Thursday, December 18, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Sot 18 vite nga vdekja e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova

Editor by Editor
January 21, 2024
in AKTUALITET, KOSOVA, KRYESORE, Lajmi Fundit, Rajoni
0
Sot 18 vite nga vdekja e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Më 21 janar mbushen 18 vjet nga vdekja e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Ai vdiq më 21 janar të vitit 2006, ku u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.

Ibrahim Rugova u lind më 2 dhjetor 1944 në Cercë të Istogut. Më 10 janar 1945 komunistët jugosllavë ia pushkatuan të atin, Ukën dhe gjyshin Rrustë Rugova, që kishte qenë luftëtar i njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ibrahim Rugova shkollën fillore e kreu në Istog, të mesmen në Pejë, më 1967. Fakultetin Filozofik – Dega Gjuhë e Letërsi Shqipe e kreu në Prishtinë. Gjatë vitit akademik 1976-77 qëndroi në Paris, në Ecole Pratique des Hautes Etudes, nën mbikëqyrjen e profesor Roland Barthes-it, ku ndoqi interesimet e veta shkencore në studimin e letërsisë, me përqendrim në teorinë letrare. Doktoroi në fushën e letërsisë në Universitetin e Prishtinës, më 1984.

Në vitin 1996 doktor Ibrahim Rugova u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Kosovës. Në fillim ishte redaktor në gazetën e studentëve “Bota e re” dhe revistën shkencore “Dituria” (1971-72), që botoheshin në Prishtinë. Një kohë punoi edhe në revistën “Fjala”. Mandej, për afro dy dekada, Rugova veprimtarinë shkencore e zhvilloi në Institutin Albanologjik si hulumtues i letërsisë. Një kohë ka qenë kryeredaktor i revistës “Gjurmime albanologjike” të këtij Instituti. Me krijimtari letrare u mor që nga fillimi i viteve gjashtëdhjetë.

Rugova më 1988 u zgjodh kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, që u bë bërthamë e fuqishme e lëvizjes shqiptare kundër sundimit komunist serb dhe jugosllav në Kosovë.

Si intelektual me nam që i jepte zë kësaj lëvizjeje intelektuale e politike, Rugova u zgjodh, më 23 dhjetor 1989, nga themelimi kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë së parë politike në Kosovë që sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në fuqi. LDK, nën udhëheqjen e tij, u bë shpejt forca politike prijëse në Kosovë, duke mbledhur shumicën e popullit rreth vetes.

Në bashkëpunim me forcat e tjera politike shqiptare në Kosovë si dhe me Kuvendin e atëhershëm të Kosovës, Rugova dhe LDK-ja përmbyllën kornizën ligjore për institucionalizimin e pavarësisë së Kosovës. Deklarata e Pavarësisë (2 korrik 1990), shpallja e Kosovës Republikë dhe miratimi i Kushtetutës së saj (7 shtator 1990), referendumi popullor për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, mbajtur në fund të shtatorit 1991, qenë prelud për zgjedhjet e para shumë-partiake për Kuvendin e Kosovës, më 24 maj 1992.

Doktor Ibrahim Rugova u zgjodh president i Republikës së Kosovës. Ai u rizgjodh në këtë post në zgjedhjet e mbajtura në mars 1998.

Nën udhëheqjen e tij, LDK-ja fitoi shumicën e votave në zgjedhjet e para lokale të sponsorizuara ndërkombëtarisht në Kosovën e pasluftës në tetor 2000, si dhe në zgjedhjet e para nacionale në vitin 2001 dhe në zgjedhjet e dyta lokale të vitit 2002. LDK fitoi edhe zgjedhjet nacionale më 2004.

Doktor Ibrahim Rugova u zgjodh president i Kosovës në mars 2002 dhe u rizgjodh më 2004.

Ai ndërroi jetë më 21 janar 2006 në Prishtinë dhe u varros në “Bregun e Diellit”, me nderimet më të mëdha të popullit të Kosovës.

Në përvjetorin e vdekjes më 21 janar 2007, presidenti Fatmir Sejdiu, dekoroi presidentin historik të Kosovës me Urdhrin “Hero i Kosovës”, titulli më i lartë në vend që u jepet figurave historike shqiptare dhe të Kosovës që kanë bërë “vepra trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.

Ibrahim Rugova ka botuar këto vepra:

– Prekje lirike, Rilindja, Prishtinë, 1971

– Kah teoria, Rilindja, Prishtinë, 1978

– Bibliografia e kritikës letrare shqiptare 1944-1974, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 1976 (së bashku me Isak Shemën)

– Kritika letrare (nga De Rada te Migjeni), Rilindja, Prishtinë, 1979 (së bashku me Sabri Hamitin)

– Strategjia e kuptimit, Rilindja, Prishtinë, 1980

– Vepra e Bogdanit 1675-1685, Rilindja, Prishtinë, 1982

– Kahe dhe premisa të kritikës letrare shqiptare 1504-1983, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 1986

– Refuzimi estetik, Rilindja, Prishtinë, 1987

– Pavarësia dhe demokracia, Fjala, Prishtinë, 1991

– Çështja e Kosovës, Dukagjini, Pejë, 1994

– Kompleti i veprave të Ibrahim Rugovës në tetë vëllime, Faik Konica, Prishtinë, 2005

Çmimet dhe titujt ndërkombëtarë të Ibrahim Rugovës:

– Më 1995, Dr. Ibrahim Rugovës iu dha Çmimi për paqe i Fondacionit Paul Litzer në Danimarkë

– Më 1996, Dr. Ibrahim Rugova u shpall Doktor Nderi (Honoris Causa) i Universitetit të Parisit VIII, Sorbonë, Francë

– Më 1998, Dr. Ibrahim Rugovës iu nda Çmimi Saharov i Parlamentit Evropian

– Në vitin 1999, Dr. Rugova mori Çmimin për paqe të qytetit Mynster, Gjermani, ndërsa u shpall qytetar nderi i qyteteve italiane: Venedik, Milano dhe Breshia

– Në vitin 2000, Dr. Ibrahim Rugova mori çmimin për paqe të Unionit Demokratik të Katalonisë “Manuel Carrasco i Formiguerra” në Barcelonë, Spanjë

– Në vitin 2004, Dr. Ibrahim Rugova u nderua me Çmimin e Evropës, Senator Nderi nga Fondacioni panevropian Coudenhove-Kalergi

– U nderua gjithashtu nga Komonuelthi i Pensilvanisë (SHBA), “Mik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”

– Më 2004, Dr. Ibrahim Rugova u shpall Doktor Nderi (Honoris Causa) i Universitetit të Tiranës. /KSP

Previous Post

Tmerr në mes të tragjedisë! Polici vret të riun, banorët e dhunojnë për vdekje

Next Post

Gazetarja më e re në Gaza, 9 vjeçarja dokumenton për mediat ngjarjet e tmerrshme që po u ndodhin palestinezëve

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
“Si është e mundur që gjyqtarët kërkojnë një rritje page prej 1600 eurosh? Rama: Problemi nuk është te një minister, por te përmbysja e balancës së pushteteve.”

Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Rama: “Hapja e të gjithë kapitujve është një inkurajim për ne”, Shqipëria e vlerësuar në zemrën e Europës

December 18, 2025
Milionat e AKSHI-t/ Geron Meçe u ‘eleminua’ nga ortakëria me baxhanakun e Ramës pasi u thirr në SPAK, pengmarrja pas rezistencës

Milionat e AKSHI-t/ Geron Meçe u ‘eleminua’ nga ortakëria me baxhanakun e Ramës pasi u thirr në SPAK, pengmarrja pas rezistencës

December 18, 2025
Kërkoi të dëshmonte për “21 janarin”, Ilir Meta pyetet sot nga SPAK

Kërkoi të dëshmonte për “21 janarin”, Ilir Meta pyetet sot nga SPAK

December 18, 2025
Kërkon heqjen e masave të sigurisë, sot seanca në Apelin e GJKKO-së për Ballukun dhe vartësit e saj

LAJME

Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Rama: “Hapja e të gjithë kapitujve është një inkurajim për ne”, Shqipëria e vlerësuar në zemrën e Europës

by timoni.al
December 18, 2025
0

Kryeministri Edi Rama e filloi ditën me një komunikim të drejtpërdrejtë në rrjete sociale, duke theksuar se samiti i fundit...

Read moreDetails
Milionat e AKSHI-t/ Geron Meçe u ‘eleminua’ nga ortakëria me baxhanakun e Ramës pasi u thirr në SPAK, pengmarrja pas rezistencës

Milionat e AKSHI-t/ Geron Meçe u ‘eleminua’ nga ortakëria me baxhanakun e Ramës pasi u thirr në SPAK, pengmarrja pas rezistencës

December 18, 2025
Kërkoi të dëshmonte për “21 janarin”, Ilir Meta pyetet sot nga SPAK

Kërkoi të dëshmonte për “21 janarin”, Ilir Meta pyetet sot nga SPAK

December 18, 2025
Kërkon heqjen e masave të sigurisë, sot seanca në Apelin e GJKKO-së për Ballukun dhe vartësit e saj

Kërkon heqjen e masave të sigurisë, sot seanca në Apelin e GJKKO-së për Ballukun dhe vartësit e saj

December 18, 2025
"Takim me ish-Presidentin Thaçi" - Rama për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së: E vetmja akuzë është se ata morën armët për të mbrojtur lirinë.

“Takim me ish-Presidentin Thaçi” – Rama për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së: E vetmja akuzë është se ata morën armët për të mbrojtur lirinë.

December 18, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Si është e mundur që gjyqtarët kërkojnë një rritje page prej 1600 eurosh? Rama: Problemi nuk është te një minister, por te përmbysja e balancës së pushteteve.”

Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Rama: “Hapja e të gjithë kapitujve është një inkurajim për ne”, Shqipëria e vlerësuar në zemrën e Europës

December 18, 2025
Milionat e AKSHI-t/ Geron Meçe u ‘eleminua’ nga ortakëria me baxhanakun e Ramës pasi u thirr në SPAK, pengmarrja pas rezistencës

Milionat e AKSHI-t/ Geron Meçe u ‘eleminua’ nga ortakëria me baxhanakun e Ramës pasi u thirr në SPAK, pengmarrja pas rezistencës

December 18, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al