Friday, May 23, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Partizani, Shehi: Skuka ka nevojë për ndihmën tonë, dua të fitoj me këdo

Editor by Editor
January 13, 2024
in AKTUALITET, Lajmi Fundit, Sport, Vendi
0
Partizani, Shehi: Skuka ka nevojë për ndihmën tonë, dua të fitoj me këdo
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Partizanit, Orges Shehi, është shfaqur sot para mediave për konferencën para ndeshjes së parë të tij zyrtare në stolin e të kuqve. Një ndeshje që përkon me sfidën ndaj Teutës, ku tekniku durrsak ka theksuar se kërkon maksimumin nga ekipi i tij.

“Sigurisht në profesionin të cilit unë i kam hyrë prej 5 viteve i ka këto lëvizje, kthehem në një klub që e kam lënë komplet tjetër dhe e gjej komplet të ndryshuar. Siç ka ndryshuar klubi, ka ndryshuar edhe pozicioni im, kam qenë në rolin e lojtarit dhe kapitenit ndërsa tani jam të trajnerit. Sigurisht që pritshmëritë janë të mëdha, duke ditur edhe objektivat që ka klubi dhe është përgjegjësi e madhe ta drejtosh këtë klub.

E nisim kampionatin pas një pauze, është ndeshja ime e parë dhe gjithsecili kërkon të bëjë më të mirën. Pas një karriere të gjatë, se kam rreth 30 vite në futbollin shqiptar, që nga viti 1994 dhe kam ndërruar shumë skuadra. Kështu i bie që sa herë të përballëm është një ish-skuadër. Ndaj ish-skuadrave gjithmonë ruajë respekt të ndërsjellë siç i takon një profesionisti, kurse në fushën e lojës dua të gjitha ndeshjet t’i fitoj.

Në futboll nuk ka skuadra të lehta, ka skuadra dhe kundërshtarë të vështirë. Me këtë ide duhet të futemi, nuk e di se çfarë ka ndodhur më përpara, por në atë që kemi punuar dhe punojmë, faza shërben për kampionatin. Aty kërkojmë të jemi serioz në çdo ditë të punës, se kampionati është që javë për javë të bëjmë më të mirën tonë. Gjatë gjithë kësaj periudhe kam parë seriozitet dhe asnjëherë dozë demotivimi.

Fatkeqësisht nga lojtarët që kam gjetur të dëmtuar, asnjë nuk është kthyer dhe Mehmeti mungon për arsye kartonësh. Shpresojmë që në vijim, edhe pse gjendja përmirësohet, gradualisht të futen me grupin dhe pastaj të marrin gjendjen optimale. Tani është situatë e njëjtë me atë që ka mbaruar kampionati. Mos gabohem në atë ndeshje të fundit Bintsuka ishte ndërsa tani nuk është. Kemi kontingjent lojtarësh që nuk mund të qajmë ato që nuk janë, por të përqendrohemi te ajo që duam të marrim nesër.

Ajo që pashë në Turqi ishte skuadër dhe djem që kanë dëshirë për të punuar, seriozitet, dëshirë për të ecur përpara. Ne duhet të ngulmojmë sa më shumë sa i përket pjesës së vazhdimësisë, për t’u rritur kërkohet vazhdimësia, e cila kërkon disiplinë, pune e përkushtim. Këto i pashë në ato pak ditë sa ishim atje, besoj se na kanë shërbyer.

Skuka e njeh mirë ambientin, ka ndjenjë të mirë kolektiviteti me çunat, nuk mendoj se do kohë për përshtatje. Ai vjen pas një periudhe që ka qenë pushim, ndaj i duhen pak ditë për të qenë në gjendjen e tij më të mirë dhe për t’i marrë të gjithë cilësitë që ka.

Skuka është i gatshëm, është në grumbullimin e skuadrës por është një situatë ku ai ka nevojë për ndihmën tonë. Duhet të jemi pak të duruar e kujdesshëm se është lojtar me mjaft vlera, edhe kur u kthye është pjesë e rëndësishme për të arritur objektivat e duhet të jemi të kujdesshëm sa i përket gjendjes së tij fizike. Duhet që ai të gjejë gjendjen e tij fizike me minutazhin dhe kohën e duhur, pastaj të na ndihmojë ai me cilësitë që ka.

E kam gjetur skuadrën me 3 qendërmbrojtës dhe shpresojmë të na kthehet Preka dhe bëhen katër, se Bytyçi do të mungojë për disa muaj. Kështu që me këto që kam gjetur, kam gjetur dëshirën, të rinj që kërkojnë të rriten. Më e rëndësishme në futboll është dëshira dhe përkushtimi ndaj profesionit se po t’i kesh, është më e lehtë të përmirësohesh e rritesh. Duke u rritur gjithsecili nga pak, bëjmë atë gjënë e madhe pastaj që gjithsecili ka pjesën e vet të gjithë këtij ingranazhi që kërkon të lëvizi, skuadrën.

Ku ka skuadër që nuk do të përmirësohet? Ku ka njeri që nuk do të zhvillohet? Njeriu do të mësojë e përmirësohet edhe kur është 60 vjeç, jo më ne që jemi të rinj, si unë e skuadra. Përmirësimi është pjesë e një procesi, që në fillim njeriu do ta ketë si objektiv, dhe duke e pasur të qartë që një qëllim ‘unë do të shkoj këtu’, pengesat janë për t’u kaluar dhe janë për njerëzit e vështirësive. Kemi të gjithë qëllim për t’u rritur e përmirësuar dhe në fund fare të jemi të kënaqur me objektivin që arrijmë.

Pretendentët? Unë i shoh të gjithë në katërshe, edhe pse renditja të jep deri diku se cilat janë pretendente. Është edhe gjysma e kampionatit për t’u luajtur, por një skuadër që bën një seri fitoresh radhazi, nuk është çudi që të vijë pranë nesh. Nuk e di si do e interpretojnë skuadrat që janë në krye me lëvizjet që kanë bërë për të qenë më pas në katërshen për herë të parë, formula është që në fund fare shihen të mirat apo të këqijat, duhet të presim. Por duhet të jemi të përqendruar për të bërë më të mirën në 36 javë. Pastaj janë dy ndeshje që kërkojnë shumë freski, përqendrim dhe sidomos fatin pasi janë finale”, tha ndër të tjera Shehi. /abcnews.al

Previous Post

Xhelozi, sherre dhe divorce! Kush janë tre shenjat që do ta kenë ters fundjavën?

Next Post

Detajet e reja nga atentati në Tiranë/ Makina priti plumbat! Kush e nxori Kalemin?

Next Post
Detajet e reja nga atentati në Tiranë/ Makina priti plumbat! Kush e nxori Kalemin?

Detajet e reja nga atentati në Tiranë/ Makina priti plumbat! Kush e nxori Kalemin?

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
“Kam 3 bukë ekuadoriane, shumë të mira…”, zbardhen biseda të reja të të implikuarve në operacionin “Ura”

“Kam 3 bukë ekuadoriane, shumë të mira…”, zbardhen biseda të reja të të implikuarve në operacionin “Ura”

May 23, 2025
“30 euro në xhep kam”/ Gëzim Thartori s’paguan drogën e blerë tek Ekil Nderjaku, ‘shitësi’ Orges Molla i kërkon llogari në SkyECC: Tjetri për 10 kg të bardhë vonon lekët 20 minuta, ti për 10 kg çokollatë…

Sulmi me thikë në stacionin e trenit në Hamburg/ Dalin DETAJE të reja, 17 të plagosur, katër në gjendje kritike! Në pranga autorja, 39-vjeçarja veproi e vetme 

Sulmi me thikë në stacionin e trenit në Hamburg/ Dalin DETAJE të reja, 17 të plagosur, katër në gjendje kritike! Në pranga autorja, 39-vjeçarja veproi e vetme 

May 23, 2025
Klea Rama, mbesa imagjinare e Kryeministrit/ Zbërthehet skema e mashtrimit

Klea Rama, mbesa imagjinare e Kryeministrit/ Zbërthehet skema e mashtrimit

May 23, 2025
“Kam 3 bukë ekuadoriane, shumë të mira…”, zbardhen biseda të reja të të implikuarve në operacionin “Ura”
AKTUALITET

“Kam 3 bukë ekuadoriane, shumë të mira…”, zbardhen biseda të reja të të implikuarve në operacionin “Ura”

by Editor
May 23, 2025
0

Detaje të reja janë mësuar për dosjen voluminoze “Ura”, ku u shkatërrua një grup i trafikut ndërkombëtar të drogës, me...

Read moreDetails
“30 euro në xhep kam”/ Gëzim Thartori s’paguan drogën e blerë tek Ekil Nderjaku, ‘shitësi’ Orges Molla i kërkon llogari në SkyECC: Tjetri për 10 kg të bardhë vonon lekët 20 minuta, ti për 10 kg çokollatë…

“30 euro në xhep kam”/ Gëzim Thartori s’paguan drogën e blerë tek Ekil Nderjaku, ‘shitësi’ Orges Molla i kërkon llogari në SkyECC: Tjetri për 10 kg të bardhë vonon lekët 20 minuta, ti për 10 kg çokollatë…

May 23, 2025
Sulmi me thikë në stacionin e trenit në Hamburg/ Dalin DETAJE të reja, 17 të plagosur, katër në gjendje kritike! Në pranga autorja, 39-vjeçarja veproi e vetme 

Sulmi me thikë në stacionin e trenit në Hamburg/ Dalin DETAJE të reja, 17 të plagosur, katër në gjendje kritike! Në pranga autorja, 39-vjeçarja veproi e vetme 

May 23, 2025
Klea Rama, mbesa imagjinare e Kryeministrit/ Zbërthehet skema e mashtrimit

Klea Rama, mbesa imagjinare e Kryeministrit/ Zbërthehet skema e mashtrimit

May 23, 2025
Nga Avdylajt te Valter Bami dhe vëllezërit Duka, SPAK lëshon dhjetëra urdhër arreste, operacion në disa qytete

Operacioni “Ura”/ GJKKO lë në fuqi arrestin me burg për 13 të arrestuar, detyrim paraqitje për avokatin

May 23, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Kam 3 bukë ekuadoriane, shumë të mira…”, zbardhen biseda të reja të të implikuarve në operacionin “Ura”

“Kam 3 bukë ekuadoriane, shumë të mira…”, zbardhen biseda të reja të të implikuarve në operacionin “Ura”

May 23, 2025
“30 euro në xhep kam”/ Gëzim Thartori s’paguan drogën e blerë tek Ekil Nderjaku, ‘shitësi’ Orges Molla i kërkon llogari në SkyECC: Tjetri për 10 kg të bardhë vonon lekët 20 minuta, ti për 10 kg çokollatë…

“30 euro në xhep kam”/ Gëzim Thartori s’paguan drogën e blerë tek Ekil Nderjaku, ‘shitësi’ Orges Molla i kërkon llogari në SkyECC: Tjetri për 10 kg të bardhë vonon lekët 20 minuta, ti për 10 kg çokollatë…

May 23, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al