kros në tarracën e pallatit

10 mijë hapa qëllimi i çdo dite, Berisha nuk heq dorë nga zakonet, kros në tarracën e pallatit

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Nuk iu bind thirrjes së policisë, vihet në pranga 46-vjeçari shqiptar në Itali, në mjet i gjendet mbi 1 kg kokainë

Nuk iu bind thirrjes së policisë, vihet në pranga 46-vjeçari shqiptar në Itali, në mjet i gjendet mbi 1 kg kokainë

June 14, 2025
EUROPOL megaoperacion në Spanjë/ Çmontohet banda shqiptare, në pranga 26 persona, ndihmonin emigrantët me pasaporta të falsifikuara për të shkuar drejt Anglisë dhe SHBA

EUROPOL megaoperacion në Spanjë/ Çmontohet banda shqiptare, në pranga 26 persona, ndihmonin emigrantët me pasaporta të falsifikuara për të shkuar drejt Anglisë dhe SHBA

June 14, 2025
U hodh në lumë për të shpëtuar nga mbytja dy të mitur, shqiptari do të “shpërblehet” me shtetësinë greke

U hodh në lumë për të shpëtuar nga mbytja dy të mitur, shqiptari do të “shpërblehet” me shtetësinë greke

June 14, 2025
Përfitoi fonde publike përmes faturave dhe pagesave fiktive, ekstradohet nga Zimbabve administratori i inceneratorit të Fierit, Loran Dusha

AKTUALITET

Nuk iu bind thirrjes së policisë, vihet në pranga 46-vjeçari shqiptar në Itali, në mjet i gjendet mbi 1 kg kokainë

by Editor
June 14, 2025
0

ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 46-vjeçar shqiptar. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ndjekjes së mjetit të shqiptarit...

Read moreDetails
EUROPOL megaoperacion në Spanjë/ Çmontohet banda shqiptare, në pranga 26 persona, ndihmonin emigrantët me pasaporta të falsifikuara për të shkuar drejt Anglisë dhe SHBA

EUROPOL megaoperacion në Spanjë/ Çmontohet banda shqiptare, në pranga 26 persona, ndihmonin emigrantët me pasaporta të falsifikuara për të shkuar drejt Anglisë dhe SHBA

June 14, 2025
U hodh në lumë për të shpëtuar nga mbytja dy të mitur, shqiptari do të “shpërblehet” me shtetësinë greke

U hodh në lumë për të shpëtuar nga mbytja dy të mitur, shqiptari do të “shpërblehet” me shtetësinë greke

June 14, 2025
Përfitoi fonde publike përmes faturave dhe pagesave fiktive, ekstradohet nga Zimbabve administratori i inceneratorit të Fierit, Loran Dusha

Përfitoi fonde publike përmes faturave dhe pagesave fiktive, ekstradohet nga Zimbabve administratori i inceneratorit të Fierit, Loran Dusha

June 14, 2025
Ishin kthyer në makthin e banorëve, arrestohen 8 shqiptarë në Itali, kishin kryer 68 vjedhje

Ishin kthyer në makthin e banorëve, arrestohen 8 shqiptarë në Itali, kishin kryer 68 vjedhje

June 14, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Nuk iu bind thirrjes së policisë, vihet në pranga 46-vjeçari shqiptar në Itali, në mjet i gjendet mbi 1 kg kokainë

Nuk iu bind thirrjes së policisë, vihet në pranga 46-vjeçari shqiptar në Itali, në mjet i gjendet mbi 1 kg kokainë

June 14, 2025
EUROPOL megaoperacion në Spanjë/ Çmontohet banda shqiptare, në pranga 26 persona, ndihmonin emigrantët me pasaporta të falsifikuara për të shkuar drejt Anglisë dhe SHBA

EUROPOL megaoperacion në Spanjë/ Çmontohet banda shqiptare, në pranga 26 persona, ndihmonin emigrantët me pasaporta të falsifikuara për të shkuar drejt Anglisë dhe SHBA

June 14, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al