Saturday, March 21, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Përplasja me SHBA-në dhe tensionet në Detin e Kuq/ Çfarë përfaqësojnë rebelët Houthi?

Editor by Editor
January 14, 2024
in AKTUALITET, BOTË, Lajmi Fundit, Vendi
0
Përplasja me SHBA-në dhe tensionet në Detin e Kuq/ Çfarë përfaqësojnë rebelët Houthi?
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

JEMEN– Pasoperacionit “Prosperity Guardian” ndaj rebelëve huthi gjendja po përshkallëzohet ndjeshëm. Me sulmet e tyre ndaj anijeve rebelët po demonstrojnë prej javësh mbështetjen e tyre për kauzën palestineze dhe radikalët islamikë Hamas në Rripin e Gazës.

Ata deklaruan se do të vazhdojnë të sulmojnë çdo anije që shkon për në Izrael, derisa ushtria e Izraelit të heqë bllokadën e Rripit të Gazës dhe të lejojë dërgimin e ushqimeve dhe të furnizimeve të tjera të nevojshme për jetesën. Menjëherë pas sulmeve të udhëhequra nga SHBA dhe Britania rebelët huthi u përbetuan për hakmarrje.

“Beteja do të zgjerohet shumë përtej imagjinatës dhe pritshmërive të amerikanëve dhe të britanikëve,” citoi agjencia e lajmeve AP, Ali al-Kahumin, një zyrtar të lartë Huthi.

Origjina dhe identiteti

Huthit i përkasin një grupi fisnor nga një zonë malore në Jemenin verior që kufizohet me Arabinë Saudite. Nga pikëpamja fetare ata u përkasin zaidëve, një drejtim brenda grupit të myslimanëve shiitë. Ndryshe nga shumë shiitë të tjerë, zaidët nuk besojnë në kthimin e një imami të fshehur, të ashtuquajturit Mehdi.

Megjithatë përkatësia e huthive ndaj islamit shiit është një bazë e rëndësishme për lidhjet e tyre të mira me Iranin, i cili e sheh veten si supremaci dhe përfaqësues i interesave të shiitëve në rajon. Në Jemen zaidët përbëjnë një të tretën e popullsisë.

Huthit dhe lufta civile

Që nga e ashtuquajtura Pranvera Arabe e vitit 2011 huthit e kanë akuzuar gjithnjë e më shumë qeverinë qendrore të Jemenit në Sana për margjinalizimin e zaidëve dhe shtypjen e të drejtave të tyre. Po ashtu e e akuzonin qeverinë jemenase se ishte jashtëzakonisht e afërt me Izraelin dhe SHBA-në.

Mbi bazën e këtyre akuzave huthit u ngritën në vitin 2014 kundër qeverisë së presidentit të atëhershëm Abed Rabo Mansur Hadi. Ai mundi të qëndronte në detyrë vetëm falë një aleance ushtarake ndërkombëtare të udhëhequr nga Arabia Saudite. Aleanca luftom kundër rebelëve huthi që nga viti 2015 – por pa ndonjë sukses.

Qeveria e mbështetur nga Arabia Saudite kontrollon jugun e vendit, ndërsa huthit kontrollojnë veriun. Ata mbështeten nga Irani. Kjo është arsyeja pse lufta civile në Jemen konsiderohet gjithashtu edhe një luftë përfaqësuese midis Arabisë Saudite dhe Iranit. Huthit kanë tanke, automjete dhe raketa llojesh të ndryshme, të cilat ata thonë se kryesisht i kanë grabitur nga ushtria e rregullt jemenase.

Ideologji radikale anti-izraelite

Kursi ideologjik i rebelëve huthi mund të kuptohet nga motoja e tyre: “Allahu është më i madhi, vdekje Amerikës, vdekje Izraelit, mallkim hebrenjve, fitore për fenë islame”.

Në territorin e tyre në Jemenin verior ata kanë vendosur një rend të rreptë islamik. Ata e kombinojnë militantizmin fetar me një kurs të rreptë anti-perëndimor dhe anti-izraelit. Emri që huthit përdorin për veten e tyre – “Ansar Allah” (ndihmës i Allahut, mbështetësi i Allahut) – pasqyron gjithashtu këtë frymë.

Marrëdhënie të ngushta me Iranin

Huthit konsiderohen si aleatë të ngushtë të qeverisë iraniane. Ata e shohin veten si pjesë e të ashtuquajturit “bosht rezistence” kundër Izraelit dhe SHBA-së, i cili përfshin edhe Hezbollahun libanez, milici të ndryshme irakiane dhe regjimin sirian, shpjegon në bisedë me DW politologu Hamidreza Azizi nga Fondacioni i Shkencë dhe Politikë (SWP) në Berlin.  Megjithatë huthit ndryshonjë nga partnerët e tjerë të Iranit. Nga njëra anë, ata janë më pak të varur nga Teherani sesa, për shembull, Hezbollahu libanez, dhe nga ana tjetër, ata nuk janë drejtpërdrejt në varësi të sistemit të komandës dhe të kontrollit iranian, thotë Azizi./DW

Previous Post

Aksident i rëndë në Greqi, humb jetën shqiptari në Selanik

Next Post

FOTO-VIDEO/ 3-4 vetë me xhip! E qëlluan derisa vdiq, detaje nga vrasja mafioze në Greqi

Next Post
FOTO-VIDEO/ 3-4 vetë me xhip! E qëlluan derisa vdiq, detaje nga vrasja mafioze në Greqi

FOTO-VIDEO/ 3-4 vetë me xhip! E qëlluan derisa vdiq, detaje nga vrasja mafioze në Greqi

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Calafiori ngre moralin e ekipit italian: Kualifikimi për Botërorin është brenda arritshmërisë

Calafiori ngre moralin e ekipit italian: Kualifikimi për Botërorin është brenda arritshmërisë

March 21, 2026
Rama thekson kriterin për kryebashkiakët në zgjedhjet lokale të vitit 2027: Ata duhet ta marrin në konsideratë nëse synojnë rikandidimin.

Rama thekson kriterin për kryebashkiakët në zgjedhjet lokale të vitit 2027: Ata duhet ta marrin në konsideratë nëse synojnë rikandidimin.

March 21, 2026
Asambleja e Partisë Socialiste, Rama: Propozimi për referendum mbi numrin e deputetëve

Asambleja e Partisë Socialiste, Rama: Propozimi për referendum mbi numrin e deputetëve

March 21, 2026
Rama implementon riorganizime në qarqe, Spiropali dhe Gjiknuri kthehen në Tiranë, ndërsa Shalsi largohet nga Kukësi.

LAJME

Calafiori ngre moralin e ekipit italian: Kualifikimi për Botërorin është brenda arritshmërisë

by timoni.al
March 21, 2026
0

Në një sezon futbollistik të rëndësishëm, Arsenali shfaqet si një nga pretendentët kryesorë për të fituar si Premier League ashtu...

Read moreDetails
Rama thekson kriterin për kryebashkiakët në zgjedhjet lokale të vitit 2027: Ata duhet ta marrin në konsideratë nëse synojnë rikandidimin.

Rama thekson kriterin për kryebashkiakët në zgjedhjet lokale të vitit 2027: Ata duhet ta marrin në konsideratë nëse synojnë rikandidimin.

March 21, 2026
Asambleja e Partisë Socialiste, Rama: Propozimi për referendum mbi numrin e deputetëve

Asambleja e Partisë Socialiste, Rama: Propozimi për referendum mbi numrin e deputetëve

March 21, 2026
Rama implementon riorganizime në qarqe, Spiropali dhe Gjiknuri kthehen në Tiranë, ndërsa Shalsi largohet nga Kukësi.

Rama implementon riorganizime në qarqe, Spiropali dhe Gjiknuri kthehen në Tiranë, ndërsa Shalsi largohet nga Kukësi.

March 21, 2026
“Nuk kemi një parashikim për sa do të vazhdojë kjo situatë”/ Pasojat ekonomike të rritjes së çmimit të naftës, Rama: Pensionistët janë prioritet, ata e ndiejnë më thellë këtë situatë.

“Nuk kemi një parashikim për sa do të vazhdojë kjo situatë”/ Pasojat ekonomike të rritjes së çmimit të naftës, Rama: Pensionistët janë prioritet, ata e ndiejnë më thellë këtë situatë.

March 21, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Calafiori ngre moralin e ekipit italian: Kualifikimi për Botërorin është brenda arritshmërisë

Calafiori ngre moralin e ekipit italian: Kualifikimi për Botërorin është brenda arritshmërisë

March 21, 2026
Rama thekson kriterin për kryebashkiakët në zgjedhjet lokale të vitit 2027: Ata duhet ta marrin në konsideratë nëse synojnë rikandidimin.

Rama thekson kriterin për kryebashkiakët në zgjedhjet lokale të vitit 2027: Ata duhet ta marrin në konsideratë nëse synojnë rikandidimin.

March 21, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al